
Në debatin që po zhvillohet në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA, të ftuar janë gazetarët Xhenis Sulimani, Arben Zeqiri dhe Goran Naumovski.
Të ftuarit thanë se këto zgjedhje mund të numërohen ndër zgjedhjet më të qeta që janë mbajtur deri më tani në Maqedoni. Sulimani tha se është për t’u përshëndetur gatishmëria e forcave policore për të reaguar në kohë të duhur në vend të duhur.
Naumovski tha se për fat të mirë nuk kishte të lënduar, që ishte një traditë gjatë 20 viteve të kaluara. “Nuk kishte as viktima, as thyerje të kutive zgjedhore, që ishte njëfarë tradite për ne. Këto zgjedhje kaluan mjaft qetë. Siç tha edhe Xhenisi, kishte shkelje në disa vende, por për fat të mirë policia ishte më në numër atje ku duhej të ishte, ose ndoshta analizat e tyre kanë qenë të tilla që ndodha pikërisht në ato vende mund të ndodh diçka dhe për fat të mirë reaguan”, tha gjatë emisionit Naumovski.
Nga ana tjetër, gazetari Arben Zeqiri tha se njollë e këtij procesi zgjedhor ishte keqpërdorimi i fëmijëve gjatë fushatës. Për fat të mirë, theksoi Zeqiri, kjo ishte ndër njollat më të mëdha të këtij procesi zgjedhor. /SHENJA/