Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot sërish u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit programues të RTVM-së të japin dorëheqje.
“Për mua është me të vërtetë e çuditshme që anëtarët e Këshillit programues të RTVM-së në asnjë mënyrë nuk u përgjigjën në thirrjen time të japin dorëheqje. Një servis i pavarur publik në ndonjë mënyrë do të përgjigjej në thirrjen të japin dorëheqje për shkak të pozitës katastrofale në të cilën e sollën RTVM-në. Heshtja nga ana e tyre tregon gjithçka. Edhe njëherë u bëj thirrje të japin dorëheqje që të mund të zbatohen reformat mediale”, tha Mançevski, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve
pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri. Vetëm ashtu, konsideron ai, zhbllokohet edhe sjellja e ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediale
audio dhe audiovizuale.
“Pengesa e vetme dhe arsye për shkak të së cilës VMRO-DPMNE e bllokon sjelljen e ligjit është t’i mbajnë njerëzit e tyre në këshillin programues të RTVM-së”, pohoi ministri.
Plan “B” për dalje nga kjo situatë, sipas ministrit, ka.
“Nëse ka nevojë do ta shpallim. Ndoshta nuk do të ketë nevojë për atë”, tha Mançevski, sipas të cilit biseda për këtë temë tani nuk ka, por disa amendamente të propozuara nga opozita për Qeverinë janë të pranueshme.
Sipas tij, pengesa kryesore është insistimi i VMRO-DPMNE-së opozitare anëtarët e këshillit programues të RTVM-së të mbesin deri në fund të mandatit dhe të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


