Tashmë shtatë javë transportuesit privatë nuk kanë marrë asnjë denarë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik për shpenzimet që kanë. Mungesa e parave ka detyruar transportuesit privatë që shumë autobusë t’i heqin nga qarkullimi duke shkaktuar kaos dhe duke lënë qytetarët të presin me orë të tëra. Sipas qytetarëve të anketuar më problematikë janë autobusët në linjat 9, 19 dhe 20. “S’ka të rregullt, pse e për çka nuk e di”, tha një qytetar. “20 minuta jam duke prit, rregullisht nuk ka”, shtoi një qytetar. “Nuk ka, me orë të tëra presim, nuk ka as 20 e as 19. Si po…
Author: Hamdi Kumanova
Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 7,2 për qind në nivel tremujor, ndërsa për 19,4 për qind në vit në nivel vjetor, sipas Indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan një rritje vjetore prej 4,7 për qind dhe një rënie tremujore prej 0,8 për qind, që ishte rënia e parë minimale tremujore pas një periudhë të gjatë që nga rënia e fundit prej një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020. Në tremujorin e dytë të vitit…
Ministri për Çështje Evropiane i Hungarisë, Janosh Boka sot do të mbajë ligjëratë të hapur në Universitetin e Shkupit. Siç thuhet në paralajmërim, ministri Boka do të jetë pjesë e diskutimit të hapur me studentë të Universitetit, ku do të marrë pjesë edhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Doc. Dr. Viktorija Trajkov, ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Prof. Dr. Vasko Naumovski dhe ambasadori Marjan Gjorçev. Fjalim përshëndetës do ta mbajë rektori i Universitetit të Shkupit, Prof. Dr. Ace Milenkovski. Nga Ambasada e Hungarisë në Shkup, theksojnë se debati me titull “Si ta bëjmë Evropën përsëri të madhe?” do të mbahet në Amfiteatrin…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë u shpjegoi gazetarëve se kishte shtyrë vendosjen e tarifave për shumë vende dhe për mallrat e tyre, sepse njerëzit ishin bërë “nervozë” dhe “të frikësuar”. Kina nuk është përfshirë në këtë masë të shtyrjes së tarifave. Ai gjithashtu tha se pret të arrihet marrëveshje me vende të veçanta për tarifat, por theksoi se “ende nuk është bërë asgjë”. Trump më herët, në rrjetin e tij social Truth Social, kishte shkruar se vendimin e papritur për shtyrjen e zbatimit të tarifave e kishte marrë pasi “më shumë se 75 vende” i ishin drejtuar qeverisë amerikane për…
Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për emërimin e Petar Boјojevskit si udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane – një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata. Emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë idenë evropiane në vend. Veçanërisht ironike dhe tragjike është që ky individ ka qenë objekt i…
Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot pritet të vazhdojnë proceset gjyqësore kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko, lidhur me emërimet e paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore në territorin e Komunës së Strugës. Në një nga lëndët janë bashkuar rastet e shkollave fillore në Llabunishtë, Radolishtë dhe Podgorcë, ndërsa për shkollën në Veleshtë dhe për SHF “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë po zhvillohen dy procedura të veçanta gjyqësore. Për rastin e shkollës “Zini Hani” në Veleshtë, përveç Merkos, të akuzuar janë edhe katër persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Sipas aktakuzës, përveç se është emëruar në…
Australia ka refuzuar të enjten propozimin e Kinës për të punuar së bashku për të kundërshtuar tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), duke thënë në vend të kësaj se do të vazhdojë të diversifikojë tregtinë e saj dhe të ulë varësinë e saj nga Kina, partneri i saj më i madh tregtar. “Ne nuk do të mbajmë dorën me Kinën në lidhje me asnjë garë që po zhvillohet në botë,” tha zëvendëskryeministri Richard Marles për Sky News, duke iu referuar propozimit të ambasadorit kinez që vendet të “bashkojnë duart” në tregti, raporton Reuters përcjell Dukagjini. “Ne nuk po e…
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar më 09.04.2025 se faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe. QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie. “Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar…
Bashkimi Evropian(BE) ka njoftuar se tre deri në pesë megafabrika të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj do të hapen në Evropë si pjesë e një plani prej 20 miliardë eurosh për të zhvilluar një gjeneratë të re të modeleve të inteligjencës artificiale (AI), duke hapur derën për ndryshime në ligjin e tij që rregullon teknologjinë, raporton The Guardian. Duke shpallur strategjinë për kthimin e Evropës në një “kontinent të inteligjencës artificiale”, nënkryetarja e Komisionit Evropian, Hena Virkunen, ka thënë se qëllimi i planit është ta bëjë Evropën më konkurruese, më të sigurt dhe teknologjikisht sovrane. BE-ja ka filluar tashmë…
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin dje në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me përfaqësues të biznesit dhe punonjës, ku u diskutua mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës me qëllim ndërtimin e një tregu pune më të fortë, të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës me në qendër arsimin dhe formimin profesional. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se vendi po përjeton një moment të rëndësishëm zhvillimi, veçanërisht në industrinë ushtarake. Duke iu referuar Arjeta Pucës, kompania e së cilës ka ndërtuar makinën e parë ushtarake…
Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas miratimit të draft-raportit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, duke e cilësuar këtë si një hap të vonuar, por të mirëpritur. “Lajm shumë i vonuar, por jashtëzakonisht i mirëpritur – shpresoj që këto thirrje të merren seriozisht. Balanca duhet të rikthehet në qasjen ndaj Ballkanit, veçanërisht nga ana e BE-së”, ka shkruar Kearns në rrjetin social X. Draft-raporti, i hartuar nga eurodeputeti estonez Riho Terras, vlerëson progresin e Kosovës në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe ekonomisë, por thekson se ende ka sfida në sundimin e ligjit. Raporti mirëpret…

