Author: Hamdi Kumanova

Një autobus është aksidentuar në Genç të Turqisë, duke lënë katër të vdekur dhe mbi 31 të lënduar. Guvernatori i vendit, Ahmet Hamdi Usta tha se në autobus gjendeshin 44 persona, shkruan CNN Turk. “Sipas njoftimeve fillestare, katër qytetarë tanë kanë humbur jetën. Tre prej tyre ndodhen nën autobus, ndërsa një ka ndërruar jetë në Spitalin Shtetëror të Gençit. Aktualisht po përpiqemi të nxjerrim autobusin nga gropa dhe të nxjerrim çdo qytetar të plagosur apo të vdekur që ndodhet nën të”, tha guvernatori para mediave.

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi “Radioja është një mjet i shpejt komunikimi, i zhdërvjellët dhe që transportohet me lehtësi. Mund të dëgjohet kudo dhe në çdo çast. Kërkon impiante të lehtë transmetimi dhe marrë. Dhe është një mjet që u flet të gjithëve, kokë më kokë (one to one, thonë në SHBA): secili d t’i shndërrojë në imazhe të vetat, personale, fjalët që dëgjon. Për këtë arsye dëgjimi është më përfshirës, më kritik dhe më pak pasiv se ai televiziv. Një tjetër tipar i saj është mundësimi i një kontakti të menjëhershëm, të fuqishëm dhe atë që e dëgjon-thote gazetarja dhe studiuesja Alesandra…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Ambasadorin e Shqipëris në RMV, Denion Meidani. “Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor me Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidani. Diskutuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interest të përbashkët strategjik. Atmosfera konstruktive e këtij takimi konfirmoi lidhjet e forta miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. U shprehëm të bindur se realizimi i aspiartave mbështetet në partneritet të fuqishëm, ndërsa partneriteti i fuqishëm në miqësi të sinqertë.”, ka shkruar kreytari i Kuvendit,…

Lexo më Shumë

FILIPÇE: MASAT DO TË KONTRIBUOJNË NË LEHTËSIMIN E JETËS SË QYTETARËVE Partia opozitare LSDM do të propozojë një pako prej shtatë masash që sipas kësaj partie, do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve, kështu njoftoi kreu i ikëas partie Venko Filipçe. “Masa e parë është ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind. Kështu, për shembull, për një faturë prej 3.000 denarë, ulja do të jetë rreth 400 denarë. Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë dhe kjo masë, e kombinuar me politika shtesë për ngrirjen e marzheve dhe çmimeve, mund të mundësojë uljen e çmimeve të disa…

Lexo më Shumë

Politikanët dhe punonjësit në parlamentin danez janë këshilluar që të mos shkarkojnë chatbot kinez DeepSeek në telefona, kompjuterë ose tableta, pas një rekomandimi nga Presidiumi i parlamentit, njoftoi të enjten media shtetërore e lajmeve. “Presidiumi — autoriteti suprem i parlamentit — ka vendosur të rekomandojë që të mos përdorni DeepSeek dhe të fshini aplikacionin në pajisjet e ofruara nga Parlamenti danez,” tha një email zyrtar, duke përcjellë këshillimin, raportoi transmetuesi danez DR. Vendimi u përshkrua si një “konsiderim paraprak”, i cili pason një lëvizje të ngjashme nga parlamenti norvegjez, i cili ka ndaluar plotësisht përdorimin e chatbotit kinez. …

Lexo më Shumë

Është hapur çështja për ndryshimin e stemës shtetërorë të RMV-së, konfirmuan nga qeveria aktuale VMRO-DPMNe dhe VLEN. Sipas tyre, vendi ka ende një stemë të vjetër shtetërore që ju duhet disa modifikime të vogla. Kjo temë ka shkaktuar reagime, sidomos nga ana e opozitës. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se stema aktuale është një pasqyrë e pasur e karakteristikave dhe diversitetit të Maqedonisë dhe se ndryshimi i saj do të ishte një hap prapa. “Ne besojmë se stema shtetërore pasqyron mjaftueshëm të gjitha karakteristikat heraldike të këtij rajoni. Vazhdimësia e përfitimeve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste…

Lexo më Shumë

Të hënën ka filluar fushata për bojkotimin e marketeve të mëdha në Kosovë dhe kjo për shkak të çmimeve të larta. Ky bojkot do të vazhdojë edhe në fundjavë më 15- 16 shkurt Sipas organizatorit, Xhevat Kastrati ky bojkot vjen si pasojë e rritjes së çmimeve. “Rritja enorme e çmimeve viteve të fundit, mashtrimet me çmime të ndryshme për produkte të caktume si dhe iniciativat tjera të rajonit”, ka thënë Kastrati. Sipas Kastratit gjatë 10 shkurtit në Kosovë rreth 10 mijë qytetarë i janë bashkuar kësaj fushate. Më këtë fushatë kërkohet që të ulen çmimet e ushqimeve…

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo paralajmëroi se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. “Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”, tha Kallas në një bisedë të përbashkët me grupin “Redaksia Evropiane”, ku bëjnë…

Lexo më Shumë

Debati publik për konceptin e arsimit të mesëm është ende në vazhdim. Është mbyllur vetëm ai që u zhvillua përmes teknologjisë së informacionit dhe janë planifikuar vizita dhe takime shtesë. Sipas ministres Vensa Janevska, ka disa propozime interesante, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rritjen e numrit të orëve në secilën lëndë dhe shtimin e lëndëve shtesë. “Kur Byroja e Arsimit krijoi orarin e mësimit, sipas kërkesave të komunitetit profesional, shoqatave, mësuesve, rezultoi se nxënësit, çdo vit, nga klasa e parë deri në të katërtën, duhet të jenë në shkollë të paktën 10 deri në 11 orë.…

Lexo më Shumë

Autoritetet kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me sekuestrimin e marihuanës në pikën kufitare “Bogorodicë”. Janë kapur 188 kg marihuanë, që si destinacion përfundimtar kishte Turqinë. Janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Tetova. Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, kamioni me targa të Shkupit kishte hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare “Bllacë” më 8 shkurt. Autoritetet thonë se kjo sasi e drogës në tregun e zi arrin vlerën e 707 mijë eurove. “Drejtoria e doganës ka gjetur gjurmët dhe ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës me drogë. Në aksionin…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë e Manastirit kallëzim penal kundër ish drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski dhe tetë personave të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për tenderin në lidhje më gërmimet në minierën e qymyrit Brod-Gneotinë, shkruan Alsat. Me këtë, sipas Policisë Financiare i është bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Nga Policia Financiare theksojnë se Matevski e ka hedhur poshtë ofertën më të ulët të kompanisë Granit dhe në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë…

Lexo më Shumë