Nga sot Banka Popullore e Maqedonisë do të lëshoj në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarëve. Njëkohësisht, do të tërhiqet bankënota prej 5000 denarëve. Në lidhje me tërheqjen e kësaj bankënote nga Banka Popullore kanë thënë se ajo nuk ka gjetur vend në transakcionet ditore e as bankat nuk kanë pasur shumë nevojë për këtë bankënotë. Nga BPM informojnë se pas analizave është konkluduar se është e nevojshme një ndryshim në strukturat e parave të letrës.
Author: almakos
Koalicioni “Rilindje me Besë” nuk do të presë ofertë, por do të japë ofertë për përfshirje në Qeveri. Kështu tha nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, gjatë emisionit “Ora e Fundit”, në Klan Kosova. Ai tha se të enjten koalicioni “Rilindje me Besë” do të ketë mbledhje të kryesisë, ndërsa nga pasnesër do ta shpalosin këtë ofertë. Duke u përgjigjur në pyetjen për koalicionimin e mundshëm me partitë tjera, Ibrahimi tha se për VMRO-DPMNE-në, ‘vija e kuqe’ është vendosur shkaku i lidershipit të saj, duke theksuar se me Gruevskin nuk bëjnë koalicion. “Për VMRO-DPMNE është ‘vija e kuqe’ për shkak…
Nënkryetari i Lëvizjes “BESA”, Zeqirija Ibrahimi, tha se atyre u janë mohuar dy deputetë në zone zgjedhore numër dy dhe gjashtë. Sipas tij presin që pas ankimimeve atyre të ju rikthehen dy deputetët. “Është zbuluar një skandal i madh që ka bërë KSHZ, ku procesverbalet e këshillave komunale nuk përputhen me ato që kanë përfunduar më Këshillin Qendror, dhe ne së paku presim që të nxjerrim edhe dy deputetë, edhe atë një në njësinë numër dy, ndërsa nuk përjashtohet edhe një në njësinë numër gjashtë”, ka deklaruar Ibrahimi.
Fajtor kryesor për parregullsitë që u hasën në procesin zgjedhor është regjimi. Kështu tha gjatë emisionit “Arena”, politologu Xhenis Sulimani, duke aluduar në partitë VMRO-DPMNE dhe BDI. Vetë fakti se këto parti ende nuk kanë reaguar, sipas Sulimanit, tregon se ato ia kanë arritur që t’i menaxhojnë mirë punët. Nga ana tjetër, gazetari Goran Naumovski tha se tani do të kemi një situatë që ndodh për herë të parë në Maqedoni, që të jetë tejet e vështirë për të formuar Qeverinë. “Mendoj që nëse BESA ka dorëzuar rreth 12 ankesa dhe LSDM, pra gjithsej 16 KSHZ do t’ua pranojë rreth…
Në debatin që po zhvillohet në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA, të ftuar janë gazetarët Xhenis Sulimani, Arben Zeqiri dhe Goran Naumovski. Të ftuarit thanë se këto zgjedhje mund të numërohen ndër zgjedhjet më të qeta që janë mbajtur deri më tani në Maqedoni. Sulimani tha se është për t’u përshëndetur gatishmëria e forcave policore për të reaguar në kohë të duhur në vend të duhur. Naumovski tha se për fat të mirë nuk kishte të lënduar, që ishte një traditë gjatë 20 viteve të kaluara. “Nuk kishte as viktima, as thyerje të kutive zgjedhore, që ishte njëfarë tradite për…
Lëvizja BESA do të kishte pranuar çfarëdolloj kombinimi të mundshëm sa u përket koalicioneve pas zgjedhore, por vetëm nëse partitë janë në drejtim të plotësimit të pikave të platformës së Lëvizjes BESA. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili tha se Maqedonia duhet patjetër t’i plotësojë pikat që të rikthehet në normalitetet, pasi sipas tij, situate momentalë është shumë kritike dhe problematike. Megjithatë, nga kjo parti akoma presin përgjigje nga KSHZ pas ankimimeve të bëra dje në lidhje me parregullësitë gjatë procesit zgjedhor, е të cilat sipas tyre i kanë dëmtuar ata për së paku dy…
