Author: Hamdi Kumanova

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit. Në rrugët tjera në vend komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Gjendja e katër pacientëve të mbetur në Pirogov është ende e rëndë, por stabile. Kështu ka thënë në “Dita Fillon” shefja e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në institucionin mjekësor, Maja Argirova, për BNT. “Katër nga të lënduarit në Koçan janë liruar dje, 4 persona të tjerë mbeten në spital për trajtim. Gjendja e tyre është ende e rëndë por stabile dhe presim që gradualisht të përmirësohet. “Ata ende duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe lëvizjes aktive”, shpjegoi Argirova. Sipas saj, këto janë disa nga rastet më të vështira që ajo dhe ekipi i saj i ka hasur në…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor do të kryejë inspektim në çështjen e aktgjykimit për 22-vjeçaren Teodora Ristevska, e cila u godit nga një makinë në një aksident trafiku në Tetovë. Personi i akuzuar mori një dënim me burg prej dy vitesh. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, informoi dje se kanë kërkuar të shohin dosjen për aktgjykimin. Ai theksoi se nëse ka mangësi, ata do të reagojnë. Familja e Teodorës reagoi ndaj aktgjykimit dhe kohëzgjatjes së gjatë të gjithë procesit. Aktgjykimi shkaktoi reagime të forta edhe në rrjetet sociale, për të gjithë procesin dhe dënimin e tepër „të butë“. „Ne menjëherë kërkuam të…

Lexo më Shumë

Rriten pagat e të punësuarve në shëndetësi, arsim dhe siguri. Të punësuarit në shëndetësi morën rritje prej 5 përqind me pagën e marsit që u pagua në prill, ndërsa në arsim pagat u rritën për 7 përqind dhe për 12.000 policë pagat u rritën madje për 10 përqind. Arsimi cilësor është qëllimi ynë dhe pikërisht për këtë arsye mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit në arsim marrin rritje prej 7 përqind, me çka më në fund rikthehet dinjiteti dhe vlerësimi i punës së tyre. Pagat e të gjithë të punësuarve në arsim deri në fund të mandatit do të rriten…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot do të vazhdojnë dy seanca të ndara gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko, lidhur me blerjen e një veture luksoze “Audi A6” për nevojat e Komunës së Strugës dhe për vendosjen e një pllake përkujtimore në hyrje të godinës komunale. Seanca për blerjen e veturës luksoze ka rifilluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të gjyqtarit, me paraqitjen e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Edhe pse mbrojtja parashtroi ankesë për parashkrim të veprës, kjo u refuzua si nga gjyqtari i mëparshëm, ashtu edhe nga gjyqtari aktual, Jordan Jovanov. Sipas tij, nuk ka vend…

Lexo më Shumë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Graçanicës, ku një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se gjatë orës 17:40-18:00 persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë vjedhur disa objekte të rëndësishme personale. Sipas ankuesit, nga vetura janë vjedhur dy çanta të dorës që përmbanin dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës, kartela bankare, disa kartëmonedha Lekë, dhe një telefon mobil. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të vjedhjes. Në këtë fazë, nuk janë dhënë detaje të tjera. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjilan, ku një person ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 08 prill 2025, ndërsa autori i dyshuar, një mashkull kosovar, është arrestuar më 09 prill 2025 nën dyshimin se ka kryer aktin e sulmit seksual. I dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Podujevë. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur ishte raportuar të jetë zhdukur. Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se janë informuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. “Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e saj për të jetuar me të dyshuarin”. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të procedohet , ndërsa viktima kthehet te familja e saj./Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës. Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion” Kjo nuk është një lapsus. Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit. Me…

Lexo më Shumë

Të paktën 10 persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën herët të martën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi gjatë natës në autostradën MG-223 midis qyteteve Araguari dhe Tupaciguara në rajonin e njohur si “Triangulo Mineiro”. Automjeti dyshohet se është përmbysur teksa po kthehej në një kryqëzim, pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Autobusi po udhëtonte nga Anapolis në shtetin qendror të Goias për në Sao Paulo. Në mesin e 49 pasagjerëve në bord ishin dy fëmijë, dy dhe katër vjeç, të cilët të dy ishin ndër…

Lexo më Shumë