Koalicioni VLEN me hapa konkretë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, veçanërisht punësimin e 300 specializantëve privatë nga grupi i parë, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët. Ky proces tashmë ka filluar në 20 institucione shëndetësore publike që kanë përfunduar sistematizimet e reja dhe janë gati për të pranuar këta profesionistë. Gjithashtu, vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në sektorin e shëndetësisë, janë të planifikuara gjithsej 1.800 vende të reja pune, përfshirë 1.180 infermierë me shkollë të mesme dhe 300 specializantë…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 14.02.2025 në SPB Tetovë, M.P. (40) nga Tetova, ka raportuar se vajza e saj e mitur është kafshuar nga një qen endacak rreth orës 11:30 në rrugën ,,Goce Dellçev” në Tetovë.TS
Nëse nuk do e bënim ne ndryshimin, sot BDI sërish do të ishte pushtet dhe do të kishim një opozitë shqiptare me 5, 6 apo 7 deputetë dhe shpres te shqiptarët do të ishte diçka e paimagjinueshme. Kështu tha nga Gostivari kreu i ASH-së, Arben Taravari gjatë një takimi me FRASH. Ai tha se Ali Ahmeti ka afruar dhe pastaj ka shkrirë shumë parti politike shqiptare. Shtoi se edhe disa ish bashkëpatiak e kanë cilësuar Ahmetin si njeri shumë i mençur, ndërsa të njejti tha se janë shkrirë sot në BDI. “Ne arritëm atëherë së bashku që ti bashkangjitemi bllokut…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbledhur strukturat e tij në Reçicë ku do të diskutohet për Vetingun duke filluar nga vetë ata. Nga BDI i bëjnë thirjje të gjithë partive që të kenë Veting. Ndryshe në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për reforma në parti.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se qeveria ka sjellë një vendim për transformimin e punëtorëve shëndetësorë që janë punësuar në të kaluarën, por kanë mbetur për vite të tëra me kontrata të përkohshme. Sipas tij, nga 1500 punëtorë, 800 janë shqiptarë dhe vendimet do të ndahen në mënyrë të barabartë: 50% shqiptarë dhe 50% maqedonas. “Në këtë periudhë do të sjellim vetëm një vendim të qeverisë për transformim të atyre që janë punësuar në shëndetësi në qeveritë e kaluara dhe kanë mbetur me kontrata pune, disa edhe për dhjetëra vjet. Janë 1500…
MPB ka njoftuar se me datë 14.02.2025, në ora 18:25, në SPB Tetovë është raportuar se një person nën kërcënimin e armës i ka marrë paratë nga punonjësi në një këmbimore në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota. Media ka siguruar një listë pas numërimit të 56% të votave në Deçan. Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me afro 4 mijë vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 377 vota më pak se lideri i AAK-së. Time Kadriaj dhe Arton Demhasaj morën mbi 2 mijë vota, transmeton io. Ndërsa, Fatmir Limaj i NISMA-s mori mbi 600 vota. Lista e votave Ajo që bie në sy është performanca e dobët e ish-ministrit, Pal…
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje aleatëve në Britaninë e Madhe dhe Evropë që të blejnë armë dhe pajisje ushtarake amerikane për të ruajtur aleancën e NATO-s, kanë deklaruar zyrtarë evropianë të njohur me këtë çështje. Kërkesa është dërguar disa herë nga zyrtarët amerikanë tek kolegët e tyre evropianë gjatë javëve të fundit, duke përfshirë takimet mes aleatëve të NATO-s që janë mbajtur në kontinentin evropian këtë javë, sipas burimeve. Ekipi i Trumpit gjithashtu ka sugjeruar se dëshiron që Evropa të blejë më shumë energji amerikane gjatë bisedimeve për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuan ata.…
Një autobus është vetaksidentuar sot në fshatin Shkrel. Si pasojë, lëndime kanë pësuar 17 persona, të cilët janë dërguar në Eemergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rastin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për…
Si dhe çfarë duhet të përmbajë shporta minimale e konsumatorit dhe nëse janë të rëndësishme llogaritjet e bëra nga Lidhja e Sindikatave për shpenzimet minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, është dilema që u ngrit në Këshillin e fundit Ekonomiko-Social, në të cilin nuk pati marrëveshje për rritjen e pagës minimale. Me sugjerim të Organizatës së Punëdhënësve, duhet të krijohet një shportë zyrtare konsumatore, e cila do të formohet nga disa anëtarë nga institucione të ndryshme. “Besojmë se do të jetë një shportë konsumatore zyrtare, institucionale që do të marrë parasysh të gjithë ata elementë konsumatorë që janë të…
34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet. I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit, Megi Xhetani. Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij. Makina që drejtohet…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Republika Federale e Gjermanisë, do të takohet me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në prag të këtij takimi të parë të përfaqësuesve të lartë të dy vendeve pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje, Mucunski në një deklaratë për RTMV theksoi se për tejkalimin e sfidës me Bullgarinë është i nevojshëm dialog në frymë pozitive për çështjet që na bashkojnë. “Ne duhet të flasim si…

