Author: Hamdi Kumanova

Gjykata e Apelit Shkup sot dhe nesër me fillim në orën 9 do të mbajë mbledhje publike për rastin “Llaskarca” i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit i cili ndodhi në vitin 2019 në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 ishin lënduar. Në aktvendimin, i cili ishte publikuar në janar të vitit të kaluar, të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe morën gjithsej 39 vjet burg. Pas aktvendimit, Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit Shkup.

Lexo më Shumë

Këshilli i prokurorëve publikë sot në seancë duhet të shqyrtojë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski. Propozimi është pika e dytë e rendit të ditës të seancës së 22-të, e cila deri më tani është shtyrë dy herë. Fillimisht ishte planifikuar për 18 mars, por është shtyrë për shkak të zisë shtatëditore pas tragjedisë në Koçan, ndërsa javën e kaluar, më 26 mars, u shty për mungesë kuorumi.

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot do të protestojë në rrugët e Shkupit. Protesta vjen pasi javën e kaluar Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, sipas LSM-së ky vendom është i kundërligjshëm, transmeton Portalb.mk. Protesta do të fillojë në ora 12:05, ku 300 anëtarë të udhëheqjes së lartë të LSM dhe sindikatave të LSM-së do të hapin seancën publike para Shtëpisë së Punëtorëve, e cila do të vazhdojë para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë. Sipas kreut të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, sindikalistët do të shprehin pakënaqësinë e tyre me…

Lexo më Shumë

Fatkeqësia natyrore godet një vend të dobësuar nga lufta civile, gjë që i ndërlikon më tej ndihmat ndërkombëtare. Pas tërmetit të së premtes që goditi rëndë Mianmarin, regjimi.ushtarak i vendit publikoi shifra të reja për viktimat. Sikurse njoftoi në televizionin shtetëror sundimtari gjeneral Min Aung Hlaing, deri tani janë regjistruar të paktën 2,719 të vdekur. Rreth 4,521 vetë janë plagosur dhe më shumë se 400 konsiderohen të zhdukur, tha Hlaing. Pritet që numri i viktimave të rritet edhe më tej, sidomos kur ekipet e ndihmës të arrijnë në rajonet e largëta të vendit. Në fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet…

Lexo më Shumë

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare e cila studion në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe. Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet. Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen e saj është se vajza u largua pas ndarjes…

Lexo më Shumë

2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky është momenti kur Shtetet e Bashkuara zbatojnë tarifat e tyre të reja mbi produktet e importuara. Po çfarë janë tarifat e reja dhe çfarë prekin ato? Paketa e re e tarifave është shumë më e gjerë se ato të mëparshmet. Ajo përfshin një rritje prej 20% për shumicën e produkteve, ndërsa tarifat për çelikun dhe aluminin janë tashmë aktive dhe janë rritur me 25%. Por, ky është vetëm fillimi. Trump ka njoftuar se tarifat mund të zgjaten në…

Lexo më Shumë

Skandali me mishin e pulës në Shqipëri, AUV: Njëri brend tregtohet edhe në Kosovë Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka folur për gjendjen e mishit të pulës, pas skandalit në Shqipëri ku u gjetën rreth 8 ton mish pule i kontaminuar në salmonelë. Thaçi tha se kanë marrë veprimet e nevojshme për t’i hequr të gjitha dyshimet dhe që të mbahet i qetë konsumatori në produktet që i konsumon. “Në linjën e kësaj, e kemi marrë veprimin e parë të masës së shtuar të kontrollit për të gjitha ngarkesat që vijnë nga Brazili të produkteve ‘mish i…

Lexo më Shumë

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka. Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë. 34.1% e këtyre llogarive…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 26 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës. Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri. Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një…

Lexo më Shumë

Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel në takimin e tyre të rregullt pranveror. Sikurse edhe takimi i ministrave të Mbrojtjes në shkurt, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga përfaqësuesi amerikan. Atëherë pjesëmarrës ishte sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe kësaj radhe është sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Kur Rubios fillimisht iu dha roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e evropianëve u gëzuan. Ai shihej si një “transaltantist” i zjarrtë. Tani, sipas diplomatëve në NATO…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të martën në mbrëmje priti në një darkë pune Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Kryeministri e falënderoi Sekretarin e Shtetit dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona. Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë. Kryeministri e uroi sekretarin Lammy dhe të Dërguarën e…

Lexo më Shumë

Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën tonë të aviacionit, në Vlorë. Pra, Luto Sadikaj është “prodhim vendi”, njëqind për qind. Jo vetëm kaq. Luto Sadikaj, “u gatua” e u perfeksionua deri në avionët e sofistikuar të kohës, Mig-21, në aerodromet shqiptarë, me instruktorë vendas, sipas kursit të përgatitjes luftarake dhe rregulloreve shqiptare të aviacionit, në kushtet kur limitet pakësoheshin vazhdimisht dhe pa patur avionë dyvendësh. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast unikal,…

Lexo më Shumë