Author: Hamdi Kumanova

Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë. Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit. I njëjti flamur u vendos edhe në teleferikun. “Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë.

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 14 shkurt 2025 janë shqyrtuar ose po shqyrtohen me procedurë të shkurtuar 108 projektligje, ndërsa me procedurë të rregullt vetëm 79. Edhe pse periudha është e shkurtër dhe ndonëse analiza nuk është e plotë, mund të vlerësohet se premtimi parazgjedhor i partisë në pushtet për miratimin e ligjeve në procedurë të rregullt deri më tani nuk është realizuar, gjegjësisht partia nuk është në përputhje me këtë premtim, shkruan Vërtetmatësi. Në programin zgjedhor të Platformës 1198 të VMRO-DPMNE-së, lidhur me miratimin e ligjeve në Kuvend, thuhet: Premtimi: PROCEDURA E RREGULLT PËR VOTIMIN E…

Lexo më Shumë

Familja e viktimës së përplasur Frosina Kulakova, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jemi zëri i Frosinës, paratë e pista – pasoja fatale”, udhëhoqi protestën e sotme, në të cilën qindra qytetarë kërkuan drejtësi për të vrarët në aksidente trafiku, si dhe dënime rigoroze për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor që shkaktuan pasoja fatale. Protesta nisi te “Partizanski Odredi” ku Frosina humbi jetën më 29 janar, pasi u përplas duke kaluar rrugën nga makina e një shoferi 20-vjeçar, i cili sipas informacioneve zyrtare nuk kishte patentë shoferi, kishte alkool në gjak dhe kishte ndezur semaforin e kuq. Në vijën…

Lexo më Shumë

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi festën. “Sot, kremtojmë guximin dhe përkushtimin e popullit të Kosovës në arritjen e pavarësisë. Ky është një moment historik që na frymëzon për të vazhduar përpjekjet për një Kosovë të bashkuar, të zhvilluar dhe të begatë. Urojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e mbushur me paqe dhe progres për çdo qytetar. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!“, ka shkruar kryetari Thaçi në urimin e tij.

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka uruar për Pavarësinë e Kosovës kryetaren Vjosa Osmani. “E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurt, kur kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë t’Ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe më të ngrohta për këtë ngjarje historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë. Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës këtë javë pritet të deklarohet për propozimin e dhënë nga ana e Odës së re të Tregtarëve për lirimin e 100 deri 200 produkteve ushqimore, mjete për higjienë dhe ushqim të fëmijëve pasi premten ishte realizuar takim në Ministri. Siç deklaroi të premten, Danica Bllazhevska nga marketet Reptil, përfaqësuesit e tregtarëve dhe distributorëve kërkuan që të ketë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve. Vlerësojnë se është më mirë që bashkë me prodhuesit dhe furnizuesit të bëjnë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve të cilat janë më të nevojshme…

Lexo më Shumë

Tekst integral nga njoftimi për publikun i Levicës: Partia politike Levica ka paraqitur ankesë penale kundër zëvendës-drejtorit të ” Rrugët e Maqedonisë “, Sasho Drangos, për shkak të kryerjes së një vepre penale: gjueti i paligjshëm, i ndëshkuar sipas nenit 238, pika (4) të Kodit Penal. I padituri, në dhjetor 2024, ndërsa ishte në gjueti, edhe pse si gjahtar dinte ose duhej të dinte se sipas Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë, gjueti i arushave është ndaluar përgjithmonë, pasi ato janë të klasifikuara si gjah i mbrojtur dhe gjuetia e tyre lejohet vetëm me leje të Ministrisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe…

Lexo më Shumë

Çdo i treti qytetar ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia, sipas një sondazhi të opinionit publik të realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup. Interesimin më të madh për largim jashtë vendit tregojnë grupmoshat nga 30 deri në 50 vjeç me arsim të lartë, ku çdo i dyti dëshiron ta kërkojë lumturinë e tij jashtë Maqedonisë, tregojnë analizat e detajuara të shifrave. Thuhet se 15.9 për qind thonë se arsyeja që duan të lëvizin janë pagat, të ndjekur nga ata që thonë se arsyeja janë mundësitë më të mira për fëmijët, shëndetësia më e mirë, arsimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, me ftesë të kolegut të tij slloven, ministrit Borut Shijovic, po qëndron në vizitë zyrtare në Slloveni më 17 shkurt. Në Lubjanë, ministri Misajlovski do të takohet edhe me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Pas ceremonisë solemne në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrat Misajlovski dhe Shijovic do të kenë një takim bilateral, pas të cilit do të zhvillohet një takim mes delegacioneve të të dyja vendeve. Në Lubjanë, do të nënshkruhet edhe Plani i Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2025, dhe në varrezat e Zhale në Lubjanë, ministri Misajlovski do të vendosë një kurorë me lule…

Lexo më Shumë

Një numër i madh qytetarësh dje, për herë të tretë, u mblodhën në një protestë ku kërkohej drejtësi për Frosina Kullakovën, e cila u vra ndërsa kalonte një kalim këmbësorësh në Shkup. Protesta filloi në “Partizanski Odredi”, ku vajza u përplas nga automobili i drejtuar nga 20-vjeçari Vasil Jovanov, i cili nuk kishte patentë, ishte i dehur dhe kaloi në dritë të kuqe. Në protestë iu bashkua edhe familja e Kullakovës, si dhe familjet e tjera që humbën jetën në aksidente trafiku. „Po protestojmë për drejtësi më të mirë, drejtësi të barabartë, ndryshim të sistemit, por gjithashtu kërkojmë që tragjedia…

Lexo më Shumë

I shqetësuar nga tubimet para SPAK të qytetareve në mbështetje të Erion Veliajt, Sali Berisha kërcënoi të premten se do dalë vetë në mbrojte të institucioneve të drejtësisë, si gardian. Por nuk zgjati shumë, dhe Berisha udhëzoi të gjitha strukturat e Partisë Demokratike që të protestojnë me militante para SPAK, mëngjesin e sotëm, kur të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore, për dosjen Partizani, në të cilën po gjykohet për korrupsion. Ky është mesazhi i dërguar në Whatsapp, nga selia blu tek drejtuesit e degëve dhe anëtarët më të thjeshtë, ku kërkohet një mobilizim në mbështetje të Sali Berishës. “Te…

Lexo më Shumë

Një incident i ri në burgjet e Maqedonisë – këtë herë, një i dënuar ka sulmuar një punonjës në burgun “Idrizovë”. – Më 15.02.2025, në orën 19:30, në SVR Shkup, nga Institucioni i Korrektimit “Idrizovë” është raportuar se rreth orës 17:00, një punonjës në institucion ka qenë fizikisht i sulmuar nga i dënuari T.S, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Lexo më Shumë