Në Termoelektranën “Osllomej” me siguri do të ndërtohet kazan për qymyr me kalori të lartë që do të importohet, tha zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje
ekonomike Koço Angjushev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve dhe shtoi se gjatë ndërtimit do të implementohen të gjitha standardet nga aspekti i ekologjisë.
“Ndërkohë “Osllomej” që ta ulë presionin e çmimit të energjisë elektrike në ELEM , respektivisht t’ zvogëlojë humbjet nga 12 deri në 16 milionë euro në nivel vjetor, do të punojë një periudhë të caktuar, kur do të ketë më tepër nevojë për energji elektrike dhe me këtë rast do të mbahet kujdes për të gjitha standardet ekologjike, gjegjësisht filtrat elektrostatik, që janë instaluar të jenë në funksion”, tha Angjushev.
Bëhet fjalë siç sqaroi, për punë afatshkurte në periudhën e ardhshme, ndërsa strategjia afatgjate duhet të jetë me ndërtim të një kazani të ri me të gjitha standardet ekologjike.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris


