Është arrestuar një person në fshatin Çallapek të Pejës, pasi tek i njëjti është gjetur një pushkë gjuetie me 9 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se pushka me fishekë është sekuestruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.