Author: almakos

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka afat qe deri sot pasdite ose më së voni nesër të shqyrtojë ankimimet për parregullsitë që i kanë parashtruar dje partitë politike. Në KSHZ kanë arritur 8 ankimime nga Lëvizja Besa dhe 8 nga LSDM-ja. Lëvizja Besa ka parashtruar ankimim për njësinë e 2 zgjedhore, ku sipas tyre, nëse pranohen ankimimet e tyre mund të merr edhe një mandat, të cilin sipas rezultateve preliminare e ka marrë VMRO DPMNE, ndërsa Besa pretendon se rezultatet janë sajuar dhe ky mandat i takon Lëvizjes Besa. Ndërkohë, LSDM-ja pret edhe një mandat plus në njësinë e 6 zgjedhore. KSHZ…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se nuk ka qenë e informuar dhe e kyçur në planifikimin e aksionit të djeshëm në të cilën është kryer bastisje në shtëpinë e kryeshefit të SPB Kumanovë S.V. “Aksioni në të cilin është kryetar kontroll në shtëpinë e kryeshefit të SPB Kumanovë S.V. është zhvilluar me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake dhe zbatuar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në kuadër të procedurës prahetimore, pa informim dhe planifikim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatën. Ata kanë bërë…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar në shkrimet e një pjese të mediave të cilat raportuan se ambasadori Xhejs Bejli është përzier në punët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ata thonë se janë të brengosur në lidhje me këto dezinformata. “Me shqetësim po i përcjellim këto raportime jo të sakte, të cilat pohojnë se ambasadori amerikan po përzihet në punën e KSHZ-së. Kjo nuk është koha për publikim të lajmeve të rrejshme. Ambasadori i SHBA-së nuk është takuar me përfaqësues të KSHZ-së, nuk e ka vizituar KSHZ-në e as që ka intervenuar te ndonjë anëtarë i KSHZ-së. SHBA i përkrah…

Lexo më Shumë

Në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e ankimimeve për procedurën për përmbledhjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë. Paraprakisht, në orën 19 skadoi edhe afati për parashtrimin e ankimimeve deri në KSHZ për procedurën e votimit. Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë arritur edhe 16 ankimime dhe atë tetë nga bartësi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Besa dhe tetë nga bartësi i Listës së Koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Një pjesë e ankimimeve kanë të bëjnë me procedurën e votimit, ndërsa një pjesë ka të bëjë me procedurën e mbledhjes dhe…

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë të Kumanovës, kryesisht simpatizantë të LSDM-së, si shenjë revolte ndaj arrestimit të kryeshefit të policisë janë tubuar para shtëpisë së tij. “Është proces i montuar nga kryeprokurori Marko Zvërlevski dhe Mitko Cavkov. Ju lutem të shpërndaheni që njësiti special të mund të dalë nga shtëpia ime. Nuk do të arrestohem”, porositi Veliçkoviq masën e qytetarëve që ishin tubuar para shtëpisë së tij, për të mos lejuar arrestimin e tij. Dyshohet se bastisja ka të bëjë me dyshime për parregullsi zgjedhore. ___________________________________________________________ Njësite policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e një zyrtari të lartë nga Ministrinë e Brendshme në…

Lexo më Shumë

Pas konferencës së Zoran Zaevit ku ju bën thirrje partive shqiptare për bojkot të Nikolla Gruevskit, menjëherë ka reaguar VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet Vllatko Gjorçevit. Në konferencën për media, Gjorçev ishte decid se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve i cili ka vendosur që ti kryesojë partia e tij. Funksionari i VMRO DPMNE-së tha se Zaevi nuk mund të vendos se kush do ta formojë Qeverinë por qytetarët që kanë votuar. Sipas tij, Zaevi është duke luajtur rol të rrezikshëm duke e shtyrë Maqedoninë në një skenar mjaft të rrezikshëm i cili vetëm do ta zvarrisë krizën politike edhe më tej. Vllatko…

