Grantet nga thirrja e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjikb kanë marrë dy apo tre kompani pronarët e të cilëve janë shqiptarë nga gjithsej dhjetë që kanë
aplikuar, kumtoi zëvendëskryeministri Koço Angjushev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Surija Rashidi në seancën ku deputeti ky pyetur pse është i vogël numri i tyre.
“Kjo nuk devijon nga numri apo përqindja sa kanë marrë edhe të gjithë të tjerët. Është dashur të aplikojnë më shumë dhe me siguri dhe do të merrnin më shumë. As nuk më ka rënë ndërmend as nuk ka për qëllim të mendoj në atë mënyrë – cila firmë është maqedonase, e cila është shqiptare…Në punën time ka vetëm në qasje – nëse di apo nuk di të punojë”, tha Angjushev. Sqaroi se në thirrje janë paraqitur mbi 300 kompani prej të cilave grante kanë marrë 79 pas dy përzgjedhjeve dhe për përzgjedhjen nuk ka vendosur asnjë institucion, as Kabineti, as ministri. Kumtoi se mjetet për grante nga programi IPA për konkurrencë në katër vitet e ardhshme do të jenë kryesisht për kompani të vogla dhe të mesme, ndërsa që të ketë zhvillim të barabartë rajonal ata do të jenë për tre zonat më pak të zhvilluara ekonomike – rajoni i Pollogut dhe rajoni verilindor dhe jugperëndimor.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


