Të vetmit që bllokojnë Maqedoninë dhe e rrezikojnë të ardhmen e qytetarëve janë Zoran Zaev dhe karteli kriminal i LSDM-së, ka reaguar sot përmes një komunikate
për media, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, vetëm në rastin e marrëveshjeve kriminale të Fondit për inovacion dhe tenderit të përgjakshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, ata janë kapur në vepër se si vjedhin 45 milionë euro para të popullit.
“Për këtë krim dhe dhjetëra raste të tjera të marrëveshjeve kriminale, skandaloze dhe të turbullta të këtij pushteti shumë shpejt do të ketë përgjegjësi. Ky pushtet jopopullor do të bie, populli i Maqedonisë do të fitojë, ndërsa gjykata do të lirohet nga kthetrat e Zaevit dhe LSDM-së dhe për çdo krim ky pushtet do të paguajë dhe përgjigjet”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Data 25.10.2026
Aktuale
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë


