EVN Maqedoni së bashku me Qendrën Energo të Konsumatorëve të Elektrodistribuimit në Shtip, realizuan aksion vullnetar për mbjelljen e 300 fidanëve në komunën e Llozovës, si rezultat i përkushtimit afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit. Në kuadër të projektit për punë vullnetare të EVN-së, grupi prej 14 vullnetarësh së bashku me përfaqësuesit komunal, ditën e punës ia kushtuan pyllëzimit në lokacione të caktuara. Me këtë veprim është kontribuar për një Llozovë më të gjelbër dhe më të pastër, dhe rrjedhimisht një cilësi më të mirë të jetës së popullatës në afat të gjatë. Projekti EVN, i cili…
Author: Hamdi Kumanova
Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova, përcjell TV21. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve të TV21, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Rastin e kanë kofnirmuar edhe nga Policia Finanicare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë. “Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike…
Dje, Kuvendi miratoi Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave. Në rezervat e mallrave do të ruhen 1.300 tonë oriz, respektivisht 2.400 tonë oriz të papërpunuar, ku do të sigurohet konsumi 60-ditor për popullatën dhe për të cilat nevojiten rreth 100 milionë denarë. Orizi si kulturë me rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën e vendit dhe i përshtatshëm për ruajtjen si rezervë mallrash, përfshihet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Rezervave të Mallrave. Rezervat e mallrave krijohen nga produktet që kanë rëndësi jetike për…
VLEN përmes një komunikate iu përgjigj BDI-së: Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur BDI qan për drejtësi. Mjaftojnë vetëm tri pyetje të shpejta: Kush e nisi fushatën mediatike kundër Kryetares së Gjykatës Supreme? A ishte kjo fushatë për të siguruar që faljet e Gjorgje Ivanovit të vlejnë edhe për Nikolla Gruevskin? Kush i solli ndryshimet e turpshme në Kodin Penal? Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha: BDI është emëruesi i përbashkët i çdo vendimi të porositur në drejtësi! Kjo është partia që mban në radhët e saj Bujar Osmanin – i njohur për tenderët e shpërndarë si…
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër М.C.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope “. Më 26.08.2024, nëpunësit policorë ushtruan kontroll mbi të denoncuarin, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar heroinë.TS
Çmimi i benzinë BS-95 pas mesnate do të lirohet për 2 denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Edhe çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2 denarë. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së: Benzina BS-95 – 74,0 den/l Benzina BS-98 – 76,0 den/l Nafta – 66,5 den/l Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l Ky lirim i paraparin vendimit të 7 prillit, ku çmimet e derivateve të lartpërmendura u ulën për gjysmë denari. Ndërsa sot, çmimet e derivateve në tregjet…
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.S. (35) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “kërcënim i sigurisë”, “lëndim trupor” dhe “privim i paligjshëm nga liria”. Nga data 25.02. deri më 28.02.2025, i denoncuari e ka mbyllur gruan e tij në shtëpinë familjare, e ka kërcënuar dhe e ka sulmuar fizikisht.
Më 07.04.2025, në ora 10.50m në stacionin Policor Karposh, nga Institucioni Publik i Kujdesit të Fëmijëve u denoncua se në institucion është kthyer H.S.(16), për të cilin më 04.04.2025 ishte denoncuar se është larguar nga institucioni. TS
Besimi i ndërsjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë janë disa nga pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga Qeveria e re e Kosovës. Këto tri shtete, së bashku me Italinë dhe Francën, bëjnë pjesë e grupit të shteteve që njihen si QUINT. Radio Evropa e Lirë ka pyetur edhe Ambasadën e Italisë dhe Francës lidhur me pritjet e tyre nga ekzekutivi i ri i Kosovës, por këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Më 15 prill do të mblidhet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët…
Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehen katër nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan, të cilët janë trajtuar në qendra mjekësore në Kroaci (dy pacientë), Suedi (1 pacient) dhe Itali (1 pacient). Në shtetet e huaja janë të hospitalizuar gjithsej 60 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike. “Në spitalet në vend aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, dy pacientë në spitalin privat Sistina dhe një pacient në Klinikën për Pulmologji”, thonë nga MSH. “Ministria…
Dje në orën 11:00 nga ana e punonjësve policorë të SPB Ohër është ndaluar H.B. (26) nga fshati Kosel, rajoni i Ohrit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, një peshore dixhitale me mbetje marihuane dhe sende të tjera me mbetje marihuane. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nga sot deri më datën 11 prill do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili bashkon politikëbërësit, presidentët, kryeministrat, ministrat, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe të akademikëve, si dhe ekspertët nga më shumë se 55 vende të botës. Siç iformon Ministria e Financave, Forumi, përmes paneleve të shumta të diskutimeve, do të fokusohet në tema të ndryshme globale dhe rajonale që lidhen me sigurinë gjeopolitike dhe ndërkombëtare, ekonominë botërore, ndryshimet klimatike, energjetikën, turizmin, teknologjinë, si dhe shoqërinë. Në ditën e dytë të forumit do të debatohet për financat dhe ekonominë, ku…

