Author: Hamdi Kumanova

Delta Air Lines u ka ofruar pasagjerëve që ishin në fluturimin për në Toronto që u përplas dhe u kthye përmbys, nga 30 mijë dollarë. Nuk ishte menjëherë e qartë se si pasagjerët mund të kërkojnë paratë e tyre, por nëse të gjithë 76 pasagjerët marrin Delta në ofertën e saj, ajo do të duhet të paguajë rreth 2.3 milionë dollarë në total, shkruan NBC News. Përfaqësuesit e Ekipit të Delta Care po u thonë klientëve se oferta “nuk prek të drejtat”.

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të enjten do të takohet me emisarin amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg. “Kemi planifikuar të takohemi me gjeneralin Kellogg nesër, dhe është shumë e rëndësishme për ne që takimi dhe puna jonë me Amerikën në përgjithësi të jenë konstruktive”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të mërkurën. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. “Dhe më e rëndësishmja – kjo duhet të jetë jo vetëm qëllimi ynë, por një qëllim i përbashkët me partnerët tanë,”…

Lexo më Shumë

Qëndrime të ndryshme për çështjen e ndryshimit të stemës shtetërore. Opozita maqedonase shprehet kundër një iniciative të këtillë pasi sipas tyre, kjo temë është hapur në mungesë zgjidhjes së problemeve ekonomike, reformave dhe eurointegrimeve. Deputeti Oliver Spasovski, në intervistën për Alsat, theksoi se ata janë kundër ndryshimit të stemës pasi që Maqedonia është krijuar në themelin e luftës nacional-çlirimtare dhe antifashizmit, ndërsa stema aktuale për momentin i pasqyron të gjitha atributet e shtetit dhe qytetarëve. “Ne vlerësojmë se në këtë moment nuk duhet të kemi hapje të Kushtetutës dhe ndryshim të simboleve të shtetit, as të stemës e as të…

Lexo më Shumë

“Patën operuar për gati katër javë, me target kryesor shtëpitë e mërgimtarëve, që janë të mbyllura dhe pa njerëz në to, por, nuk kursyen edhe shtëpitë tjera që në moment i hasnin pa njerëz”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. Vjedhjet më të mëdha ishin kryer në Pallaticë të komunës së Zhelinës, mbi dhjetë, por edhe në Tetovë dhe Gostivar. Nga policia thonë se hajdutët vidhnin çfarë t’u dilte përpara. Aparate të teknikës së bardhë, makina pune, goma të shtrenjta të makinave dhe madje edhe makina të rënda për përpunim të drurit. “Gjatë masave të ndërmarra për zbardhjen e disa…

Lexo më Shumë

“Ekonomia e vendit është në rënie të lirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para për shkak të rritjeve enorme të çmimeve dhe nevojiten veprime të përbashkëta urgjente. Në vend të zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë që Qeveria dhe shumica parlamentare t’i pranojnë menjëherë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe heqjen e TVSH-së në ushqime” Këtë e tha deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska, e cila theksoi se vendimi i fundit për të kufizuar marzhet është i vonuar, gjysmak dhe thelbësisht me të meta. “Ngrirja e nivelit të çmimeve nga 1 shkurti është e gabuar, sepse të…

Lexo më Shumë

Një vajzë 13 vjeçe nga Shuto Orizarja e Shkupit është pajisur me dokumente, respektivisht është evidentuar nga institucionet pas marrjes së certifikatës së lindjes, përcjell TV21. Avokati i Popullit, Naser Zyberi njoftoi se së fundmi, në vendin tonë janë evidentuar 700 persona pa certifikatë të lindjes, ndërsa apelon te institucionet që të respektojnë ndryshimet ligjore, me të cilat sipas Zyberit, nevojitet vetëm dokument nga spitali ku ka lindur personi në fjalë. Një vajzë 13 vjeçe nga Shuto Orizarja e Shkupit është pajisur me dokumente, respektivisht është evidentuar nga institucionet pas marrjes së certifikatës së lindjes, përcjell TV21. Avokati i Popullit,…

Lexo më Shumë

Mbrojtja e Maqedonisë së Veriut në kuadër të NATO-s është më e nevojshme se kurrë dhe opinioni duhet ta dijë se paqja dhe stabiliteti arrihet edhe me investimin në kapacitetet mbrojtëse, thotë deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-gjeneralmajor Pavle Arsoski. Arsoski, i cili sot, si kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, priti Asociacionin e Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se vendi ka qenë gjithmonë serioz në lidhje me obligimet e anëtarësimit në NATO, duke përfshirë udhëzimet nga Samiti i Aleancës në Uells në vitin 2014 për ndarjen e së paku 2…

Lexo më Shumë

Ironia nuk mund të ishte më e madhe. Millorad Dodik, i pritur me nderime të larta nga qeveria aktuale dhe shpëtimtari nga turpi publik i Vlenit- Stoilkovici, sot përballet me kërkesën për pesë vjet burgim dhe ndalim politik për dhjetë vjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është fytyra e vërtetë e aleancave të vlen-it — përulësi ndaj figurave që kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe vlerat euroatlantike, duke e kthyer vendin tonë në qendrën e botës sërbe të rajonit.

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, shkruan TV21. Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler thotë se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. “Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë kyçe për bisedimet  midis SHBA-së dhe Rusisë për një sërë çështjesh, përfshirë rishikimin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe dhe përfundimisht arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e luftës në Ukrainë. Përfaqësues nga administratat amerikane dhe ruse, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, u mblodhën në Riad më 18 shkurt për të rënë dakord mbi rihapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatëse, fillimin e përgatitjeve për një takim të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar një raport mbi hetimet e zhvilluara gjatë vitit 2024, ku rezulton se janë proceduar 629 persona për çështje të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas të dhënave të SPAK: 236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. 246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë. 147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi. Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.

Lexo më Shumë

Është për të ardhur keq që VLEN po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore. Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti. Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një turp për popullin…

Lexo më Shumë