Dy persona kanë marrë kallëzime penale për shkak të se janë prezantuar rrejshëm si agjentë mode ku kanë fotografuar katër vajza nga Ohri, ndërsa fotografitë e
tyre pastaj së bashku me të dhënat e tyre personale i kanë vendosur në faqe interneti për realizimin e kontakteve.
Siç informoi MPB kallëzim penal është parashtruar kundër K.K. (29) nga Sveti Nikola dhe N.C. (31) nga Ohri, të cilët më 23 korrik të vitit të kaluar në një plazh në Ohër, u kanë kryer fotosesion katër vajzave nga Ohrit, pasi paraprakisht i kanë bindur se fotografitë janë për një agjenci mode nga Serbia, e cila përzgjedh manekene, prezantuese, fotomodele dhe vajza për spote. Të denoncuarit, katër vajzave u kanë paguar nga 600 denarë, ndërsa pastaj ua kanë fotografuar edhe të dhënat personale. Gjatë këtij viti fotografitë dhe të dhënat personale të katër vajzave nga Ohri, pa diturinë dhe pëlqimin e tyre, janë publikuar në faqen të internetit, e cila është krijuar për realizimin e kontakteve.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


