Qytetarët e Shkupit sot në orën 5:17 i zgjuan tingujt e sirenave në shenjë përkujtimi të tërmetit katastrofal më 26 korrik të vitit 1963. Një grup artistësh urbanë nga Qendra për arte bashkëkohore e realizuan audio aksionin “Zgjohu Shkupi” saktë në orën 5:17 minuta në pesë lokacione të ndryshme nëpër qytet dhe i përkujtuan qytetarët e Shkupit për kohën e saktë të ngjarjes tragjike. “Me këtë audio aksion, artistët urbanë dhanë kontributin e tyre origjinal duke i nderuar viktimat nga tërmeti dhe vendosën dimension të ri në shënimin e kësaj tragjedie në Shkup”, kumtoi Qyteti i Shkupit. Sipas grupit të…
Author: Adijat
Për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore për rinovimin e hapësirave ekzistuese, ambulancave dhe sporteleve të ISHP KU e Hematologjisë përkohësisht do të zhvendosen. Nga 1 gushti 2018 dhe në vazhdim, ambulancat dhe sportelet e Klinikës për Hematologji do të punojnë në pjesën e ambulancës të Klinikës për Dermatologji në kuadër të Ndërtesës së brendshme, më saktësisht në ish “Repartin e meshkujve”. Të gjitha kontaktet, numrat e telefonit dhe adresat elektronike mbeten të pandryshuara. Pas përfundimit të punëve ndërtimore, pacientët me kohë do të informohen për vënien në përdorim të kapaciteteve ekzistuese hapësinore, informojnë nga ISHP Klinika Universitare për Hematologji.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, dje në ditën e parë të vizitës së punës në Uashignton, pati takime në Shtëpinë e Bardhë, në Kongres, dhe në Këshillin atlantik të SHBA-së. Në Departamentin amerikan të Shtetit mori pjesë në pritjen e shefave të delegacioneve për nder të hapjes së Konferencës ministrore për avancim të lirive fetare, nikoqir i së cilës është sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, kumtoi MPJ e Maqedonisë. Gjatë takimeve, Zhernovski i njohi bashkëbiseduesit me ngjarjet më të reja në Republikën e Maqedonisë në planin e brendshëm dhe të ajshtëm politik dhe informoi për aktivitetet kyçe…
Të vetmit që bllokojnë Maqedoninë dhe e rrezikojnë të ardhmen e qytetarëve janë Zoran Zaev dhe karteli kriminal i LSDM-së, ka reaguar sot përmes një komunikate për media, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, vetëm në rastin e marrëveshjeve kriminale të Fondit për inovacion dhe tenderit të përgjakshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, ata janë kapur në vepër se si vjedhin 45 milionë euro para të popullit. “Për këtë krim dhe dhjetëra raste të tjera të marrëveshjeve kriminale, skandaloze dhe të turbullta të këtij pushteti shumë shpejt do të ketë përgjegjësi. Ky pushtet jopopullor do të bie, populli i Maqedonisë…
Një grua shtatëdhjetë e njëvjeçare humbi jetën në zjarrin i cili shpërtheu dje në shtëpinë e saj në fshatin Dobroshane të Kumanovës. Siç është theksuar në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 20:40 është paraqitur se në fshatin Dobroshane, ne vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, në shtëpinë pronësi e M.L. (71) ka shpërthyer zjarr, me çka shtëpia plotësisht është djegur. Nga lëndimet e marra gjatë zjarrit, M.P. ka vdekur. Zjarri është fikur nga ekipet e Njësive territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë. Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme.
