Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në podcastin FOL në TV Festa, ka folur rreth përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në administratën publike. Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, ka deklaruar se deri sa të sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë ka marrëveshje politike për përfaqësim adekuat të shqiptarëve gjatë punësimit. Siç tha Mexhiti, ashtu siç është rasti në Shëndetësi ku po të ishte balanceri nuk do të mund t’i merrnim 50 për qind të vendimeve. “E dyta përfaqësimi i drejtë vlen për të gjithë institucionet, dhe brenda këtij viti do të ketë mjaftë punësime dhe avancimi. Mund ta…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë njofton se gjatë kontrolleve të kryera në disa objekte përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar janë ndaluar pesë femra shtetase të huaja. “Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar. Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë në minus, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë. Nesër do fryjë erë e fuqishme veriore, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Mëngjesi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare. Në Shkup mëngjesi do të jetë kryesisht vranët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të…
Një punonjës i Qendrës së Transitit në Tabanoc ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një migrant nga Somalia. „Dje, në orën 08:15, në SPB Kumanovë, një punonjës në Qendrën e Transitit në Tabanoc raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga migranti K.S. (27) nga Somalia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqen hapat e nevojshëm“, njoftoi Ministria e Brendshme.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se për një pjesë të rrugës Tetovë-Prizren është e gatshme financiarisht të kontribuojë komuna e Tetovës, ndërsa për pjesën tjetër thotë se edhe pse ka gatishmëri të ndihmojë edhe qeveria, po kërkojnë financues nga jashtë. Kasami në “Daily Click” thotë se ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është në Katar, ku po përpiqet të gjejë financues. “Financimi është çështje, do të kisha thënë i rëndësishëm dhe për të cilin po punojmë. Në momentin që po flasim, dmth ministri i Punës, Ekonomisë dhe Punës, është në Katar, bashkë me dy deputetë të…
Në moshën 80 vjeçare vdiq regjisorja dhe poetesha bullgare Maja Vapcarova. Lajmin e trishtë e bëri të ditur djali i saj Borisllav Trifonov për bTV. Ajo ishte mbesa e poetit Nikola Vapcarov. Babai i saj, Boris Vapcarov, ishte vëllai i tij. Maja Vapcarova lindi më 7 korrik 1944 në Bansko. Ajo ka studiuar psikologji në Universitetin e Nju Jorkut. Në vitin 1969, Maja Vapcarova mbaroi regjinë e filmit te Istvan Szabo në Budapest. Ajo ishte regjisorja e filmave “Historitë e rreme” (1977) dhe “Masë për mosshmangie” (1983), si dhe autorja e mbi 50 filmave dokumentarë. Në vitin 2007, ajo u…
Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar. Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme.
Ndalesë e vizitave të pacientëve në spitale për parandalimin e përhapjes së gripit në kushte spitalore dhe respektimi rigoroz i rregullave në objektet shëndetësore janë pjesë e masave parandaluese të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Rekomandimet theksojnë se duhet të vendosen maska mbrojtëse, të bëhet dezinfektimi i duarve dhe të ruhet distanca fizike, kur është e mundur. Ministria e Shëndetësisë obligon të gjitha institucionet shëndetësore publike që të respektojnë masat. “Masat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për shëndetin e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë, sipas të dhënave aktuale epidemiologjike që tregojnë pikun…
Përveç aktiviteteve parandaluese në fushën e sigurisë në trafikun e cilat realizohen thuajse çdo ditë nga shërbimet policore përkatëse në të gjitha sektorët për punë të brendshme të MPB-së, vazhdojnë edhe kontrollet intensive të trafikut në rrugët e shtetit. Kështu, dje (17.02.), gjatë aktiviteteve të shërbimeve policore, për 796 pjesëmarrës në trafik janë lëshuar urdhra pagesash, ndërsa nga ana tjetër janë paguar 500 urdhra pagesash. Plot 338 nga këto shkelje dje lidhen me parkimin e gabuar, ndërsa në 145 raste bëhet fjalë për mosrespektimin e shpejtësisë së caktuar. Nga ana tjetër, sa i përket shkeljeve për shkak të mosvënies së…
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për 360 Gradë , ka folur edhe për raportet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ku midis tjerash ka theksuar se është interes i dy shteteve që të hiqet vetoja bullgare për nisjen e bisedimeve me BE-në. “Është mirë që kemi qeveri të re në Sofje. Pasi që me të vërtet qeveria teknike nuk ndërmerrte hapa aktive për të biseduar. Mendoj se nga ato takimet e para nuk mund të presim sukses të madh në fillim. Por unë mendoj se është mirë që po realizohet ai komunikim dhe me një qasje të…
Dokumente të reja kanë dalë në dritë, duke ngritur dyshime mbi përdorimin e fondeve publike nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas transaksioneve të Thesarit, Veliaj ka shpërndarë dhjetëra mijëra euro ndaj figurave publike në këmbim të mbështetjes së tyre për aktivitetet e Bashkisë. Burime konfirmojnë se aktori Ermal Mamaqi ka përfituar 80,000 euro nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2023 dhe 2024, si financim për filmin “Dy gisht mjaltë” dhe një tjetër aktivitet kulturor. Ndërkohë, më herët është raportuar se edhe reperi Noizy ka marrë 300,000 euro përmes të njëjtës skemë. Në dukje, këto personazhe publike promovonin…
MPB njofton se ka kryer bastisje në Kërçovë ku janë gjetur armë, me çka janë ndaluar dy persona. Me datë 17.02.2025, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë dhe nga Departamenti i Policisë Oslomej kanë kontrolluar shtëpitë e I.XH.(30) dhe R.Ç.(22), të dy nga fshati Cërvinci. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e I.XH. U gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip “Ekol Firat Compact” dhe një kornizë për pistoletën. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e R.C. Është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Personave janë ndaluar, ndërsa dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.

