Ka mbaruar numërimi në njësine zgjedhore numër 6. BDI del fituese me 40569 vota, ndersa Lëvizja BESA mori gjithësej 25052 vota. Më poshte e gjeni dhe listen zyrtare te shpallur nga KQZ. Gjithësej votuan 157.867 në 516 qendra votimi, Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme: 154.021, ndërsa vota të pavlefshme u shpallen 3.846.
Author: almakos
Kryetari i Lëvizje BESA, Bilall Kasami, para mediave tha se nga sot shqiptarët mund të frymojnë ë lirshëm. Ai tha se fituan shqiptarët dhe humbi BDI-ja duke shtuar se edhe përkundër presionit të madh nga funksionarët e BDI-së dhe shqiptarët arritën të “votojnë për opsionin i cili ishte opsion i shqiptarëve të Maqedonisë”. “Sipas rezultateve të cilët i kemi deri tani kemi fitore në njësinë zgjedhore një dhe dy, dhe sipas asaj që i kemi edhe pse nuk janë numëruara të gjitha në njësinë zgjedhore numër 6 jemi me rezultate shumë të mira. Vërtet që paraqitje në skenën politike të…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para Qeverisë ka deklaruar se LSDM-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. “Erdhën ditët fituese nga të gjitha anët e Maqedonisë. Erdhën rezultatet fituese. Nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kemi bërë. Lelele çfarë kemi bërë. Ne jemi fitimtarët, duhet ta festojmë jetën. Për këtë shkak këtu, para kësaj Qeverie ku ishte 17 maji, ku ishte kampi i lirisë, ku ishin të gjitha luftërat tona, ku ishte ‘revolucioni shumëngjyrësh’. /SHENJA/
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se PDSH ka arritur rezultat të dobët në këto zgjedhje ndërsa përgjegjësinë mbi këtë rezultat ai e merr përsipër. Ai tha se megjithatë humbësja e vërtet e këtyre zgjedhje është BDI-ja, ndërsa tha se fituese është koalicioni “Rilindje me BESË”, duke shtuar se deputetët e saj do të përkrahin këtë BESËN pa asnjë rezervë. “BDI ka humbur votat në mënyrë katastrofave. Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre. Ju uroj atyre dhe ju jap përkrahje nga PDSH. Votat tona dhe deputetët do t;i japim mbështetje pa rezervë”, tha Menduh Thaçi, duke potencuar se…
Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në daljen para mediave tha se “Aleanca për shqiptarët” do të pranojnë verdiktin e popullit. “Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.”, tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista. “Besoj se do të reflektoni. Ne pranojmë vullnetin…
Në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, tha se duhet t’i gëzohemi faktit se këto zgjedhje kanë kaluar pa probleme të theksuara. BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vetë, tek shqiptarët dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos copëtohen në parti të vogla, tha kreu i BDI-së, duke shtuar se kështu do të jenë humbës. “I kemi thirrur që partitë tjera të bëhen bashkë që të mos humbin shqiptarët. BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në radhë të parë. Nuk…
Më 11 dhjetor ka ndodhur fitorja e 10 e VMRO-DPMNE-së. Kështu tha Vllatko Gjorçev. “U bënë 10 zero. Vëllezër dhe motra. Semafori tregon fitore. Maqedoni fitoi përkundër dy viteve fushatave të zezë. Përkundër gjithë asaj që ndodhi. Dallimi është 390 mijë me 370 mijë”, tha Gjorçev.
Atmosferë e zymtë dhe shtyrje të konferencave për shtyp. Kështu mund të përshkruhet gjendja në kampin e BDI-së. Ndryshe, nga rezultatet e publikuara deri më tani, në nivel republikan BDI po pëson disfatë kundrejt koalicionit “Rilindje me Besë”
Gjatë konferencës për shtyp në selinë e PDSH-së, Bekim Fazliu tha se kanë hasur në presione në lidhje me blerjen e votave që tjetërson vullnetin e popullit, ndërkohë që të gjitha mediet tanimë e kanë lëshuar selinë e PDSH-së, edhe pse nga kjo parti kishin paralajmëruar edhe një paraqitje për mediat.
BDI e ballafaquar me humbje në Kumanovë është detyruar të mbyll shtabet. Një foto e arritur në redaksinë tonë flet për këtë fakt. Në Kumanovë fitore tek shqiptarët ka arritur koalicioni “Rilindje me BESË”. /SHENJA/
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se ata kanë arritur fitore të madhe në Shkup, Kumanovë,m Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Dibër dhe një numër të madh të vendeve tjera. Kjo sipas tij donë të thotë se “regjimi i Gruevskit është e kaluar”. Në selinë e LSDM-së po këndohet “Shutka nuk të ik Nikolla”, përcjell SHENJA.
Në konferencën për shtyp të koalicionit “Aleanca për shqiptarët”, Arben Taravari, tha se në disa fshatra të Kërçovës koalicioni i tij ka arritur të fitojë, ndërsa ka korrur rezultate të mira edhe në qytet të Kërçovës. Taravari gjithashtu tha se në Gostivar, në Negotinë, qëndrojnë afër me BDI-në. https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1209514239137911/

