Më 29.06.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Tearcës kanë privuar nga liria A.B. (34) nga fshati Sllatinë e Tetovës, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga I.S. Sipas denoncimit, rreth orës 15:30, në lokalin e tij në fshat, i dyshuari e ka shantazhuar pronarin dhe djalin e tij, duke u kërkuar para. Më pas, ai dyshohet se e ka kërcënuar djalin e pronarit edhe me një mjet të mprehtë. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Në territorin e RMV-së deri në orën 12:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapura. Nga këto, pesë janë ende aktive, ndërsa dy të tjerat janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Nga ato aktive, i pari është në territorin e komunës Shuto Orizarë – pranë “Xhidi komerc”, ku digjen mbeturina dhe bar i thatë. I dyti është në zonën e komunës së Nagoriçanit të Vjetër – fshati Rugince, ku është prekur bimësia e ulët, kashtë dhe bar i thatë. Një pyll po digjet në fshatin Sretenovo, komuna e Dojranit. Dy të tjerat…
Çdo qytetar madhor do të mund të deklarohet personalisht nëse, pas vdekjes, dëshiron të jetë dhurues i organeve – përmes një deklarate te mjeku i tij amë. Me këtë zgjidhje, Kuvendi, me 58 vota “pro” dhe 6 “kundër”, miratoi ndryshimet në Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi, duke ndryshuar qasjen ndaj dhurimit të organeve dhe transplantimit në vend. Zgjidhja e re ligjore parashikon që deklarata të regjistrohet përmes një moduli të veçantë digjital në sistemin “Termini im”, ndërsa qytetarët në çdo moment do të mund ta ndryshojnë ose ta tërheqin vendimin…
Kuvendi sot ka votuar Ligjin për rregullimin e mjeteve të lehta elektrike (trotineteve), me të cilin vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e tyre, njoftoi deputeti Antonio Milloshoski në profilin e tij në Facebook. Sipas dispozitave të reja, kufiri i moshës rritet dhe që tani e tutje vetëm personat mbi 18 vjeç do të mund të ngasin trotinetet elektrikë. Ligji parasheh edhe gjoba më të rrepta për ngasje të parregullt, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, ngasjen nën ndikimin e alkoolit, si dhe transportimin e një personi tjetër ose të një të mituri në automjet. Për shkeljet më të rënda,…
Policia e Gostivarit ka arrestuar një 51-vjeçar pasi bashkëshortja e tij 46-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurat ligjore.TS
Sekretari i përgjithshëm I BDI-së z.Arbër Ademi në konferencë për media para gazetarëve u shpreh se BDI-ja me kohë ka alarmuar për Ligjin, të cilin, ai e quajti si, “Ligj I Karakamishevës”. “Ne me kohë e kemi thënë se ky Ligj (i Përfaqësimit të drejtë) është i Karakamishevës, i cili tërësisht e minon (bllokon) Amandamentin 6. të Kushtetutës, pra, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat… Më mbani për fjale, nëse miratohet (kurse ne do të bëjmë çmos që të mos sillet), nuk do të ndryshoj aspak gjendja, nga gjendja pa ligj… Domethënë sot s’kemi ligj, s’kemi vota etnike…bile edhe nëse sillet,…
Është shtyrë fillimi i vuajtjes së dënimit me burg për ish-kryetarin e komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Ai ka paraqitur kërkesë për shtyrje më 12 qershor, për arsye shëndetësore. Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve, pas pranimit të kërkesës, ka nisur menjëherë verifikimin e dokumentacionit mjekësor të bashkëngjitur. Janë dërguar kërkesa për kontroll në dy institucione private shëndetësore që e kanë lëshuar dokumentacionin, më 15 qershor, si dhe një urgjencë më 26 qershor, ndërsa aktualisht pritet përgjigjja e tyre, njoftojnë nga Gjykata Penale. Sipas Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, gjykatësi për ekzekutimin e dënimit ka afat prej 30 ditësh nga pranimi…
Mënyrë më e sigurt, më e besueshme dhe plotësisht private për të kryer pagesa me iPhone dhe Apple Watch. Shkup, qershor 2026 – Banka ProCredit Maqedoni me kënaqësi njofton se Apple Pay është tashmë i disponueshëm për klientët e saj. Me Apple Pay, klientët mund të kryejnë pagesat shpejtë, në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë me iPhone, Apple Watch, iPad ose Mac. Banka ProCredit ua mundëson klientëve të saj Apple Pay si një mënyrë pagese më të sigurt, më të besueshme dhe plotësisht private, e cila u lejon klientëve të shmangin dorëzimin e kartës së pagesës tek një person…
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi njoftoi se këtë javë do të mbahet një takim me furnizuesit dhe prodhuesit, në të cilin do të diskutohet për sigurimin e çmimeve më të ulëta të produkteve ushqimore bazë – objektivi i përcaktuar në takimin e javës së kaluar me tregtarët. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Durmishi sot tha se nuk mund të japë një datë konkrete se kur do të përfundojë raporti nga kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të cilat duhet të përcaktojnë se çfarë ka ndikuar në rritjen e çmimeve gjatë periudhës së kaluar, megjithatë, për shkak të vëllimit të…
Dje, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarët policorë të SPB Shtip arrestuan T.A. (39) nga Shtipi, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”. Më herët, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte raportuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për ta kaluar provimin, të cilin ai do ta riprovonte më 29.06.2026. Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, policia i dorëzoi studentit tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të përpunuara paraprakisht për qëllime kriminalistike. Zyrtarët policorë e arrestuan T.A. menjëherë pasi ajo…
Më 29.06.2026, në orën 20:00 në fshatin Vizbeg të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.SH. (29) nga Shkupi. Paraprakisht, në Qendrën e Azilit në Vizbeg, ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar me një send të mprehtë një person të gjinisë femërore, pas së cilës ishte larguar nga vendngjarja me një automjet taksi. Së shpejti, pas ndërmarrjes së masave, automjeti është ndaluar, personi është privuar nga liria, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe verifikimit në evidencën operative,…
Më 29.06.2026 pranë rrugës Tetovë–Jazinçë, afër fshatit Dobrosht, 31-vjeçari Q.S. humbi jetën pasi ra nga një objekt në ndërtim gjatë kryerjes së detyrave të punës. Fillimisht u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, e më pas në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku ndërroi jetë. Me urdhër të Prokurorit Publik është urdhëruar obduksion.

