Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se problemi me prodhuesit e specave është zgjidhur dhe se grumbullimi i tyre prej disa ditësh po zhvillohet sipas pritshmërive, përcjell TV21. Mickoski tha se, sipas informacioneve që ka marrë nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë zhvilluar bisedime mes palëve të prekura.
“Po, nga ajo që jam i informuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë zhvilluar bisedime. Por ajo që është shumë e çuditshme, dua ta theksoj, dhe që më habiti nga informimet që mora nga ministri, është fakti se edhe ne i mbështesim fermerët për çmime më të larta. Dhe kur u thamë: ‘Hajde të protestojmë së bashku te grumbulluesit, i dimë cilët janë 3-4 grumbulluesit më të mëdhenj, hajde të shkojmë, në një lokacion do të jetë ministri, në një tjetër një kryetar komune, në tjetrin një kryetar tjetër komune’, ata thanë jo. Thanë: ‘Jo, pse të protestojmë, kjo nuk na përshtatet’. Atëherë, u thamë, nëse kjo nuk ju përshtatet juve, atëherë Qeveria nuk është grumbulluese”, theksoi kryeministri.



