Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në kuadër të Konferencës për Siguri të Mynihut dhe ka theksuar se vendi i tij nuk pranon ndryshime në marrëveshjen me Maqedoninë. Sipas Radev, ambicia e shprehur qartë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE përbën mundësi për zgjerimin e hapësirës të bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, duke forcuar stabilitetin e rajonit. Në këtë drejtim, Radev ka shprehur shpresën se Maqedonia do ta arrijë këtë. „Maqedonia duhet të fillojë me zbatimin real të konsensusit evropian të vitit 2022. Bullgaria nuk vendos…
Author: Hamdi Kumanova
Shoqata Maqedonase e Kooperativave Bujqësore organizoi sot në Veles një ngjarje për promovimin e mundësive për mbështetje financiare për kooperativat bujqësore në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të projektit „Kooperativa Bujqësore Konkurruese“ i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili realizohet në bashkëpunim me ZBK Kreaçioni. Siç njoftoi organizatori, gjatë ngjarjes do të prezantohen ndryshimet në legjislacionin me qëllim ofrimin e mekanizmave të ndryshëm për mbështetje financiare që janë në dispozicion për kooperativat, me qëllim forcimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural. „Kooperativat bujqësore luajnë një rol kyç në përmirësimin e konkurrencës, rritjen e efikasitetit të prodhimit dhe sigurimin…
Ministria për Vetëqeverisje Lokale sot do të organizojë eventin e katërt konsultativ për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili do të hapet nga ministri Zlatko Perinski. Ndër pjesëmarrësit do të jenë pjesë e ekipit ekspert të përfshirë në proces – prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti. Në event do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Shkupit, kryetarë të komunave nga rajoni i Shkupit dhe nga rajoni i Planifikimit Verilindor, përfaqësues nga PNUD-ja dhe nga organizatat joqeveritare. Eventi organizohet me mbështetjen e projektit “Forcimi i Këshillave Komunale”, i…
Motit sot do të jetë i ndryshueshëm me re dhe reshje të përkohshme. Në malet dhe në disa zona më të larta do të ketë borë, ndërsa në zonat më të ulëta do të ketë shi, i cili herë pas here mund të kthehet në borë. Do të fryjë një erë e lehtë deri në të moderuar, që nga paradreka, përgjatë Luginës së Vardarit, me rritje të përkohshme të erës nga veriu. Në disa rajone malore do të ketë borë të lehtë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -1 deri 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3…
SH.B.A. “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në RMV për të marr pjesë në marshin e dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurt, në shtegun Kodra e Diellit – Maja Selibashina – Maja e Kaltër (Antenat), e cila gjendet në lartësi mbidetare prej 2530 metrave, dhe anasjelltas. Ky shteg prej 12 km në dy drejtimet, përshkohet në koloritin e ngjyrave duke zbuluar në secilin cep ndjesitë e prekjes me natyrën. Me anëtarë dhe shoqata të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare, përvoja dhe rrëfime të reja, anëtarët e SH.B.A. “Karadaku” e kaluan edhe një…
MPB ka njoftuar se sot (15.02.2025) rreth orës 02:45, në SPB Ohër, K.M. (22) nga Ohri ka raportuar se më 14.02.2025, rreth orës 23:40, para hyrjes së një kazinoje në Ohër, ai dhe babai i tij, N.M., janë sulmuar fizikisht nga A.I. dhe vëllezërit e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari duke folur për korrupsionin ka theksuar se Artan Grubi është afër dhe se siç thotë Aliu ai u shpreh se Grubi do të kthehet. “Artani, ai që fliste me trurin e Aliut. Ai është afër këtu, shumë afër thot Aliu, është në komunikim me të dhe do të kthehet. Soravia është 17-18 milion euro. Plot biznese tjera dhe pasuri. Njerëz që para 20 vjetve kanë pasur problem me bukën e tash janë milionerë, prej nga!? Duhet t’i pastrojmë këto punë dhe këto punë patjetër të pastrohen duke luftuar korrupsionin”, tha Taravari.
Prokuroria ka reaguar ndaj akuzave të deputetit Antonio Milloshoski se prokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, ka pasur një konflikt interesi dhe ka bërë një gabim të madh profesional në rastin e marrëveshjes me anëtarin e Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti dhe gjyqtarin e lartë Naçe Georgiev, të cilët u akuzuan për ryshfet. „As në këtë rast, as në asnjë rast tjetër, prokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë të konfliktit të interesit“, ka reaguar shkurt Prokuroria në postimin e deputetit Milososki, i cili ka bërë disa pyetje drejtuar prokurorit. Milloshoski më…
Në orët e natës, pranë BitPazarit ka shpërthyer një zjarr në një automjet, njofton policia. „Sot (15.2.2025), në orën 4:13, në SPB Shkup u raportua se në Shkup, në zonën e Bit Pazar, ka shpërthyer një zjarr në një automjet pasagjerësh ‘BMW’ me targa të Shkupit, në pronësi të S.H. (30) nga Shkupi. Zjarri u shua nga Brigada për Mbrojtjen nga Zjarri e Shkupit. Nuk ka pasur persona të lënduar“, njoftoi policia.
Dy qytetarë nga Kavadarci sulmuan një polic gjatë natës në një kafene, pas të cilit ata u arrestuan. Policia e dërgoi në spital njëri nga të arrestuarit për kontroll mjekësor, ndërsa para spitalit ata u sulmuan nga një person që kishte për qëllim të pengonte veprimet e tyre. „Më 15.02.2025, në orën 3:00, oficerët e policisë nga OVR Kavadarc i arrestuan J.T. (31) dhe K.M. (33), të dy nga Kavadarci, sepse në një objekt ushqimor në Kavadarc sulmuan fizikisht një oficer policie që po kryente detyrat e tij zyrtare. J.T. dhe K.M. u mbajtën në stacionin policor dhe u informua…
Profesorët nga Universiteti “Goce Delchev” dhe nga shkollat e mesme do të ndihmojnë maturantët që të arrijnë rezultate më të mira në maturën shtetërore. Universiteti i Shkupit ka filluar Programin “Iniciativa për Shkencëtarë të Ardhshëm”, me të cilin do t’u mbajë mësime falas maturantëve deri në maj në lëndët e matematikës, kimisë, fizikës dhe biolgisë. Miarovski thotë se nëse maturantët kanë interes edhe për lëndë të tjera, si gjuha maqedonase dhe gjuhët e huaja, ata do të bëjnë përpjekje për t’u organizuar mësime për këto lëndë. Notat e larta në maturën shtetërore nënkuptojnë gjithashtu mundësi më të thjeshta për regjistrim…
Nëse tregtarët duan dhe janë të gatshëm të ulin çmimet e një pjese të produkteve, le ta bëjnë. Për këtë nuk u nevojiten as negociata dhe as të presin qeverinë t’u japë leje. Një pjesë e ekonomistëve, pas propozimit të djeshëm nga tregtarët dhe shpërndarësit, në vend që të kufizohen marzhet, sugjerojnë që të ulen çmimet e 100 deri në 200 produkteve që qytetarët i përdorin më së shumti. Ekspertët pyesin pse tregtarët deri tani nuk e kanë bërë këtë, ndërsa shteti të kontrollojë nëse ligjet po zbatohen. Pse deri tani ata nuk e kanë bërë këtë në politikën e…