Lexo më Shumë

Zyra e Avokatit të Popullit ka pranuar 145 denoncime që nga fillimi i fushatës dhe deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Rastet më shqetësuese të cilat kanë kërkuar mbrojtje nga ky institucion, theksohet se kanë qenë denoncimet për obligim të administratorëve dhe punonjësve nëpër institucionet publike si dhe kërcënimet që u janë bërë atyre se nëse nuk e bëjnë të njejtën do të largohen nga vendi i tyre i punës. Gjatë një brifingu me gazetarët, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, tha se në këto zgjedhje ka pasur shfrytëzim të institucioneve për qëllime partiake, ndërsa njëri ndër ata institucione është edhe…

Lexo më Shumë

Parregullsi të shumta janë vërejtur gjatë procesit zgjedhor, konstatoi kështu asociacioni qytetar “Most”. Ky asociacion ka pasur rreth 3000 vëzhgues në terren në të gjitha komunat e Maqedonisë, të cilët e kanë vëzhguar procesin e votimit gjatë gjithë ditës.  “Sipas raportit dhe informacioneve të marra nga vëzhguesit dhe nga 80 koordinatorët regjional, vlerësimi paraprak i asociacionit ‘Most’ është që dita e zgjedhjeve ka kaluar me një numër të madh të daljes së qytetarëve për të votuar, parregullsi gjatë votimit dhe kemi të dhëna serioze për mit dhe dhe shtypje të votuesve nëpër disa vendvotime”, deklaroi Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i…

Lexo më Shumë

Koalicioni VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM-ja, 49, BDI-10, Lëvizja BESA-5, “Aleanca për shqiptarët”-3 ndërsa PDSH-2. Këto janë rezultatet e para premeliminare të kumtuara nga ana e kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Në njësinë zgjedhore numër 1, VMRO- DPMNE ka fituar 8 deputetë, LSDM-ja 10, BESA 1 dhe BDI 1. Në njësinë zgjedhore numër 2, VMRO-DPMNE ka fituar 9 deputetë, LSDM- 8, BESA 1 dhe BDI-2 deputetë. Në njësinë zgjedhore numër 3, VMRO-DPMNE ka fituar 11 deputetë, ndërsa LSDM-ja 9. Në njësinë zgjedhore numër 4, që të dy partitë, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë fituar nga 10 mandate. Një njësinë e…

Lexo më Shumë

Qeveria e re do të jetë gati nga fundi i janarit ose fillimi i muajit shkurt. Afatet e parapara në kodin zgjedhor, por edhe vetë procedurat ligjore bëjnë që deri në fund të këtij muaji të bëhet vetëm konstituimi i Kuvendit, por edhe kjo fazë mund të zgjatet nëse procesi zgjedhor nuk përmbyllet me votimet që u mbajtën dy ditë më parë. Sipas kodit zgjedhor dhe afateve të vendosura në Kushtetutë, Kuvendi duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, afat ky që përfundon ditën e fundit të këtij viti, shkruan SHENJA. Pas konstituimit të Kuvendit,…

Lexo më Shumë

Ekspertët politik bëjnë apel për një bojkot të Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij në mënyrë që të mos arrijë të formojë Qeveri. Sasho Ordanovski dhe Mersel Bilalli besojnë se mundësia e vetme për dalje të Maqedonisë nga kriza është koalicioni i gjerë mes LSDM-së dhe dy ose tre partive shqiptare me të cilët do të ketë numrin e mjaftueshëm të mandateve për formimin e Qeverisë. Sasho Ordanovski beson se BDI-ja nuk do t’ia lejojë vetes të bëjë përsëri koalicion me VMRO-DPMNE-në në kushte kur pikërisht për shkak të koalicionimit me VMRO-në i humbi afro 67 mijë vota. Por, ai…

Lexo më Shumë