Author: Hamdi Kumanova

Ka ndërruar jetë Hafiz Saduddin Suleiman, një nga hafizët më të njohur të Shkupit. I ndjeri Hafiz Saduddin Suleiman shërbeu si imam në xhaminë historike Murat Pashë në Çarshinë e Shkupit për shumë vite. Përderisa ishte imam në namazin e mëngjesit, të akshamit dhe të natës në xhaminë ku shërbeu për shumë vite, e kryente edhe namazin me hatme. Hafiz Sadudini, i njohur për memorizimin e fortë të Kuranit, ishte hafiz i njohur jo vetëm në Shkup, por edhe në Ballkan. Sulejmani, i cili trajnoi shumë studentë, ishte gjithashtu anëtar i Komisionit për Memorizimin e Kuranit në Myftininë e Shkupit.…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive ka nisur njëzëri procedurë për heqjen e licencës për transmetim televiziv të Televizionit Alfa për shkak të borxhit të papaguar. Televizioni do të mbyllet nëse nuk bëhet pagesa për licencën e transmetimit televiziv, por siç u theksua, ka njoftime se televizioni do ta bëjë pagesën deri në fund të muajit. Transmetuesi nuk e ka paguar tarifën e transmetimit në afatin e caktuar dhe për këtë arsye propozohet që të inicohet procedurë për heqjen e licencës”, sqaroi drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski. Agjencia i lëshon faturat në muajin janar dhe deri më tani i…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike shtëpiake në rajon, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2024. Sipas të dhënave, për konsumatorët në Maqedoninë e Veriut, çmimi mesatar për kilovat/orë është 0,0989 euro. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi paguajnë përkatësisht 0,0929 euro dhe 0,0894 euro për kilovat/orë, kurse çmimin më të ulët të energjisë elektrike e ka Kosova prej 0,0659 euro për kilovat/orë. Nëse shikojmë të dhënat se sa paguajnë vendet e tjera, veçanërisht vendet anëtare të BE-së, si Hungaria, mund të…

Lexo më Shumë

Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët. Ky përjashtim masiv nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit. Përkundrazi,…

Lexo më Shumë

Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët dhe ndotja është një sfidë që kërkon një përgjigje nga të gjithë ne. Ky është një problem që kërkon përpjekje të përbashkëta nga i gjithë komuniteti. E mirëpres donacionin më të madh në vend nga kompania e vendit EKOTIP në vlerë prej 1 milion euro, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski nër profilin e tij në Facebook. “Ky donacion i rëndësishëm i pastruesve të avancuar nga prodhuesi i njohur gjerman Mann+Hummel do të sigurojë ajër të standardeve më të larta mjekësore për kategoritë më të cenueshme: Në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione…

Lexo më Shumë

Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, ish-drejtorit të SH.A. për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare. Sipas Policisë Financiare, ai dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Lotarisë në shumë prej 24.636.045 denarëve. “Me datë 05.07.2023 ka lidhur marrëveshje për dhënie me qira të objektit administrativ dhe afarist me personin juridik “HEJ SHPK” Shkup për objekte afariste të cilat nuk janë përshtatur dhe nuk ishin të gatshme për përdorim për nevojat e SH.A. ” Lotaria Shtetërore”, me…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë është duke shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për urdhërimin e kryeministrit Albin Kurti që të paraqitet për dhënie të dëshmisë në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, gjykata ka konfirmuar pranimin e kësaj kërkese nga Prokuroria. “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Dukagjinin. Sipas procedurave ligjore, nëse gjykata e aprovon këtë kërkesë, kryeministri Kurti…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN akuzon ish sekretarin e Ministrisë së Kulturës nga radhët e BDI-së, Valmir Aziri për shitje të identitetit shqiptar për një vend pune në konkursin e vitit 2021. Sipas VLEN-it Valmir Aziri ka realizuar siç e cilësojnë një akt të turpshëm që turpëron çdo shqiptar. “Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, Aziri nuk ngurroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, për përfitim personal dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e…

Lexo më Shumë

Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTVM) po organizon një darkë gala me shpenzime të larta për delegacionin e Bashkimit Evropian të Transmituesve (BET), e cila do të mbahet më 5 maj të këtij viti. Ngjarja do të zgjasë disa ditë, ndërsa shpenzimet totale financiare ende nuk janë publikuar zyrtarisht. Megjithatë, sipas informacioneve të disponueshme, vetëm shpenzimet për djathin do të arrijnë disa qindra euro, gjë që ka shkaktuar reagime në publik. Si pjesë e menusë luksoze, do të shërbehet Big Woods Blue, një djathë i veçantë i bluar, çmimi i të cilit mund të arrijë deri në 100 euro për kilogram. Përveç…

Lexo më Shumë

Teksti i plotë i një deklarate për shtyp nga VMRO-DPMNE: Pasuria e pronës, disa shtëpi, apartamente, tokë ndërtimore dhe bujqësore, disa makina janë pjesë e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Me pagë zyrtare dhe duke i mbajtur qytetarët në kurriz, ata kanë arritur të fitojnë pasuri si sheikët e Lindjes së Mesme. Gjykata dhe prokuroria, në vend që të luftojnë kundër krimit, vendosën të shërbejnë për padrejtësitë dhe krimin. Dhe është koha për t’i dhënë fund. Duhet kontrolluar mirë pasuria e gjyqtarëve të rregullt, të cilët janë në thirrje telefonike nga shtabet e Bihaçkës dhe Maleshçicës. Binjakët si…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (18.02.2025), në periudhën nga ora 09:30 deri në 18:30, u realizua një kontroll i forcës për trafikun në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilit u sanksionuan 262 pjesëmarrës në trafikun rrugor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ata, 10 shoferë drejtonin pa patentë shoferi, u shqiptuan tre sanksione për mjete të pa regjistruara, tre masa për moskalim të këmbësorëve në kalim të shënuar për këmbësorë, katër sanksione për shoferët fillestarë, 12 masa për shkeljet që bëjnë këmbësorët… Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të…

Lexo më Shumë

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, vendosi që ta provojë veten edhe në politikë. Ai në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës vendosi që të kandidojë për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, deri më tani, kur numërimi i votave për kandidatët për deputet është duke vazhduar ka marrë 12 mijë e 366 vota duke u futu kështu në listën e 50 më ët votuarve të kësaj partie. Me këtë numër të votave, Sokoli pritet të jetë njëri nga deputet e Kuvendit të Kosovës.

Lexo më Shumë