Të gjithë mësuam nga vitet e kaluara, nga autonomia e shtetit dhe është e radhës që të përparohet kjo shoqëri e jona e përbashkët si përgjegjësi e pushtetit, e opozitës
dhe të gjitha etniteteve në shtet. Duhet të kemi kujdes të gjithë, rastet po udhëhiqen në mënyrë transparente, ndërsa opozita është e zëshme aty ku mendon se ka lëshime, që ato të korrigjohen. Qeveria din të tërhiqet si duhet kur është nevoja. Vetëm proceset e këtilla do ta pozicionojnë Maqedoninë në shtet të sigurt dhe shpresëdhënës, gjë të cilën e presin qytetarët nga ne. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev në seancën në të cilën parashtrohen pyetjet e deputetëve.
“A dëshiron dikush që pas mësimit me Martin Neshkovskin të fshehë vrasje në shtet. A do të lejonte dikush një gjë të tillë. Sot ka aktakuzë për vrasje me paramendim dhe absolutisht sillen vendime për shembull edhe në rastet e këtilla. Ndikon edhe debati ynë, edhe se si ne sillemi dhe a tentojmë që nga raste të tilla të dhimbshme të fitojmë pikë politike ose jo dhe çfarë porosi dërgojmë. Ndikon edhe qiriu i ndezur nga një politikan gjatë rasteve të tilla”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit
Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja për sigurinë publike. Zaev the se pjesa më e madhe e strukturave udhëheqëse në MPB nuk kanë ndryshuar sepse janë profesionistë. Aty, siç tha, ka 427 udhëheqës të sektorëve, reparteve dhe ne llogarisim në kapacitetet e tyre.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


