Dokumentet e klasifikuara, të marra prej cilitdo organ, nuk mund t’i posedojnë personat pa certifikatë të sigurisë, të shqyrtohen në mbledhje publike dhe para personave
të cilët nuk kanë certifikatë të tillë, thuhet në kumtesën e sotme nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me mosrespektimin e Ligjit për informacione të klasifikuara nga ana e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme.
“Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme më tepër se një vjet nuk ka certifikatë të sigurisë, edhe pse nga shërbimet profesionale në Kuvend i është sugjeruar se i ka skaduar vlefshmëria e certifikatës paraprake”, thuhet në kumtesën nga kabineti i Xhaferit. Sipas kësaj, siç është theksuar në kumtesë, deputeti dhe kryetari i Komisionit, në pajtim me Ligjin për informata të klasifikuara, i cili është pa certifikatën e domosdoshme të sigurisë, nuk ka mundur të kërkojë, të posedojë dhe të nxjerrë publikisht dokumente të cilat e kanë pasur shenjën “tepër konfidenciale”.
“Antonijo Milloshoski nga Kabinetit të Presidentit të RM-së i ka dorëzuar kërkesë për marrjen e materialeve nga takimet e liderëve të mbajtura në janar dhe në maj të këtij viti, dhe në formë të palejuar dhe të tërthortë, personalisht, jo përmes arkivit, i merr materialet nga Kabineti i Presidentit Ivanov, diçka që nuk është sipas ligjit. Materiali është i hapur, dhe pas disa ditësh nga personat tjerë në Kuvend është sjell në Arkiv që të procesuohet. Me këtë ky material bëhet pronë e Kuvendit”, thuhet në kumtesë.
Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RM-së bëjmë me dije që Talat Xhaferi, ka vepruar në pajtim me nenin 52 të Rregullores së punës të Kuvendit, në të cilin theksohet se deputeti ka për detyrë ta ruajë sekretin shtetëror, zyrtar, ushtarak dhe të punës.
“Si sekret konsiderohen të gjitha materialet që i dërgohen Kuvendit dhe trupave të punës, të cilat si të tilla janë të shënuara nga propozuesi i materialit. Mënyra e menaxhimit dhe ruajtjes së materialeve që konsiderohen sekret rregullohet me akt të veçantë që e miraton kryetari i Kuvendit”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Xhaferit.
Prej Kabinetit thonë se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, as që ka fshehur dhe as që fsheh materiale dhe informata, por ka vepruar sipas Ligjit dhe Rregullores dhe se ai nuk do të lejojë punë joligjore në Kuvendin e RM-së.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


