Dy persona në raste të ndara kanë sulmuar e penguar zyrtarët policorë, në Fushë Kosovë dhe në Lipjan.
Sipas raportit të policisë rasti i parë raportohet të ketë ndodhur të hënën rreth 14:50 ku një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj zyrtarëve policor në kryerje të detyrës zyrtare.Të lënduar nuk ka, ndërsa në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 ku një grua është arrestuar pasi ka penguar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
“Lipjan / 07.04.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka kryer veprën e lartcekur duke penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/