Author: Hamdi Kumanova

Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik – një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj…

Lexo më Shumë

Sot, Qeveria do të shqyrtojë propozimin për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski. Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë informuan se në këtë mbledhje do të shqyrtohet opinioni i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas së cilës, në përputhje me detyrimet ligjore, ky opinioni do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. “Si Qeveri, do të vazhdojmë të ndërmarrim aktivitete që kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë”, u tha nga shërbimi për shtyp i Qeverisë. Ministria e Drejtësisë beson se Kocevski duhet të shkarkohet për shkak të, siç thuhet, një sërë skandalesh, funksionimi i dëmtuar, korrupsionit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa liderët e kontinentit përgatiten të takohen në Paris për diskutime mbi Ukrainën dhe sigurinë evropiane. Starmer theksoi se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë drejtim, duke nënvizuar rëndësinë e një mbrojtjeje të fortë jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë Evropën. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vijën e parë në Ukrainë, por me sigurinë kombëtare të Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë,” deklaroi ai. Në…

Lexo më Shumë

Të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e përplasur, dhe më pas rrokullisur gjatë aterimit në Aeroportin Pearson të Torontos në Kanada, kanë shpëtuar, sipas shefes ekzekutive të aeroportit, Deborah Flint. “Jemi të lumtur që nuk ka pasur humbje jete, por vetëm plagë relativisht të lehta”, ka thënë ajo. Një fëmijë dhe dy të rritur janë plagosur më rëndë gjatë përplasjes, sipas shërbimeve të emergjencës, ndërsa 18 persona janë dërguar në spital. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi aeroplani është rrokullisur pasi ka tentuar të aterojë në teren me borë dhe frymë të madhe. Duket se…

Lexo më Shumë

Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta. Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj. Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.…

Lexo më Shumë

Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në një ngjarje në Veles të organizuar nga Shoqata Maqedonase e Kooperativave Bujqësore për promovimin e mundësive për mbështetje financiare të kooperativave bujqësore në Maqedoni. Ministri theksoi se përgjigja për një bujqësi të fortë qëndron në kooperativizëm dhe se në këtë drejtim duhet të zhvillohet bujqësia maqedonase. “Prodhimi më i madh dhe cilësor, sigurimi i tregut dhe fitimi më i lartë janë vetëm disa nga përfitimet e bashkimit të bujqve. Përmes bashkëpunimit, bujqit bëhen më konkurrues në treg. Në këtë drejtim, kooperativizmi është një segment kyç për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Ai ka theksuar se lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza. “Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia është përballur me një çështje politike në rrugën drejt BE-së, thotë ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, i cili megjithatë shton se është mirë që ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev janë takuar dhe Brukseli është i gatshëm të ndihmojë. “Është inkurajuese që tani po flasim hapur për këtë, janë bërë kontaktet e para mes dy qeverive dhe ka një dëshirë të qartë në Bashkimin Evropian për të ndihmuar në këtë proces”, tha Michalis Rokas, ambasador i BE-së. Mirëpo, takimi i ministrave ka përfunduar me njoftimin e palës bullgare se nuk do…

Lexo më Shumë

Njësia mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për çështje kufitare dhe migracion, dje rreth orës 16.30 në drejtimin rrugor nga Bogdanci deri në fshatin Furkë të Dojranit ka kryer kontroll ndaj një automjeti transportues “iveko” me targa të Strumicës të drejtuar nga B.G.(59) nga Strumica. Siç ka informuar sot MPB, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mall i brenduar për të cilët nuk është poseduar dokumentacion adekuat. Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik, ndërsa personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 285…

Lexo më Shumë

Me ligjin i ri të vetëqeverisjes lokale, nuk do të shkarkohen kryetaret e tanishëm të komunave. Por i njëjti do t’i përfshijë kryetaret e ardhshëm të komunave të cilët do të marrin mandatin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale. Bisedimet shkojnë në drejtimin e një zgjidhje ligjore me të cilën, nëse ndonjë kryetar komune nuk e bën siç duhet punën e tij si kryetar komune atëherë qytetarët do të mund ta shkarkojnë nga detyra me referendum. Deri më 30 mars duhet të krijohet një draft version i tij, kurse miratimi do të bëhet e shumta gjatë verës. “Ligji i ri…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski thotë se stema nuk duhet ndryshuar. Mendimi i tij është se ajo përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore. Megjithëse shton se çdo propozim duhet diskutuar dhe gjendur zgjidhje e përbashkët. Dimitrievski tha se nga partnerët e koalicionit nuk është kontaktuar për idenë e ndryshimit të stemës. “Qëndrimi im personal është se stema jonë ka vazhdimësi dhe e pasqyron Maqedoninë. E kishim njëherë shansin, e ndryshuam çfarë u desh. Ajo është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë. Nëse hapim temë për ndryshimin e stemës dhe simboleve të tjera shtetërore, hapim një debat që mbase nuk…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, vlerëson se në Maqedoni ka zhgënjim të arsyeshëm me qëndrimin e BE-së ndaj integrimit të saj. I pyetur se çfarë garancie mund të kërkojë kryeministri Mickoski nga Sofja, Brukseli dhe Uashingtoni për integrimet evropiane, Milloshoski theksoi se nuk është vetëm se si do të fillojë procesi negociator, por edhe fundi dhe qëllimi i atij procesi janë shumë të rëndësishme. “Angazhimi i ndërmarrë nga qeveria e kaluar, nëse ekziston mundësia për ta menaxhuar, do të ishte racionale të menaxhohej me largpamësi në rrugën drejt qëllimit final, që është integrimi evropian. Në Maqedoni ka një zhgënjim të…

Lexo më Shumë