Author: Hamdi Kumanova

Më 29 dhe 30 mars 2025 në Bon të Gjermanisë u mbajt Konferenca e 53-të vjetore e organizatës botërore Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (ICHR – IGFM), ku mes qindra delegatëve nga e mbarë bota, mori pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia e Veriut, i përfaqësuar nga kryetari i seksionit, Dr. Rexhep Emrullai dhe kryetari i nderit të kësaj organizate për Ballkan, z. Idriz Sinani. Në këtë konferencë, para delegatëve është paraqitur edhe një projekt rezolutë, ku theksohet pabarazia e popullit shqiptar që jeton ne Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ndodhet në një trysni të vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Kusuri i Gruevskit, i njohur me nofkën “Xhuxhi nga Neregova”, që publiku e kujton mirë për aferat e lidhura me AMSM dhe bizneset familjare nga Kërçova, duket se ende nuk e ka zakon të përgjigjet para qytetarëve që e kanë zgjedhur. Meqë duket qartë se është i painformuar dhe i izoluar nga partia, e udhëzoj të drejtohet në partinë e tij amë ose në Qeveri – ndoshta më në fund do ta informojnë për procedurat, afatet dhe statusin e ligjeve! Kështu ministri i Drejtësisë, Igor Filkov i është përgjigjur deputetit Antonio Milloshoski nga VMRO, pasi ky i fubdit në TV…

Lexo më Shumë

Gjermania nisi zyrtarisht dislokimin e saj të parë të përhershëm të trupave në një territor të ri ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore të martën – një brigadë e blinduar prej 5,000 trupash në Lituani – ndërsa Berlini lëviz për të forcuar krahun lindor të NATO-s në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Sipas mediave të huaja, Brigada e 45-të e Blinduar e sapokrijuar u aktivizua zyrtarisht gjatë një ceremonie jashtë Vilnius. Po sipas tyre, u krijua një shtab i përkohshëm, me stemën e brigadës të zbuluar dhe njësinë tani zyrtarisht nën komandën e gjeneral brigade Christoph Huber.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Studeniçanit mbrëmë ka dalë në terren dhe po vlerëson situatën në Batincë pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut të cilat bënë që lumi që kalon në këtë fshat, të dalë nga shtrati dhe t’i vërshojë shtëpitë. Sadiku ka njoftuar se nuk ka viktima dhe të lënduar nga vërshimet, por se dëmet janë materiale dhe duket se janë të mëdha. “Pjesa ku vjen lumi nga fshati Dreçavicë ka dalur nga shtrati dhe ka vërshuar shtëpitë. Nuk e di sa është dëmi, por ka dëmtuar shumë. Mirëpo gjatë ditës së nesërme do të dalim në terren dhe do të bëjmë…

Lexo më Shumë

Në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ateron aeroplani i kompanisë me buxhet të ulët “easyJet”, me çka zyrtarisht shënohet fillimi i linjës së re ajrore nga aeroporti “Orli” i cili ndodhet rreth 20 kilometra nga qendra e Parisit. Nga TAV Maqedoni thonë se me këtë linjë të re ajrore, udhëtarët në aeroportin e Shkupit do të kenë përfitim të udhëtojnë në një nga aeroportet më të frekuentuara në Francë, i cili ofron fluturime të shumta vendore dhe evropiane. “easyJet” hyri në tregun e Maqedonisë në nëntor të vitit 2021. Krahas kompanisë “easyJet”, linjë ajrore nga Shkupi për në kryeqytetin francez ofron…

Lexo më Shumë

Kam pesë muaj që pres termin për protezë të këllkut në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe ende nuk e di se kur do vijë radha ime, sepse më thonë se nuk ka proteza, nuk e dinë se kur do të mbërrijnë, thjesht nuk ka as listë pritjeje në të cilën mund t’ju vendosin, thotë një qytetar që e kontaktoi SDK. Edhe lexues të tjerë që presin vendosjen e protezave ortopedike të gjurit, këllkut apo shpatullës tashmë për disa javë po i drejtohen redaksisë tonë me po të njëjtat mesazhe. Ata thonë se prej kohësh i kanë kryer kontrollet e nevojshme,…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, mendon se tragjedia në Koçani duhet të shërbejë si një mësim, duke theksuar se nuk duhet të reagojmë gjithmonë pas ngjarjeve të tilla, por se ka ardhur koha për një rinovim të plotë të shtetit. Në një paraqitje në Dnevnikun Qendror të MRT-së, Micevski theksoi se është duke u hartuar një ligj i ri për materialet eksplozivë për përdorim civil, por pas ngjarjes në Koçani, ishte e nevojshme të reagohet për të bërë ndryshime urgjente në ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike. Ai shtoi se janë të planifikuara ndryshime të…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme të 1 prillit rreth orës 23:35, në autostradën Milot-Morinë ka ndodhur një aksident i rëndë ku automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi me iniciale F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës. Njoftimi i policisë: Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi…

Lexo më Shumë

Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” ka njoftuar se disa pjesëtar të saj kanë bllokuar hyrjen në Zyret e Rregullatorit Elektrike. Në njoftimin e publikuar në “Facebook” thuhet se “ZRrE-ja është në bllokadë deri në zotimin publik nga ZrRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës.” Ky grup ka bërë thirrje për të iu bashkuar. Krejt kjo shenjë pakënaqësie është ndaj propozimit të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë për 15%. “Të dashur qytetarë, ZRrE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZrRE se…

Lexo më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e projektit “Digital Innovation Gateway for Kosovo DIG-4K”, që zbatohet nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve. Ky institucion i arsimit të lartë ka theksuar se vlera e projektit është rreth 1 milionë euro, dhe paraqet një iniciativë transformuese që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës. “Projekti synon përshpejtimin e inovacionit digjital në Kosovë dhe do të implementohet nga ITP Prizren, në bashkëpunim me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile. “DiG-4K” do të mbështesë NVM-të, startup-et, institucionet publike dhe komunitetet, duke krijuar një ekosistem…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se projekti “Bulveradi i qytetit” është njëri nga projektet më të mëdha në komunë, i cili pritet të realizohet. Ai shtoi se ky projekt, një investim prej 20 milionë eurosh, është një hap i madh drejt zhvillimit dhe modernizimit të Gjilanit. “Kemi siguruar buxhetin dhe tani po ecim përpara, duke sjellë një projekt që do të ndryshojë pamjen e qytetit dhe do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët”, tha ai. Ky projekt ishte prezantuar në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”. “Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e…

Lexo më Shumë

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Shkup njoftoi se për shkak të reshjeve dje në orët e vona të pasdites dhe të mbrëmjes niveli i lumit Markova është rritur, duke bërë që ai të dalë mbi urën në afërsi të vendbanimit Lubosh dhe në rrjedhën e poshtme, si dhe të vërshohen disa shtëpi, depo dhe objekte industriale në fshatrat Studeniçan dhe Batinci, si dhe në pjesë të Pintisë. Përmbytje janë raportuar edhe në një pjesë të bulevardit Boris Trajkovski në afërsi të lagjes Pintija, ku raportohet edhe për përmbytje të depove. Sipas informacioneve nga personi kontaktues nga Pushteti Lokal…

Lexo më Shumë