Author: Hamdi Kumanova

Më së voni deri në fund të këtij muaji duhet të përfundojë metodologjia e re për llogaritjen e shpenzimeve minimale të një familjeje, njofton ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Në një intervistë për televizionin “Sitel” mbrëmjen e sotme, ai deklaroi se dje në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës është mbajtur një takim, ndërsa do të pasojnë edhe disa të tjera, pas së cilave metodologjia e re do të prezantohet në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social. Sipas Durmishit, në shportën sindikale të konsumit ka produkte që nuk duhet të jenë pjesë e shportës bazë të konsumit. Dje patëm një takim…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë për të diskutuar për ndryshimin e Kodit Penal të vitit 2023, pas iniciativës së kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Në iniciativë, Trajanov thekson se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë e promovuar me Kushtetutë. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që marrin një trajtim diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve. Sipas Trajanov, seanca në Gjykatën Kushtetuese është e vonuar, sepse iniciativa është dorëzuar në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave pritet të mbahet takimi i parafundit ose i fundit për harmonizimin e qëndrimeve mes VLEN-it, VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. “Në parim, i kemi përafruar qëndrimet dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme do të dalim me zgjidhjen ligjore ose me Ligjin e posaçëm për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të shqiptarëve, pasi deri më tani ky ka qenë vetëm një mekanizëm, por jo një zgjidhje e mirëfilltë ligjore,” deklaroi Mexhiti në një…

Lexo më Shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës kanë treguar një rritje të konsiderueshme për Listës Serbe e cila i ka 9 mandate në Kuvend. Disa qytetarë serb në veri të vendit presin nga institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për përmirësimin e jetës së tyre. Ndërsa, analistët serb konsiderojnë se Lista Serbe është dirigjuar nga Beogradi dhe se pavarësisht se kanë qenë të përfshirë në Kuvend nuk kanë punuar për interesat e komunitetit serb. ‘’Nuk e di çka të them, le të bëhet çka të bëhet ne si qytetarë nuk mund të ndërrohemi. Ka më u bë më mirë, jemi…

Lexo më Shumë

Një person me inicialet D.M është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt të këtij viti. “Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me datën 11.02.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste…

Lexo më Shumë

Një person është therur me thikë ditën e martë në Pejë. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 17:10, dhe se lidhur me rastin ka arrestuar një person. “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025, rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet nga mjeti i mpreht (thikё). Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajonal nё Pejё”, thuhet në njoftim. Policia njofton se pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe…

Lexo më Shumë

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi që Rusia ka kryer mbi Kiev mëngjesin e së mërkurës. “Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev dhe rajonin e Kievit”, ka thënë Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Kjo është se si (Vladimir) dëshiron që lufta të përfundojë”, ka shtuar ai, raporton Reuters. Perspektivat për negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi në Ukrainë gati tre vjet më parë janë rritur pasi presidenti i…

Lexo më Shumë

SHBA- 43-vjeçari Jose Williams Funes Zambala është përballë një dënimi me 25 vite burg pasi tetorin e kaluar goditi me thikë ish-partneren e tij 35 herë dhe e vrau atë duke e lënë të gjakosur pranë djalit të tyre 2-vjeçar në Long Island, SHBA. Sipas aktakuzës së paraqitur në gjykatë, 43-vjeçari ka vrarë ish-partneren e tij 29-vjeçare, sepse ajo kishte filluar të takohej me burra të tjerë. “Ai e goditi më shumë se 30 herë me thikë në sy të djalit të tyre 2-vjeçar”, tha prokurori, duke theksuar se fëmija qëndroi për orë të tëra pranë nënës së gjakosur dhe…

Lexo më Shumë

Një peticion satirik nga Danimarka, e cila zotëron Groenlandën, ka mbledhur 200,000 firma, teksa Trump-i ka pasur si qëllim të blejë ishullin në Arktik. Që kur u rikthye në presidencë muajin e kaluar, Donald Trump ka propozuar që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve, të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë, të blejë Gazën, madje dhe ka tentuar të blejë Groenlandën. Danimarka e cila ka Groenlandën ka reaguar. Mbi 200,000 danezë kanë nënshkruar një peticion për të blerë Kaliforninë nga SHBA. “A e keni parë ndonjëherë një hartë dhe menduar, ‘Dini çfarë i duhet Danimarkës? Më shumë diell,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristovski thekson se disa mangësi në lidhje me mjetet nga kredia hungareze, të cilat Qeveria i ndan për projekte nëpër komuna. “Po flasim për një kredi që paguajnë të gjithë taksapaguesit e këtij vendi, jo për grant. Duhet të dimë se ku po shpenzohen paratë dhe a do të ketë shteti kontribut, zhvillim lokal, zhvillim rajonal dhe a do të përfitojnë të gjithë qytetarët nga ajo që po ndërtohet”, tha Hristovski për “TV24”. Hristovski shtoi se duhet të ketë një lloj mekanizmi kontrolli, koordinimi, që të sigurohet që projektet të jenë të qëndrueshme. “Kam…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka realizuar sot emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Sipas burimeve nga tregu financiar, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove. Fillimisht, Ministria e Financave pati hyrë në proces me një yield indikativ fillestar prej 5.5%, por kërkesa e madhe e tregut ka favorizuar një yield më të ulët se pritshmëritë. Emetimi i sotëm ishte Eurobondi i dytë me maturim 10-vjeçar i qeverisë shqiptare, pas atij…

Lexo më Shumë