Delegacione vendore dhe të huaja sot në varrezat e qytetit në Butel, vendosën lule para përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofal në Shkup, që ndodhi 55 vite më
parë.
Për nder të viktimave, kurorë vendosi edhe delegacioni zyrtar i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga kryetari i tij, Petre Shilegov. Nderime për të pësuarit shprehu edhe delegacioni qeveritar në përbërje të Dragan Tevdovskit, ministër i Financave, Damjan Mançevskit, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Zorica Apostoloska, ministre e obliguar për Investime të Huaja.”Shënimi i 26 korrikut, kur ndodhi tërmeti katastrofal në Shkup, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është përkujtim i shumë viktimave, por edhe kujtesë e përjetshme për dhembshuri, ndihmë dhe solidaritet që i tregoi bota ndaj familjeve të viktimave dhe ndaj qytetit të Shkupit. Ai është obligimi ynë, të kthejmë me dhembshuri dhe ndihmë ndaj atyre të cilëve u nevojitet, të ndërtojmë shoqëri mbi themelet e solidaritetit dhe të vazhdojmë ta zhvillojmë kryeqytetin me entuziazëm dhe vizion progresiv, me të cilin ishte rindërtuar”, thonë nga Qeveria me rastin e 55 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup.
Me vendosjen e luleve, viktimat i nderuan edhe delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të partive politike, të gjitha komunave të Shkupit, përfaqësues të Kryqit të Kuq, të ARMsë, të ndërmarrjeve publike, dhe institucioneve kulturore, si dhe shumë qytetarë. Lule në varrezat e personave të pësuar nga tërmeti, vendosën edhe delegacionet zyrtare nga vendet e huaja, mes të cilave: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika e Kinës, Republika e Francës, Mbretëria Holandeze, Federata Ruse dhe delegacioni i Bashkimit Evropian. s
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


