Fushata zgjedhore ishte e qetë dhe pa incidente konkrete, mirëpo presioni i partive në pushtet ndaj qytetarëve dhe të punësuarve në administratë për të marrë pjesë në aktivitetet partiake gjithsesi se duhet të ndëshkohet. Kështu vlerësojnë të ftuarit gjatë debatit në emisionin “ARENA”. Gazetari Arben Zeqiri deklaroi se të gjithë atë që kanë bërë presione ndaj qytetarëve duhet të dënohen me qëllim që të mos i përsërisin të njëjtat vepra edhe në zgjedhjet e ardhshme. Gazetari Goran Maumovski thotë se propagandat nacionaliste të partive në pushtet se nëse VMRO-DPMNE dhe BDI nuk janë pjesë e Qeverisë mund të ketë destabilizim…
Author: almakos
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ishte për vizitë në Manastir prej ku bëri thirrje që të priten rezultatet përfundimtare. Ai tha se në kontakt të vazhdueshëm me Nikolla Gruevskin, si para ashtu edhe pas zgjedhjeve. “Koha e Gruevskit ka mbaruar. Ai në asnjë rast nuk do të formoj qeveri, ndërsa jam i bindur se edhe ai e dinë këtë. Për këtë bëj thirrje që të mos nxehen gjakrat tek qytetarët, edhe pse opinioni nuk e di se unë dhe Gruevski jemi në kontakt të vazhdueshëm, siç ishim gjatë kohës së heshtjes zgjedhore. Bëj thirrje që të mos ndahemi dhe…
Edhe për ankimimet në vendvotimet 1995, 1996, 1997, 1997/1, 1999, 2080, 2081, 2083 në Tetovë, njësia zgjedhore numër 6, anëtarët e KSHZ-së votuan kundër. Blerim Sejdiu nga BESA tha se është votuar në mënyrë familjare, në mënyrë grupore, nuk është shfrytëzuar llamba UV. KSHZ refuzoi ankimimet e BESËS edhe për në komunën e Gazi Babës.
Ankimimi i radhës nga Lëvizja BESA ka të bëj me parregullsitë e vërejtur në vendvotimin 2339, në fshatin Orllancë të Haraçinës. Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA tha se anëtari i Këshillit Zgjedhor ka fotografuar faqe Listën Zgjedhore dhe të njëjtën e ka dërguar jashtë vendvotimeve. “Publikisht është bërë agjitim për kë duhet votuar para vendvotimit. Vazhdimisht është bërë presion ndaj votuesve në korridoret ndërsa këshilli zgjedhor nuk ka ndërmarr asgjë. Përfaqësuesit e tanë kanë insistuar në lidhje me këto parregullsi por kryetari i Këshillit zgjedhor nuk i ka marrë parasysh këto vërejtje”, ka thënë Sejdiu i BESËS. Anëtarët e KSHZ-së,…
Ankimimi i radhës i Lëvizjes BESA ka të bëjë me vendvotimin 2340 në fshatin Grushinë. Siç tha anëtari i BESËS, Blerim Sejdiu, në këtë vendvotim nuk janë vendosur vula në disa fletëvotime të cilat janë shpallur të pavlefshme si dhe është votuar në mënyrë familjare. Anëtari i BDI-së, Subhi Jakupi ishte i ashpër në kërkesat që të mos hapen kutitë e votimit, ndërsa në një moment për shkak të debatit u ndërpre edhe seanca. Më pas seanca vazhdoi ndërsa shtatë vota ishin kundër dhe dy pro. /SHENJA/
Ndërpritet seanca e KSHZ-së për shkak se Subhi Jakupi anëtarë i BDI-së në KSHZ ka kundërshtuar ashpër kërkesë për hapjen e kutisë së votimit në Haraçinë për të konfirmuar nëse fletëvotimet kanë vulë ose jo, ashtu siç obligon Kodi Zgjedhor. Jakupi kundërshton ashpër këtë kërkesë dhe këtu krijohet një polemik mes anëtarëve të KSHZ-së, ndërsa më pas Çiçakovski jep pauzë prej 5 minuta. Polemika ka vazhduar edhe në korridor. KSHZ by tvshenjaofficial
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social ka shkruar se shqiptarëve sot u rrezikohet një deputetë për shkak se “argatët shqiptarë të VMRO-së në KSHZ janë të angazhuar t’i luftojnë shqiptarët dhe ta mbrojnë VMRO-në” Ja dhe postimi i tij i plotë: “Edhe sot vazhdon argatllëku për VMRO-në… Shqiptarëve sot u rrezikohet një deputet për shkak se argatët shqiptarë të VMRO-së në KSHZ janë të angazhuar t’i luftojnë shqiptarët dhe ta mbrojnë VMRO-në. Më vjen keq që edhe ata e quajnë veten shqiptarë! Turp!”
Ankimimi i dytë i Lëvizjes BESA ka të bëj me vendvotimet 1119/1 dhe 1120 në komunën e Likovës Sipas Blerim Sejdiut nga Lëvizja BESA në këto vendvotimet “ka pasur votim familjar, kanë votuar shumë persona njëkohësiht, është votuar jashtë paravanit, është bërë presion i vazhdueshëm mbi votuesit dhe agjitim publik. Kemi kontaktuar KSHZ-në në lidhje me këto shkelje, kështu që vlerësoj se KSHZ është e njoftuar me këtë rast”, tha Sejdiu nga BESA. Anëtarët e KSHZ-së votuan 2 për dhe 7 kundër. /SHENJA/
KSHZ- diskutoi për ankimimin e parë të BESËS në vendvotim 2333/1 në Haraçinë, për të cilin nga BESA thonë se është bërë presion mbi votuesit, janë bartë votues edhe pse ata nuk kanë kërkuar një gjë të tillë dhe vërejtje të tjera. Blerim Sejdiu nga BESA tha se vërejtjet e tyre të regjistruar nga vëzhguesit e kësaj partie janë të noterizuar. Me 7 vota kundër dhe 2 për u refuzua ankimimi i BESËS për vendvotimin 2333/1 në Haraçinë. /SHENJA/
KSHZ me gjysmë orë vonesë e filli seancën në të cilën do të shqyrtoj ankimimet e LSDM-së dhe BESËS/ Anëtarët e KSHZ-së njëzëri u dakorduan që ankimimet të shqyrtohen sipas kohës kur janë dorëzuar, së pari ato të BESËS e më pas ato të LSDM-së. Komisioni para se të vendos për ankimimet vërteton nëse është i dorëzuar sipas procedurave formale. Kryetari I KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski dha 10 minuta pauze për arsye se përfaqësuesi i Lëvizjes BESËS nuk ishte prezentë në sallë. Në çdo moment pritet që séance të rifilloj ku pritet që përfaqësuesi i BESËS të arsyetoj ankesat e tyre.…
Në orën 11:00 KSHZ-ja pritet të mbaj seancë ku do të diskutoj në lidhje me ankimimet e partive politike LSDM dhe BESA për sa i përket parregullsive të vërejtur nga këto parti në zgjedhjet parlamentare. Rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, janë duke u vendosur rrethoja të hekurta, pas paralajmërimeve se mund të ketë protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së. Për momentin nuk ka njerëz të grumbulluar përpara KSHZ-së. Policia është në gjendje gatishmërie.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në orën 11 do të mbaj seancë e hapur për mediat në të cilën pika e vetme do të jetë shqyrtimi i ankimimeve të dërguara nga LSDM-ja dhe BESA, të cilat kanë të bëjnë me procedurën e grumbullimit dhe vërtetimit të rezultateve, kanë bërë të ditur nga KSHZ.

