Author: Hamdi Kumanova

Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë ka shprehur shqetësim për vendimet e djeshme të Qeverisë, e cila solli vendim të ngrijë çmimet e disa produkteve ushqomore dhe joushqimore. Nga Oda e tregtarëve kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi për të shqyrtuar pasojat e këtyre vendimeve dhe për të marrë parasysh propozimet e arsyetuara të kompanive në sektorin e tregtisë. Sipas këtyre vendimeve, siç thonë ata, parashikohet kufizimi i marzhit të produkteve ushqimore bazë, me pritshmëri që çmimet e këtyre produkteve të ulen mesatarisht 10 për qind, përveç qumështit, bukës,…

Lexo më Shumë

Prindërit e Irsa Muçollarit, 16-vjeçares që vrau veten pak ditë më parë në Gjirokastër, kanë rrëfyer disa detaje në lidhje me motivet që mund ta kenë shtyrë adoleshenten drejt aktit tragjik. Pikëpyetjet se çfarë e çoi vajzën e tyre në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë. Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë se vajza i kishte shprehur shqetësimin për shokët e shoqet e klasës, ndërsa kishte kërkuar edhe të ndërronte klasë. Mes lotësh, babai thotë se nuk do e besonte kurrë që vajza e tyre…

Lexo më Shumë

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar listën e rezultateve preliminare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Matoshi e ka cilësuar si skandaloze mungesën e votave për t’ia siguruar edhe një mandat Besnik Tahirit, të cilin e cilësoi si deputetin më aktiv të kësaj partie. “Mu më befason për të keq moshyrja e Besnik Tahirit dhe kjo strategjia e keqe e partisë. Mosvotimi i Besnik Tahirit nga ana e votuesve të partisë është skandaloze”, ka thënë ai. Por megjithatë, ai është shprehur i bindur se edhe pas numërimit të votave AAK nuk do të pësojë ndryshim të votave. “Te Aleanca vota…

Lexo më Shumë

Më shumë se 150 balena vrasëse të rreme kanë ngordhur ose do të eutanizohen pas një bllokimi masiv në një plazh të largët në Tasmania, Australi. Sipas Departamentit të Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tasmanisë, kafshët ishin bllokuar pranë lumit Arthur, në veriperëndim të ishullit. Nga 157 balenat e përfshira, rreth 90 mbetën të gjalla të mërkurën, por autoritetet kanë thënë se kushtet komplekse e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tyre. Ekspertët raportojnë se kafshët janë nën stres ekstrem pas më shumë se 24 orësh në plazh. Tasmania ka përjetuar disa bllokime masive në vitet e fundit, përfshirë më…

Lexo më Shumë

Vendet e BE-së thuhet se po përgatisin një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë të paktën 6 miliardë euro. Politico, duke cituar tre diplomatë të BE-së, thotë se paketa do të shënonte një nga marrëveshjet më të mëdha të ndihmës ushtarake të bllokut që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ministrat e vendeve anëtare pritet të diskutojnë paketën në Bruksel javën e ardhshme. Nuk është e qartë nëse marrëveshja do të miratohet në tërësi apo do të mbështetet nga një koalicion i vendeve të gatshme. Paketa do të vinte në një kohë kritike për Ukrainën pasi Kievi kërkon të…

Lexo më Shumë

Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel Stables në të përditshmen britanike “Independent”. “Ferri janë njerëzit e tjerë” – kështu shkruante Jean-Paul Sartre – figurë udhëheqëse në filozofinë dhe marksizmin francez të shekullit XX – i cili mund të kishte qenë më pak një mizantrop nëse do të kishte kaluar më pak kohë në Paris, kryeqytetin më të populluar të Evropës – dhe në vend të tij të shkonte drejt zonave më të qeta të vendit të tij; Camargue – rajoni bregdetar në…

Lexo më Shumë

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë intensifikuar ditëve të fundit, duke shtyrë shtetet evropiane të flasin për një urgjencë të re për dërgimin e një force paqeruajtëse. Kur u përmend për herë të parë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një vit më parë, ideja e një force evropiane për të ofruar sigurinë e Ukrainës pas luftës nuk pati shumë ndikim dhe nuk u morën seriozisht nga shumica e ekspertëve. Por, kjo tani ka ndryshuar. Sugjerimet e bëra nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, se Evropa “nuk do…

Lexo më Shumë

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e mundshëm janë ai aktual, lideri i opozitës, zëvendëskancelari actual, si dhe – për herë të pare, një lidere e një partie të ekstremit të djathtë. Olaf Scholz 66-vjeçari është kancelari i Gjermanisë që nga dhjetori 2021. Socialdemokrati i qendrës së majtë ka një përvojë të pasur në qeveri, pasi ka shërbyer më parë si kryebashkiak i Hamburgut dhe si ministër gjerman i punës dhe financave. Si kancelar, ai shpejt e gjeti veten duke u përballur me kriza të papritura. Ai filloi…

Lexo më Shumë

Donald Trump ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit ukrainas Volodymir Zelensky, ku tha se ishte e çuditshme që vendi i tij nuk ishte ftuar në bisedimet në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Duke thënë se ishte “i zhgënjyer” nga reagimi i Ukrainës, Trump duket se fajësoi Ukrainën për fillimin e luftës, duke thënë se ky shtet mund të kishte bërë një marrëveshje. Më herët të martën, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio në Riad për bisedimet e para të nivelit të lartë, ballë për ballë midis…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka thënë se votat e diasporës nuk do të kenë një efekt që mund ta ndryshojë gjendjen e numrave të deputetëve të partive politike. Muharremi tha se dihet që VV do të dalë, me diasporë, me 47 ose 48 deputetë, e PDK-ja me 25, teksa shtoi se “po presim me pa në fund për LDK-në. “Partitë duhet të vendosin: ose bashkëpunim; ose opozitë; ose zgjedhje të reja. Tash po bëhen shumë kalkulime rreth mandateve”. “Por, në fakt, fotografia është e qartë. Dihet që askush nuk ka vota dhe ulëse për ta formuar vetë qeverinë”,…

Lexo më Shumë

Qindra të burgosur do të lirohen së shpejti nga burgjet në Skoci pasi legjislacioni i ri i krijuar për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve hyn në fuqi. Pothuajse 400 të burgosur do të lirohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme sipas ligjit, gjë që i bën disa të burgosur që vuajnë dënime më pak se katër vjet të lirohen pasi të kenë kaluar 40% të kohës së tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Megjithatë, të burgosurit që vuajnë dënimin për abuzim në familje dhe dhunë seksuale nuk do të kenë të drejtë. Parlamenti skocez miratoi ligjin vitin e kaluar për…

Lexo më Shumë

Në vjeshtë në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhje lokale. Partitë politike tashmë kanë nisur kalkulimet e brendshme për kandidatët me të cilët do të garojnë për pushtet nëpër komuna. Një nga komunat më atraktive është edhe komuna e Tetovës, me të cilën aktualisht udhëheq kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili është pjesë e koalicionit VLEN, e që me shumë gjasë do të rikandidojë për këtë post. Deri sa “loja po nxehet”, burime të TV21 bëjnë me dije se Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu ka nisur analizat për këtë komunë. Burime brenda partisë bëjnë me dije se…

Lexo më Shumë