Fëmijët refugjatë të pashoqëruar nga prindi, përkatësisht fëmijët e ardhur në Maqedoni dhe në vendet e Evropës Juglindore në gjendje rreziku, të cilët janë pre e manipulimeve dhe keqpërdorimeve, ishte tema e takimit të sotëm, ku u fol për rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi sigurinë e këtyre fëmijëve. Kryetari i ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, Dragi Zmijanac, tha se është e palejueshme që Republika e Maqedonisë, e cila është nënshkruese e konventës për të drejtat e fëmijëve, të lejojë kalim ilegal të…
Policia mbrëmjen e djeshme është futur në shtëpinë e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme- Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq, me urdhër të Prokurorisë Publike, nën dyshimin për veprën penale- krim zgjedhor, shoqërim kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar se qëllimi i aksionit ka qenë gjetja e gjurmëve të veprës penale ose materialeve të rëndësishme për veprën penale dhe marrjen e tyre. “Janë marrë materiale që përmbajnë të dhëna në formë të shkruar dhe lëndë që përmbajnë materiale në formë elektronike në lidhje me veprat penale- Shoqërim kriminel nga neni 394 dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe…
Shqiptarët kanë të drejtë legjitime që të kërkojnë postin e kryeministrit për t’u ndjerë që janë qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe faktor kyç i stabilitetit. Sipas analistit Ismet Ramadani, rezultati që kanë korrur partitë shqiptare në këto zgjedhjeve u lejon që të mos pranojnë asgjë më pak se kryeministër, duke e ditur se mund të mos kenë rast më të mirë ndonjëherë tjetër. “Po është e drejtë legjitime sepse kemi plot raste kur në situatat të tilla forca më e vogël politike kur ka rolin e çelësit mund të insistojë që ta marrë kryeministrin. Por, në këtë rast…
Rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit ishte i pritshëm për të ftuarit e emisionit të mbrëmshëm të emisionit Arena në Televizionin Shenja. Njohësit e rrethanave politike Mersim Maksuti dhe Arsim Sinani, vlerësojnë se situata politike në Maqedoni është një moment shumë interesant e sidomos në kampin shqiptar, pasi shqiptarët janë në pozicion që të vendosin për Qeverisjen e Maqedonisë. Sipas profesorit universitar, Mersim Maksuti, Bashkimi Demokratik për Integrim po hyn në një moment të ri politik, drejt humnerës dhe drejtë historisë, gjë që ai e sheh si përsëritje të asaj që ka ndodhur më herët me PPD-në dhe së fundmi…
Po behen 48 orë që rajoni i Studeniçanit është pa ujë të pijshëm, gjegjësisht Batinca Draçeva dhe Studeniçani. E gjithë kjo për shkak të shpërthimit të tubacionit kryesor të ujësjellësit në lumin Markova Reka që gjendet mes Batincës dhe Draçevës. SHENJA jozyrtarisht mëson se ekipet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, gjatë tërë natës së kaluar kanë punuar në gjetjen e problemit, ndërsa sonte do të punojnë në sanimin e dëmit që ka lënë pa një pjesë shumë të madhe të rajonit të Karshiakës. Sipas informacioneve jozyrtare, problemi pritet të sanohet deri nesër në mëngjes.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi sot një takim me ambasadorin norvegjez Arne Sannes Bjornstad. Kasami tha që gjatë këtij takimi me ambasadorin Bjornstad, për të cilin tha që po qëndron në Beograd dhe po e mbulon edhe Maqedoninë, biseduan për situatën në të cilën gjendet për momentin vendi, nga përfundimi i zgjedhjeve si dhe mënyrat se si mund të dalë Maqedonia nga kjo krizë e thellë politike. “Biseduam për situatën aktuale në Maqedoni dhe për mundësitë për variantet e daljes nga kjo situatë, me qëllim që Maqedonia t’i rikthehet integrimit të saj euroatlantik. Ne treguam për qëndrimin tonë…