Rritje e nivelit të lumenjve në raport me mesataren për muajin korrik shënon sot lumi Vardar në Jegunoc tek Kodra Zajçev në Shkup, në Veles dhe Demir Kapi si dhe në Pçinjë në Banjat e Katllanovës. Të dhënat e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike tregojnë se ulje të nivelit të ujit ka në Drinin e Zi në Llozhan, në Treskë të Makedonski Brodit dhe në “Kriva reka” të Kriva Pallankës. Nivelet e ujit në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit sipas matjeve të sotme janë në kuadër të mesatares.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në ditën e dytë pune të Komisionit për çështje të jashtme ju drejtua deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski duke i thënë se publikimin e sekreteve shtetërore e përjeton si një proces antishtetëror. “Sekret shtetëror donë të thotë se publikimi i informacioneve të tilla mund të dëmtoj procesin i cili nuk ka përfunduar. Në janar nuk u dakorduam të mbajë shënime zyrtare. Format e tilla janë si sëmundja të vije dhe ta pyes shërimin deri ku është procesi. Këtë sabotim e përjetoj si proces antishtetëror. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë që Talat Xhaferi t’i lejojë…
Dështon seanca e Komisionit për Punë të Jashtme, pasi kryetari i këtij komisioni, Antonio Milloshovski, nuk i lejoi ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov, të mbajë fjalimin për punën e bërë.Milloshovski kërkoi që atij dhe deputetëve që kanë certifikatë të sigurisë t’u jepen dokumentet e klasifikuara nga takimet e liderëve të mbajtura në janar dhe në maj të këtij viti ku është folur për kontestin e emrit me Greqinë. Milloshovski akuzoi kryeparlamentarin Xhaferi se ka ndaluar shërbimet që të dorëzojnë dokumentet. Kjo, sipas tij, hap dyshime se qeveria po fsheh informacionet. “A ndalohet shpërndarja e materialeve pasi në takimin e parë…
Karvani në kuadër të fushatës “Secilit fëmijë i duhet familje” sot ishte në Tetovë, ku në sheshin e qytetit, qytetarët informohen për kushtet për përkujdesje të fëmijës. Në Qendrën për Punë Sociale Tetovë, ka përkujdesje familjare, ndërsa pesë fëmijë nga qyteti kujdesen nëpër vende të tjera në Maqedoni. Qëllimi i projektit është që të rritet mbështetja për përkujdesje dhe në vend që fëmijët të sistematizohen në qendra të mëdha sociale, të mund ta ndjejnë ngrohtësinë familjare. Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale Tetovë, Mada Blazheska, thotë se secili që dëshiron të jetë familje në përkujdesje, fillimisht duhet të tregojë interes,…
Pas konkluzioneve nga takimi i sotëm i vendeve të CEFTA-s në Beograd për doganat e Kosovës, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi takim me kolegun e tij kosovar Hasani për të premten, më 27 korrik. Qeveria e Kosovës dje mori vendim për tërheqje të pjesshme të masës së përkohshme, por me të mbeten të përfshira domatet, specat, mollët, dardhat, kumbullat, mjedrat dhe rrushi. “Në emër të bashkëpunimit të deritanishëm tregtar të suksesshëm, dhe në përgjithësi, ekonomik me Republikën e Kosovës shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me kolegun e tim kosovar, ndërsa se takimi do të rezultojë me…
Derisa nga Komuna e Haraçinës pohojnë se kanë dërguar kërkesë tek Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gazibabës, lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për semaforët që ndodhen në Hasanbeg, nga Qyteti i Shkupit mohojnë të kenë pranuar një kërkesë të tillë, raporton SHENJA. Qyteti i Shkupit “Deri në momentin që po flasim, Qyteti i Shkupit nuk ka pranuar kërkesë zyrtare në formë të shkruar në lidhje me këtë çështje.” Bëhet fjalë për semaforët e vendosur në Lagjen Hasanbeg, për të cilët banorët thonë se kanë shkaktuar kaos në trafik, pasi të njëjtat nuk janë vendosur në mënyrën e duhur.…
Kryeministri Zoran Zaev, zëvendës kryeministri Koço Angjushev dhe ministra të Qeverisë nga sfera e financave dhe investimeve të huaja, morën pjesë në fillimin e punimeve të investimit më të ri kapital në zonën e lirë ekonomike Shkup 2. Kompania turke për prodhimin e kabllove dhe pajisjeve elektrike, “Murat Tixharet”, do të investojë 7 milionë euro në ndërtimin e objektit të tyre në Shkup, ndërsa me punë pritet të fillojë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Në këtë fabrikë fillimisht do të punësohen 300 persona, ndërda brenda pesë viteve pritet që numri i të punësuarve të arrijë deri në 500. Zyrtarë…

