Karvani në kuadër të fushatës “Secilit fëmijë i duhet familje” sot ishte në Tetovë, ku në sheshin e qytetit, qytetarët informohen për kushtet për përkujdesje të fëmijës.
Në Qendrën për Punë Sociale Tetovë, ka përkujdesje familjare, ndërsa pesë fëmijë nga qyteti kujdesen nëpër vende të tjera në Maqedoni.
Qëllimi i projektit është që të rritet mbështetja për përkujdesje dhe në vend që fëmijët të sistematizohen në qendra të mëdha sociale, të mund ta ndjejnë ngrohtësinë familjare.
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale Tetovë, Mada Blazheska, thotë se secili që dëshiron të jetë familje në përkujdesje, fillimisht duhet të tregojë interes, t’i ofrojë kujdes dhe dashuri fëmijës konkret. Projekti realizohet me ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNICEF-it. Qëllimi i kësaj fushate është që përmes deinstitucionalizimit deri në vitin 2020 të gjithë fëmijët të moshës prej 0 deri në 3 vjet të nxirren nga institucionet dhe të akomodohen në shtëpi të vogla grupore, familje në përkujdesje dhe forma të tjera të akomodimit adekuat. Sipas një hulumtimi të zbatuar në 33 shtete evropiane, strehimi i fëmijëve në familje në përkujdesje është disa herë më i lirë në krahasim me akomodimin në institucione adekuate, ndërsa efektet janë shumë më të mëdha sepse fëmijët rriten në kushte të shëndosha familjare.
Data 25.10.2026
Aktuale
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë


