Author: Adijat

– Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot e shqyrtoi dhe miratoi Raportin më të ri tremujor, me ç’rast sërish ishte theksuar se pas ngadalësimit të politikës monetare nga fundi i tremujorit të parë, shkalla bazë e interesit mbeti e pandryshuar në nivel prej 3,00 për qind. Në tregun devizor, edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, lëvizjet ishin të volitshme, me ç’rast BPRM edhe më tutje intervenon me neto-blerje të devizave nga bankat përkrahëse. Rezervat devizore edhe në tremujorin e dytë realizuan rritje dhe sipas të gjithë treguesve për përkatësi, ato edhe më tutje mbahen në zonë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e pyetjeve të deputetëve tha se nuk ka tërhequr asnjë kallëzim penal nga ato që i kanë parashtruar kundër funksionarëve nga ishpushteti derisa ka qenë lider i opozitës. Janë tërhequr, vetëm ato për të cilat në procedurën parahetuese nuk janë siguruar dëshmi materiale. Mes atyre është edhe kallëzimi kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve. “Atëherë publikova për parashtrim të kallëzimeve penale kundër funksionarëve të pushtetit të kaluar, duke përfshirë edhe funksionarë të BDI-së. Ne nuk tërhequr kallëzim penale që është parashtruar nga ne për ata. Një nga kallëzimet ka qenë kundër ish-ministrit Mile Janakieski dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot sërish u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit programues të RTVM-së të japin dorëheqje. “Për mua është me të vërtetë e çuditshme që anëtarët e Këshillit programues të RTVM-së në asnjë mënyrë nuk u përgjigjën në thirrjen time të japin dorëheqje. Një servis i pavarur publik në ndonjë mënyrë do të përgjigjej në thirrjen të japin dorëheqje për shkak të pozitës katastrofale në të cilën e sollën RTVM-në. Heshtja nga ana e tyre tregon gjithçka. Edhe njëherë u bëj thirrje të japin dorëheqje që të mund të zbatohen reformat mediale”, tha Mançevski,…

Lexo më Shumë

Grantet nga thirrja e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjikb kanë marrë dy apo tre kompani pronarët e të cilëve janë shqiptarë nga gjithsej dhjetë që kanë aplikuar, kumtoi zëvendëskryeministri Koço Angjushev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Surija Rashidi në seancën ku deputeti ky pyetur pse është i vogël numri i tyre. “Kjo nuk devijon nga numri apo përqindja sa kanë marrë edhe të gjithë të tjerët. Është dashur të aplikojnë më shumë dhe me siguri dhe do të merrnin më shumë. As nuk më ka rënë ndërmend as nuk ka për qëllim të mendoj në atë mënyrë…

Lexo më Shumë

Një vajzë 10-të vjeçare është sulmuar me thikë dje në Tetovë në afërsi të ndërtesës në të cilën ka jetuar, kumtoi MPB-ja. Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës, i cili ka thënë se dje rreth orës 17, vajza e tij 10- vjeçare, në afërsi të ndërtesës në të cilën kanë jetuar është sulmuar nga një person mashkull, i cili i është afruar dhe me thikë i ka shkaktuar disa prerje. Pasi që sulmuesi është goditur nga vajza, është larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i njëjtë, sipas thënieve të vajzës edhe para dy ditëve e ka sulmuar…

Lexo më Shumë

Të gjithë mësuam nga vitet e kaluara, nga autonomia e shtetit dhe është e radhës që të përparohet kjo shoqëri e jona e përbashkët si përgjegjësi e pushtetit, e opozitës dhe të gjitha etniteteve në shtet. Duhet të kemi kujdes të gjithë, rastet po udhëhiqen në mënyrë transparente, ndërsa opozita është e zëshme aty ku mendon se ka lëshime, që ato të korrigjohen. Qeveria din të tërhiqet si duhet kur është nevoja. Vetëm proceset e këtilla do ta pozicionojnë Maqedoninë në shtet të sigurt dhe shpresëdhënës, gjë të cilën e presin qytetarët nga ne. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë marrë kallëzime penale për shkak të se janë prezantuar rrejshëm si agjentë mode ku kanë fotografuar katër vajza nga Ohri, ndërsa fotografitë e tyre pastaj së bashku me të dhënat e tyre personale i kanë vendosur në faqe interneti për realizimin e kontakteve. Siç informoi MPB kallëzim penal është parashtruar kundër K.K. (29) nga Sveti Nikola dhe N.C. (31) nga Ohri, të cilët më 23 korrik të vitit të kaluar në një plazh në Ohër, u kanë kryer fotosesion katër vajzave nga Ohrit, pasi paraprakisht i kanë bindur se fotografitë janë për një agjenci mode nga Serbia,…

Lexo më Shumë

Në Termoelektranën “Osllomej” me siguri do të ndërtohet kazan për qymyr me kalori të lartë që do të importohet, tha zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve dhe shtoi se gjatë ndërtimit do të implementohen të gjitha standardet nga aspekti i ekologjisë. “Ndërkohë “Osllomej” që ta ulë presionin e çmimit të energjisë elektrike në ELEM , respektivisht t’ zvogëlojë humbjet nga 12 deri në 16 milionë euro në nivel vjetor, do të punojë një periudhë të caktuar, kur do të ketë më tepër nevojë për energji elektrike dhe me këtë rast do…

Lexo më Shumë

Pas shpalljes tre ditë zie, të gjithë flamujt në Greqi janë ulur në gjysmë shtizë. Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, edhe flamuri i Maqedonisë në zyrën për lidhje të Republikës së Maqedonisë është ulur në gjysëm shtizë në shenjë pikëllimi për viktimat në zjarrin katastrofal që të hënën e kaploi pjesën lindore të rajonit të Atikës.Sipas të dhënave zyrtare të fundit, jetën e humbën 82 persona, ndërsa nuk dihet numri i viktimave. Në zjarret nuk ka viktima apo të lënduar që janë shtetas të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Delegacione vendore dhe të huaja sot në varrezat e qytetit në Butel, vendosën lule para përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofal në Shkup, që ndodhi 55 vite më parë. Për nder të viktimave, kurorë vendosi edhe delegacioni zyrtar i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga kryetari i tij, Petre Shilegov. Nderime për të pësuarit shprehu edhe delegacioni qeveritar në përbërje të Dragan Tevdovskit, ministër i Financave, Damjan Mançevskit, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Zorica Apostoloska, ministre e obliguar për Investime të Huaja.”Shënimi i 26 korrikut, kur ndodhi tërmeti katastrofal në Shkup, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është…

Lexo më Shumë

Dokumentet e klasifikuara, të marra prej cilitdo organ, nuk mund t’i posedojnë personat pa certifikatë të sigurisë, të shqyrtohen në mbledhje publike dhe para personave të cilët nuk kanë certifikatë të tillë, thuhet në kumtesën e sotme nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me mosrespektimin e Ligjit për informacione të klasifikuara nga ana e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme. “Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme më tepër se një vjet nuk ka certifikatë të sigurisë, edhe pse nga shërbimet profesionale në Kuvend i është sugjeruar se i ka skaduar vlefshmëria e certifikatës…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Shkupit sot në orën 5:17 i zgjuan tingujt e sirenave në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal më 26 korrik të vitit 1963. Një grup artistësh urbanë nga Qendra për arte bashkëkohore e realizuan audio aksionin “Zgjohu Shkupi” saktë në orën 5:17 minuta në pesë lokacione të ndryshme nëpër qytet dhe i përkujtuan qytetarët e Shkupit për kohën e saktë të ngjarjes tragjike. “Me këtë audio aksion, artistët urbanë dhanë kontributin e tyre origjinal duke i nderuar viktimat nga tërmeti dhe vendosën dimension të ri në shënimin e kësaj tragjedie në Shkup”, kumtoi Qyteti i Shkupit. Sipas grupit të…

Lexo më Shumë