Author: Hamdi Kumanova

Telefona të mençur, kompjuterë, vegla pune, veshmbathje… Këto janë vetëm disa nga produktet me origjinë nga Kina që zënë një vend të rëndësishëm në tregun e Kosovës. Së fundi, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa në mallrat e importuara nga shumica e vendeve të botës. Mallrave nga Kina iu vendos një tarifë masive prej 104 për qind. Përderisa profesori i ekonomisë, Mejdi Bektashi, thotë se kjo luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i detyrojë kompanitë kosovare që t’i zëvendësojnë produktet kineze me produkte të tjera, pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi, thotë se ai do të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbin, Edita Tahiri, ka theksuar se administrata e re amerikane e përkrah njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit. Ajo ka vlerësuar se tani Kosova duhet të ketë një kryeministër proamerikan. Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Albin Kurti ka qenë kryeministër antiamerikan. “Presidenti Trump perkrahe njohjen reciproke si qellim final i dialogut te Brukselit – tash Kosova duhet te ket nje kryeminister pro-amerikan per tu arritur ky qellim, sepse me nje kryeminister antiamerikan qe patem u deshtua ky qellim..”, ka shkruar Tahiri.

Lexo më Shumë

Pak përpara bisedimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit, presidenti iranian çuditërisht e ka lënë të hapur derën për investimet amerikane në vend. “Unë shoh Udhëheqësin Suprem [ Ajatollah Ali Khamenei ] disa herë në javë. Ai nuk ka kundërshtime ndaj investitorëve amerikanë në vend,” tha presidenti Masoud Pezeshkian , sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. “Ajo që ne refuzojmë janë komplotet, përpjekjet për përmbysje dhe politikat e pasakta që ata ndjekin,” tha ai. Të shtunën, ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka në plan të zhvillojë bisedime indirekte me të dërguarin e posaçëm të SHBA,…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, dhe ende nuk është formuar qeveria e Kosovës. Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve po mundohet që të arrijë ta formojë qeverinë, por akoma nuk ka diçka konkrete. Ajo së fundi, i dërgoi letër Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdoxhiku, mirëpo ky i fundit nuk pranoi. Drejtori Ekzekutiv i organizatës Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), Agim Aliçkaj, ka thënë se çdo përpjekje për koalicion me Listën Serbe, e cila vazhdon të konsiderohet si instrument i ndikimit të Serbisë në Kosovë, përbën akt të rëndë tradhtie. “Çdokush që bashkëpunon me armikun numër një të shtetit, do të…

Lexo më Shumë

Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në vendin tonë, Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri. Vizita zyrtare e Macron do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës. Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit. “Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron…

Lexo më Shumë

Pasditen e djeshme ka shpërthyer zjarr në një parking me vetura të vjetra prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovci. Zjarrfikësja e Shkupit njoftoi se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali. “Zjarri është shuar. Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin pjesë”, tha Zjarrfikësja.

Lexo më Shumë

Gjykata Penale i caktoi 30 ditë paraburgim drejtorit të Spitalit të Geriatrisë Muhsin Arifi dhe të dyshuarit të dytë pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paraprakisht njoftoi se ka ngritur procedurë hetimore kundër, Muhsin Arifit për veprën penale, pranim ryshfeti. Hetim është ngritur edhe për një person tjetër me akuzën se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Sipas informacioneve të Prokurorisë, drejtori Arifi në periudhën prej 19.03.2025 deri më 08.04.2025, disa herë ka kërkuar përfitime të konsiderueshme financiare për vete, për detyrë të cilën ka qenë i obliguar ta kryejë. Ryshfetin e ka kërkuar nga…

Lexo më Shumë

Nisma qytetare “Kush është i radhës” ka filluar dorëzimin e kërkesave lidhur me tragjedinë në Koçan. Përfaqësuesit e kësaj nisme, thonë se dorëzimi formal vjen pasi nuk ka reagim ndaj kërkesave që janë prezantuar që nga muaji i kaluar. Omer Muhamedi nga kjo iniciativë, paralajmëroi edhe protestën e nesërme, që do të nis nga Qeveria dhe do të përfundojë te Gjykata Penale, ku mes tjerash tha se do të kërkohet drejtësi për 22 vjeçaren, Teodora Ristovska. “Edhe pse kërkesat tona ishin të përgatitura dhe të prezantuara para opinionit që prej muajit të kaluar, nuk kemi asnjë reagim nga ana e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot njoftoi se kanë marrë ftesë nga Qeveria për të marrë pjesë në mbledhje, transmeton Portalb.mk. “Këtu, para Qeverisë, mund të shohim se në mbledhje do të marrin pjesë edhe kolegë të tjerë nga sindikatat tjera”, tha ai. Ai theksoi se në mbledhje do të përcjellë se LSM njëzëri ka vendosur që nëse nuk rritet paga minimale dhe pagat e të gjithë punëtorëve dhe nëse nuk rriten pagat në sektorin publik për 12.6 përqind, ata do të duhet të jetojnë me pagën minimale. Në marshin e fundit protestues, anëtarët e…

Lexo më Shumë

Ish-komandanti Rrustem Berisha e ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shkruan me gjak kapitullin e ri drejt lirisë. “9 Prilli është ditë e veçantë që shënon luftën frontale të Koshares me qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar”, ka thënë Berisha sot në këtë fshat. “Në Koshare luftohej çdo ditë, luftime të ashpra e vështirë të shënohej një ditë pa luftë. Forcat serbe angazhuan tanke, helme e çdo gjë, po rezultati ishte i njëjtë. Nga frika nuk arrinin t’i tërhiqnin trupat e vrarë dhe ishte humbje për armikun”. “Beteja e Koshares ishte…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër А.F.(62) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“. Më 25.10.2023 në Tetovë, nëpunës policorë kryen kontroll në automjetin e pasagjerëve „golf“, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast ishte konstatuar se ushtron transport publik të udhëtarëve pa posedim të licencës përkatëse të lëshuar nga organi kompetent.TS

Lexo më Shumë