Disa zona në juglindje dhe perëndim të Kosovës mund të përballen me përmbytje në ditët në vijim, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në disa lumenj si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, paralajmëroi të mërkurën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Në ditët e fundit ka pasur reshje të dendura të shiut dhe instituti paralajmëroi se reshjet pritet të vazhdojnë, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta.
“Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjell me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenj, sidomos atyre me karakter malor”, thuhet në njoftim.Sipas njoftimit, gjendje e rënduar në është në Pellgun e Lepencit, Moravën e Binçës, Bistricën e Pejës, Bistricën e Prizrenit, Bistrica e Deçanit, ku nivelet e ujit aktualisht janë në ngritje, dhe si pasojë mund të shkaktojnë përmbytje.
Tani për tani, zonat më të rrezikuara janë vendbanime në Hanin e Elezit, Kaçanik, Dragash, Pejë, dhe Deçan.“Këtë e vështirësojnë akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet te bien gjate orëve dhe ditëve ne vazhdim”, paralajmëroi instituti.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Flet për herë të parë gruaja e kompozitorit që i xhiroi krejt gratë e famshme në momente të nxehta – tregon qëndrimin e saj
- Princi saudit i kurorës: “Aleanca e Mbrojtjes e Mekës” me Turqinë dhe Pakistanin synon të forcojë stabilitetin rajonal
- Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”: Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i masakrës së shqiptarëve në Çamëri
- Eli Fara i paska pamjet më të ‘rënda’ nga krejt gratë e tjera, dalin VIDEOT e nxehta të 59-vjeçares në zyrë
- Gucati paralajmëron protesta: Nëse ligji për Specialen nuk miratohet, do të vendosim tendat para Qeverisë
- Publikimi i videove intime të personazheve publike në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
- Aktorët e një skandali në prokurim publik: Aktakuza ndaj pronarit të kompanisë në Prizren
- Zgjedhjet e reja në Kosovë: Çfarë ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?



