Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në bastoret e Tetovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, janë konstatuar disa parregullsi. “Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, sot tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqje të TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Ai tha se jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të plotësojnë nevojat elementare të jetesës. “Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 5,2 për qind. Çmimet…
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur një kallëzim penal ndaj I.B. për dyshimin se ka kryer krimin “sulm ndaj një punonjësi të shërbimit gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” sipas nenit 383 paragrafi 1 të Kodit Penal. I.B., i punësuar si punonjës policie dhe shofer në Departamentin për Operacione Speciale të Policisë në Drejtorinë për Siguri Publike pranë MPB-së, më 24 janar 2025, rreth orës 01:45 në një klub nate në Shkup, ka treguar sjellje agresive ndaj personelit të sigurisë së objektit dhe më pas ka sulmuar fizikisht…
Vendosja e tabelave ku mungon gjuha shqipe dhe largimi brenda ditës po përsëritet nëpër rrugët e Maqedonisë. Gjatë ditës së djeshme në autostradën Shkup-Tetovë ishtë vendosur tabela në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. Por siç informon Nazim Taipi, zv.drejtor në ndërmarjen “Rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut” ekskluzivisht për portalin “tetova1”, kjo tabelë është larguar që dje pas reagimit të drejtoris pasiqë mungonte gjuha shqipe. “Projekti për rehabilitimin e autostradës në atë pjesë ka ekzistuar që më herët d.m.th që nga koha e qeverisjes BDI-LSDM. Kompania e cila ka pas projektin ka punuar sipas atij projekti dhe si…
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi. “Sektori i kontrollit sanitar, në periudhën prej 10 deri më 14 shkurt 2025, ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 51 pika matëse në qytetin e Shkupit”. “Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.
MPB Maqedoni njofton se dje (16.02.2025), rreth orës 16:30 në rrugën Bogdanci – Fsh. Furkë, Dojran, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Masave Kompensuese pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit, është kryer kontrolli i një kamioni “IVECO” me targa të Strumicës, i drejtuar nga shtetasi B.G. “Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mallra të brenduar për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt”. “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim nga neni 285 i Kodit…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi. “Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Mirëmëngjesi Kosovë. Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, ka shkruar ai.
Koalicioni VLEN, uron Kosovën, Presidenten shkëlqesinë e saj Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrah dhe të qëndroj afër Kosovës. Si një nga vendet e para që njohëm Kosovën, vazhdojmë të qëndrojmë afër Kosovës në çdo proces të saj. Ne, si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë krah Kosovës, duke ndihmuar në çdo proces që forcon shtetin e saj dhe e afron me integrimet euro-atlantike. Marrëdhëniet tona të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore janë themeli…
Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj. “Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike. Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.…
Tabelat e reja të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, do të jenë në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa është larguar gjuha shqipe. Nëse deri dje gjuha shqipe ishte krahas tre gjuhëve tjera, tashmë e njëjta është “zhdukur”. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse shqipja nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës vonës, kur kishte nis të bie terri. Me këtë rast, ka reaguar BDI e Ali Ahmetit, e cila ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë.…
Mëngjesin e sotëm në ora 05:05 janë djegur dy makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës, informuan nga NJTZ Strumicë Sipas informacioneve, për shuarjen e automjeteve të djegura kanë ndërhyrë me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës. Në informacionin shtohet se zjarri është lokalizuar dhe është shuar menjëherë pas mbërritjes dhe u parandalua përhapja e tij në objektet përreth. Është kryer inspektim në vendin e zjarrit, ndërsa arsyet do të hetohen.
Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) nuk kanë arritur të gjejnë një operator që do të furnizonte me energji elektrike në rast të një emergjence të mundshme, raporton Telma. Në përgjigje të thirrjes për përzgjedhje të shpallur në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, e cila u mbyll pak ditë më parë, EMV thotë se askush nuk ka aplikuar dhe se me shumë mundësi do të ketë thirrje të re me kushte të ndryshuara, por ende nuk është përcaktuar se kur, transmeton Portalb.mk. Elektranat shtetërore shpesh ballafaqohen me probleme me njësitë në REK Manastir gjatë sezonit të ngrohjes. Në…

