Author: almakos

Transparency International Maqedoni, e cila bënë monitorimin e shpenzimeve të partive politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, nxori raportin e dytë të saj, nga e cila vërehet se partitë politike kanë kanë harxhuar para dy herë më shumë se sa që kanë të ardhura. Kryetarja e Transparency Maqedonia, Sllagjana Taseva tha se kjo është konkluduar pas dorëzimit të raportit që e kanë bërë partitë dhe nga grumbullimi i të dhënave që ato i kanë marrë nga tereni. “Ata kanë harxhuar dy herë më shumë se sa të ardhurat, pra ata të gjitha kanë paraqitur 88 milionë 314.902 denarë. Kjo është…

Lexo më Shumë

Menjëherë pas nisjes së daljes së rezultateve të para të zgjedhje të mbrëmshme, rrugët e Shkupit janë mbushur me simpatizanë të opozitës shqiptare, kryesisht të Lëvizjes Besa. Dhjetëra mbështetës së saj vërshuan rrugët e Çairit, të ngazëllyer nga fakti se për herë të parë ishte mundur BDI-ja në këtë komunë. “Boll ishin 15 vite, tash e shohin se kush është BESA”, tha njëri nga simpatizantët. Qytetarët kanë deklaruar se me votimet e djeshme ka dalë në shesh mbështetja e madhe për Lëvizjen Besa në Komunën e Çairit. “Jemi shumë të kënaqur se sonte festohet fitore e Lëvizjes  BESA. Urojmë Zeqirija…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe zyrtarisht numrin e mandateve të fituara në zgjedhjet e djeshme parlamentare, ku VMRO-DPMNE ka fituar 51 deputetë, Lsdm 49, Bdi 10, koalicioni Rilindje me Besë 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë. Partitë shqiptare kanë fituar mandate në njësinë e parë, dytë, pestë dhe gjashtë zgjedhore. Në njësinë e parë shqiptare ka fituar LSDM-ja opozitare me 10 mandate, ndërsa pasohet nga VMRO me 8. BDI dhe Rilindje me Besë kanë marrë nga një deputet në këtë njësi. Në njësinë e dytë zgjedhore, VMRO ka 9 deputet ose një më shumë se…

Lexo më Shumë

KSHZ ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha vendvotimet në gjashtë njesitë zgjedhore në Maqedoni. Nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën zgjedhore prej 1.784.416 votues gjithsej kanë votuar 1.189.481 ose 66,88%. VMRO-¬DPMNE dhe “Koalicioni për Maqedoni më të Mirë”kanë marrë më së shumti vota, me gjithsej 452.709 ose 38,06% të votave, ndërsa  LSDM dhe Koalicioni 436.469 ose 36,69%. Në bllokun shqiptar, BDI 86.812 ose 7,30%, Lëvizja BESA ka marrë gjithsej 57.927 ose 4,87%, Aleanca për shqiptarët 35.091 ose 2,95% dhe PDSH 31.017 ose 2,61% të votve. Në NJESINË ZGJEDHORE 1: Kanë votuar gjithsej 217.719 ose  73,62% të…

Lexo më Shumë

Shtatë padi penale ka ngritur policia për shkak parregullsive të bërë në ditën e votimit. Tetëmbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe janë të dyshuar se kanë bërë vepra penale lidhur me zgjedhjet. Janë regjistruar vepra penale në rajonin e SPB Strumicë, Veles, Kumanovë dhe Manastir, ndërsa kanë të bëjnë me veprat penale “shkelje të fshehtësisë së votimit”, “shkelje të lirisë së përcaktimit për përzgjedhje dhe votim”, “pengim të zgjedhjeve dhe votimit”, “dhunë”, “shkatërrim të mjeteve të huaja”, “zhdukje të materialit zgjedhor”. Sipas kodi zgjedhor për këto vepra parashikohet dënimi me burg prej më së paku tre vite,…

Lexo më Shumë

KSHZ ka bërë të ditur rezultatet zyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kështu del se VMRO-DPMNE ka fituar 51 deputetë, LSDM-ja 49, BDI-10, Lëvizja BESA-5, “Aleanca për Shqiptarët”-3 dhe PDSH-ja 2 deputetë. Nëpër njësi kanë dalë këto rezultate NJËSIA 1 VMRO- 8 LSDM- 10 BDI-1 BESA-1 NJËSIA 2 VMRO- 9 LSDM- 8 BDI-2 BESA-1 NJËSIA 3 VMRO-DPMNE- 11 LSDM- 11 NJËSIA 4 VMRO-DPMNE- 10 LSDM-10 NJËSIA 5 VMRO-DPMNE 9 LSDM-9 BDI-1 ALEANCA PËR SHQIPTARËT 1 NJËSIA 6 VMRO-4 LSDM -3 BDI-6 BESA-3 ALEANCA-2 PDSH-2

Lexo më Shumë

Sipas nenit 63 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përbërja e sapozgjedhur e Kuvendit duhet të mblidhet në seancën konstituive më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake. Përderisa nuk caktohet seanca konstituive  në afatin e parashikuar, deputetët do të mbajnë mbledhje dhe do ta konstituojnë Kuvendin  në ditën e 21  nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditë nga konstituimi  i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë  t’ia besojë kandidatit të partisë,…

Lexo më Shumë

Numri i votave të pavlefshme në votimin e djeshëm ka arritur deri 38.712. Për krahasim në zgjedhjet në vitin 2014 kanë qenë 23.428 vota të pavlefshme, ndërsa në vitin 2011 numri i votave të pavlefshme ka qenë 31.958.

Lexo më Shumë

KSHZ-ja ende nuk ka dalë me simulim të deputeteve pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare. Herët në mëngjes ata kumtuan rezultatet, pas 99.34 për qind të votave të përpunuar. Pritet që brenda ditës KSHZ të del në konferencë për shtyp për të kumtuar rezultatet dhe të japin vlerësimi në lidhje me votimin e djeshëm.

Lexo më Shumë

Lidhja socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) herët në mëngjes kumtoi se në pajtim me rezultatet e qendrës së tyre analitike të partisë, numri i mandateve të fituara të LSDM-së është 51 dhe se VMRO-DPMNE kanë fituar, gjithashtu, 51 mandate. “Shumica e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme parlamentare votoi për ndryshime. Ky vullnet i qytetarëve u bë evident edhe krahas shembujve të shumtë të presioneve, frikësimit dhe blerjes së votave”, thuhet në kumtesë. Sipas LSDM-së, “spekulimet me rezultatet zgjedhore të cilat i bën Kuvendi i RM-së në ueb faqen e vet është në kundërshtim me ligjin”. Kuvendi nuk ka kurrfarë roli në…

Lexo më Shumë

KSHZ herët në mëngjes në konferencë për shtyp kumtoi rezultate preliminare nga votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas 99,34 për qind të votave të përpunuara. VMRO­DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë 444.014 vota, LSDM dhe Koalicioni 428.683, BDI 85.774, Lëvizja Besa 57.749, Aleanca për shqiptarët 35.103 dhe PDSH 30.971 vota. Në NJZ1 nga 96,55 për qind e rezultateve të pranuara VMRO­DPMNE fitoi 68.145 apo 33,05 për qind të të dhënave të përpunuara. PDSH ka 4.822 apo 2,34 për qind, BDI 12.835 apo 6,22 për qind, LSDM 86.727 apo 42,06 për qind, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi 2.952…

Lexo më Shumë