Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të analistëve politikë, Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit. Përplasja ndodhi lidhur me përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë. Spahiu ka deklaruar se Rusia dëshiron që aty ku shkel të mos kthehet mbrapa, teksa ka theksuar se në luftën me Ukrainën synon që të jetë fitore e saj. “Rusia dëshiron që aty ku u fut këmba e ushtarit rus të mos kthehet mbrapa. Është fitore e saj”, ka thënë Spahiu. Matoshi ka theksuar se Rusia ka…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve. “Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ. Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Hafizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”. Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale…
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Suharekë. Rasti ka ndodhur të enjten pasdite. “Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore”, thuhet në raportin e Policisë. Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit Vesel Bunjakut, i dyshuar për manipulim me prova në rastin e vrasjes që ndodhi më 1 shtator 2024 në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Këtë e konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.B., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 10.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit…
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte kryer veprën penale dhunim seksual. Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 9 shkurt. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajlëovski, ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani prej sot dhe ditët në vijim do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë në Mynih. Në Konferencën e 61-të të Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt, do të mundësohet një dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka deklaruar se askush nuk mund ta kundërshtojë faktin se si stema, ashtu edhe himni kombëtar kanë origjinën siç tha ai, nga koha e komunizmit dhe nuk pasqyrojnë realitetin ashtu siç duhet, transmeton Portalb.mk. Ai këtë deklaratë e tha në emisionin “24 Analizë“, ku mes tjerash zbuloi se a ka apo nuk ka marrëveshje me koalicionin qeveritar. “Nuk kemi marrëveshje, por po diskutojmë për të gjitha çështjet e hapura. Të gjithë e dimë se formulimi ‘gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve’ është nënçmuese dhe nënvlerësuese…
Në emisionin Klan Debat, Kristina Kosotova nga LSDM tha mes tjerash se për qytetarët çmimet janë një cunami i vërtetë. “VMRO del vetëm me kumtesa dhe press konferwnca ndërsa në terren situata është ndryshe në realitet qytetarët po përballen me cunami të çmimeve, pagat nuk rriten, qytetarët zhyten në varfëri” – tha Kostova.
Policia ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka deklaruar se të shtënat janë raportuar rreth orës 00:15, në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”. “Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e…
Një 30-vjeçar, kreu i një rrjeti të narkotikëve nga Maqedonia, i kërkuar me fletarrest evropian që nga viti 2022, është arrestuar në aeroportin e Gjenevës, Zvicër, dhe më pas është ekstraduar në Austri, raportoi portali gjerman Blick.ch. Sipas portalit, maqedonasi, i cili është konsideruar udhëheqës i një narkomafie në të gjithë Evropën, u arrestua në aeroportin e Gjenevës. Ai ishte kërkuar me fletarrest të BE-së që nga viti 2022, me një urdhër për arrestimin e tij. Sipas informacionit të portalit, Prokuroria Publike në Linz, Austri, e dyshon se ai është i përfshirë në trafikimin e katër kilogramë heroinë dhe 1.5…
Një grup prej 14 shtetesh paditën Elon Musk dhe presidentin amerikan Donald Trump të enjten, duke pretenduar se autoriteti i dhënë miliarderit të teknologjisë dhe Departamentit të tij të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) është jokushtetues, sipas një raporti. Koalicioni i shteteve, i udhëhequr nga New Mexico, argumenton se roli i gjerë i Musk si kreu i DOGE shkel Klauzolën e Emërimeve të Kushtetutës, raportoi The Hill. Ata thanë se kjo është për shkak se ai nuk është konfirmuar nga Senati. “Fuqia në dukje e pakufishme dhe e pakontrolluar e zotit Musk për të zhveshur qeverinë nga fuqia punëtore dhe për…

