Ambasadori i BE-së në vend, Mikail Rokas tha në një intervistë për televizionin kombëtar se reforma në drejtësi është “nëna” e të gjitha reformave të tjera. Ai thekson se kjo duhet të jetë prioritet dhe beson me vendosmëri se është themeli. “Sapo të zbatohen reformat, korrupsioni mund të eliminohet dhe besimi i investitorëve do të rikthehet gjithashtu, gjë që është shumë e rëndësishme që vendi të përparojë”, tha Rokas. Ai përkujtoi se ekspertët e BE-së kanë dhënë 40 rekomandime dhe sugjerime, si dhe raporte për gjendjen e gjyqësorit, dhe vuri në dukje Raportin e progresit për Maqedoninë. “E gjithë kjo…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, vlerëson se marrëveshja me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin është një argument shtesë për shkarkimin e prokurorit Kocevski, ka shkruar ai në rrjetet sociale. “Georgiev ishte gjyqtar në Gjykatën Supreme, ndërsa Memeti anëtar dhe nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ata kanë vepruar si një tandem dhe, në vend që të shpërndanin drejtësi, e kanë shitur atë për para. Kanë shitur dënime minimale me burg në këmbim të 35,000 eurove të dakorduara, për veprën penale të prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të drogës. Paratë i kanë marrë në dorë nga djali i klientit. Ata u…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në Gazetën Zyrtare nr. 29 nga 11 shkurti dhe nr. 30 nga 12 shkurti 2025, janë publikuar programet vjetore: Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2025, Programi për menaxhimin e ujërave për vitin 2025, Programi për mbrojtjen e natyrës për vitin 2025 dhe Programi Vjetor për financimin e menaxhimit të mbeturinave të posaçme për vitin 2025, të cilat, sipas propozimit të MMJPH, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi në seancën e 47-të të Qeverisë. ME PROGRAMIN PËR INVESTIME NË MJEDISIN JETËSOR PËR VITIN 2025 përcaktohen qëllimet…
Gara është një mundësi për pjesëmarrësit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për çmimin kryesor, i cili është 500 euro.Nëse ju pëlqen shija dhe aroma e qebapëve, atëherë gara në Teteks është zgjedhja e duhur për ju. Ata organizojnë katër gara Brenda një muaj dhe çdo javë zgjedhin një fitues për ngrënien më të shpejtë të qebapëve. Fituesit e çdo raundi kalojnë në finale dhe fituesi do të marrë një çmim prej 500 euro.
Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njejti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia. Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë. “Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar Ministri e Punëve të Brendshme. Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë. Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës.
Një ngjarje e jashtëzakonshme solidariteti ka ndodhur në Shkup, ku paratë për trajtimin e një vajze 10 vjeçare, Esila Xhaferi, e cila është duke luftuar me kancerin, u mblodhën në një kohë rekord, njofton SHENJA. Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve, bizneseve dhe individëve të ndryshëm, paratë e nevojshme për trajtimin dhe mbështetje për vajzën u grumbulluan më shpejt se sa ishte pritur. Familja e Esilësështë thellësisht mirënjohëse nga ky akt i jashtëzakonshëm i solidaritetit. Ata shprehin falenderimet më të sinqerta për çdo person dhe kompani që kontribuoi, duke bërë të mundur që vajza të ketë një mundësi më të…
Në mbarë Maqedoninë e Veriut janë regjistruar sot temperatura minus. -3 Berovë, -2 Manastir, Kodra e Diellit, -1 Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Mavrovë, 0 Demir Kapi, Krushevë, Llazaropole, 1 Vinicë, Kavadar, 2 Ohër, Pretor, Veles, 3 Tetovë, Strumicë, 4 Shkup. Trashësia e borës ka arritur në 31 cm në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë 9 cm. Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë.
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur mendim për propozim shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, të cilin e ka dërguar Qeveria për procedim të mëtutjeshëm, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Gjatë periudhës së kaluar, ishim dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit, pasigurisë në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike. Prokurori Publik i Shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësia Rajonale në Tetovë është bërë me udhëheqës të ri. Lajmin e ka dhënë Muhamed Avzija në profilin e tij në facebook. Postimi i plotë: Të nderuar miq, shokë, familjarë e dashamirë. Nga sot filloj të mbart mbi vete një obligim të ri ndaj qytetarëve të rajonit të Tetovës. Falë besimit të dhënë nga kryetari i Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami, pranova autorizimin si udhëheqës i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim-Njësia rajonale Tetovë nga ana e drejtorit gjeneral të DMSH z.Xhevat Selami dhe nga shefi i kabinetit z.Sevgani Ibrahimi. Unë nuk jap premtime të mëdha…
MPB ka njoftuar se me datë 13.02.2025 në ora 13:40 në SPBTetovë, Z.F.(53) nga fshati Prelubishtë i Tetovës,ka raportuar se rreth orës 12:40 në lagjen Drenovec në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga personi N.J.(58) nga Tetova, i cili i ka kërkuar që t’i paguante kamatë për paratë që i ka dhënë hua dhe të cilat i janë kthyer që nga viti 2009. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, sot kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. “Në mbledhje u diskutua projektvendimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa produkteve bazë ushqimore dhe higjienike. Tregtarët dhe shpërndarësit dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre, të…
Tashmë ka filluar dhe ka përfunduar procedura disiplinore ndaj dy policëve të burgjeve nga burgu i Shutkës, të cilët i dhanë celular Vasil Jovanovit, personit që shkeli Frosina Kulakovën në Shkup, njoftoi sot në drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Pandov theksoi se pas gjetjes së telefonit tek Vasil Jovanov, policët e Policisë Intervenuese kanë shkuar në kontroll në qendrën e ndalimit, ku janë gjetur 70 telefona. “Pas tri ditësh është bërë kontrolli dhe në të njëjtin pjesë të burgut janë gjetur edhe 35 telefona të tjerë. Pas gjetjes së telefonit në Shutkë gjatë fundjavës, të hënën…

