Policia e Kumanovës ka paraqitur një padi penale ndaj A.N. (18) nga Kumanova dhe një të mituri 16-vjeçar nga Republika e Austrisë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose pakënaqësisë mbi baza kombëtare, fetare dhe tjera diskriminuese”. Më 26.07.2026 në objektin ku është vendosur një Shoqatë Kulturore-Arti në Kumanovë, të denoncueshmit kanë shkruar grafite me përmbajtje fyese.
Burime nga policia e Kumanovës thonë se bëhet fjalë për personat që me datë 26 korrik kanë shkruar ‘UÇK-UÇK’ te selia e Shoqatës serbe ‘Srpski Vez’ në Kumanovë./Lideri



