Qytetarët e Shkupit sot në orën 5:17 i zgjuan tingujt e sirenave në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal më 26 korrik të vitit 1963. Një grup artistësh urbanë nga Qendra për arte bashkëkohore e realizuan audio aksionin “Zgjohu Shkupi” saktë në orën 5:17 minuta në pesë lokacione të ndryshme nëpër qytet dhe i përkujtuan
qytetarët e Shkupit për kohën e saktë të ngjarjes tragjike.
“Me këtë audio aksion, artistët urbanë dhanë kontributin e tyre origjinal duke i nderuar viktimat nga tërmeti dhe vendosën dimension të ri në shënimin e kësaj tragjedie në Shkup”, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Sipas grupit të aktorëve urbanë, me hyrjen e tingujve të sirenave në çdo shtëpi të qytetarëve të Shkupit dhe zgjimin e banorëve në orën 5:17 në mënyrën më të mirë të mundshme çdo banori të Shkupit do t’i mbetet kujtesa e tërmetit, kujtimet e trishta të tragjedisë të cilat me kalimin e kohës nuk do të zbehen nga gjenerata në gjeneratë. Konsiderojnë se çdonjëri i cili do t’i dëgjojë tingujt e sirenave do të kujtojë katastrofën e vitit 1963 dhe në kujtesën e tij do të mbetet data 26 korrik.
Data 25.10.2026
Aktuale
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë


