Author: almakos

Koalicioni Rilindje me Besë dhe Lidhja SocialDemokrate e Maqedonisë dorëzojnë  ankesat e tyre deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, për parregullsitë që kanë vërejtur gjatë votimit si dhe mospërputhje të rezultateve nga terreni me ato të KSHZ-së. Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, tha se bëhet fjalë për disa vendvotime në njësinë e dytë dhe të gjashtë zgjedhore, ku lëvizja Besa ka hasur në një sërë parregullsish që e kanë dëmtuar këtë parti me dy mandate. Sejdiu tha se e kanë dorëzuar një pjesë të ankesave të tyre  për vendvotimet në njësinë e dytë zgjedhore, ndërkaq deri në përfundimin e afatit…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp tha se ndryshimet në Maqedoni vazhdojnë dhe se Gruevski nuk guxon të formoj Qeveri. Ai tha se këto nuk janë rezultatet përfundimtare ngase do të ankohen për shkak parregullsive, ndërsa kjo sipas tij do të ndryshoj numrin final të mandateve të ndara. Sipas tij ata dhe VMRO do të kenë nga 50 deputetë. “Shumica e qytetarëve votuan për jetë, liri dhe Maqedoni demokratike. Ata votuan për ndryshime. Kemi arritur rezultate për të cilin do të shkruhet në libra. Kemi mposhtur regjim me laps. Regjimi nuk guxon të formoj qeveri. Rekomandojmë…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që u mbajtën më 11 dhjetor prodhuan edhe surpriza. Lëvizja BESA e cila për herë të parë mori pjesë në një proces zgjedhor doli surprizë e këtyre zgjedhjeve. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka folur për procesin zgjedhor në Maqedoni, rezultatet, parregullsitë zgjedhore, formimin e qeverisë së re, akuzat ndaj partisë së tij nga qarqe të caktuara dhe çështje të tjera. Ai gjatë intervistës deklaroi se duhet të rishqyrtohet kërkesa e Lëvizjes BESA për qeveri teknike dhe e njëjta qeveri të organizojë më pas zgjedhje të…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, BDI ka pasur 64 për qind të votave shqiptare. Ndërkaq në zgjedhjet e fundit ajo ka përjetuar një rënie drastike duke marrë vetëm 37 për qind prej tyre. Ja dhe tabela: Zgjedhjet 2014                                                           Zgjedhjet 2016 BDI- 64 për qind                                                         BDI- 37 për qind PDSH- 28 për qind                                                     PDSH-  13 për qind RDK- 8 për qind                                                          BESA- 24 për qind PPD- 0 për qind                                  “Aleanca për shqiptarët”- 15 % BESA /                                                                          LSDM- 11 për qind “Aleanca për shqiptarët /                                         PPD- 0 për qind

Lexo më Shumë

LSDM-ja nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se rezultatet e para jo zyrtare të publikuara nga KSHZ-ja në lidhje me mandatet, tregojnë se gjithçka është e paqartë dhe se një numër i vogël i votave janë vendimtare në disa njësi zgjedhore. “Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, liri është realizuar në kushtet të parregullsive të shumta dhe presioneve në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve. Këto probleme të cilët ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve, janë konstatuar nga vëzhguesit e procesit zgjedhor. Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KSHZ një është e qartë. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski ka mbaruar.…

Lexo më Shumë

 Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, mbrëmë vonë dolën me vlerësim pozitiv për zgjedhjet e qeta parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë gjithashtu kërkuan që fituesit e zgjedhjeve të formojnë qeveri, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive. “Këto zgjedhje  të parakohëshme parlamentare ishin elementi kryesor  i marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Ato i ofrojnë vendit mundësi kryesore për ripërtëritjen  e demokracisë, dialog konstruktiv të krizës afatgjatë politike dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët në integrimet euroatlantike”,…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA ka paraqitur ankesë në KSHZ në lidhje me, siç thonë nga kjo parti, mospërputhjen e rezultateve reale me të dhënat elektronike të dërguara në KSHZ. Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kontestues janë dy deputetë nga Njësia e dytë dhe Njësia e gjashtë zgjedhore. “Kemi informacone se ekziston mospërputhje mes të dhënave reale nga terreni dhe numrave në KSHZ. Kjo na ka dëmtuar neve. Dorëzuam ankesë dhe presim që KSHZ të bëjë krahasimin e të dhënave reale me raportet që kanë marrë. Rezultatet nga kutitë e votimit të cilat i kanë regjistruar vëzhguesit tanë, nuk korespondojnë me…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën për shtyp shpalli rezultatet përfundimtare për mandatet e fituara të partive politike të cilat garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor. Numri i mandateve është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: VMRO-DPMNE – 8 LSDM -10 BDI – 1 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 2: VMRO-DPMNE – 9 LSDM – 8 BDI – 2 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 3: VMRO-DPMNE – 11 LSDM – 9 Njësia zgjedhore numër 4: VMRO-DPMNE – 10 LSDM – 10 Njësia zgjedhore numër 5: VMRO-DPMNE – 9 LSDM…

Lexo më Shumë

Akuzat e vazhdueshme për frikësimin e votuesve, kërcënimet, shtypje mbi të punësuarit publik, blerja e votave në komunitetin rom dhe keqpërdorim të burimeve administrative kanë ndikuar negativisht në Fushatën parazgjedhore. Kështu theksohet në raportin e gjetjeve dhe konkluzioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-së. Ata kanë verifikuar një dyzinë të këtyre fajësimeve dhe theksojnë se 31 veprimet e tilla kanë ngritur brenga në lidhje me mundësinë e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë, nga frika e hakmarrjes. siç thonë ata, i paraparë në paragrafin 7.7 nga Dokumenti i OSBE-së nga Kopenhaga të vitit 1990. Megjithatë, këto zgjedhje janë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejlli vlerësoi se në përgjithsi zgjedhjet ishin të mira, me disa parregullsi procedurale, duke potencuar edhe vërejtjet e OSBE/ODIHR-së. “Dalja ishte e mirë, ndërsa zgjedhjet u zbatuan qetë me disa parregullsi procedurale. E shprehim shqetësimin e ekipit monitorues të Ambasadës së Amerikës për përgatitjet administrative të zgjedhjeve dhe i bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme, të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe ti zgjidhë çlështjet streukturore dhe juridike në lidhje me Listën zgjedhore”, deklaroi ambasadori amerikan, Xhes Bejli. Ambasadori Bejlli deklaroi se ky është hapi i parë drejt daljes nga kriza,…

Lexo më Shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku ka dallim të ngushtë mes partive politike shqiptare, fuqizon pozitën e faktorit politik shqiptar. Kjo u tha mbrëmë gjatë emisionit special maraton me rastin e ditës së zgjedhjeve. Njohësit e rrethanave politike, Isen Saliu, Xhelal Neziri, Sefer Tahiri dhe Bashkim Bakiu kanë analizuar rezultatet e zgjedhjeve pa ndërprerë që nga përfundimi i procesit zgjedhor, duke dhënë analizat e tyre rreth koalicioneve të mundshme që do të formojnë Qeverinë e ardhshme. Gazetari, Isen Saliu tha se, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve, cilado parti shqiptare që do të jetë në pushtet, pa marrë parasysh…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin një befasi për të gjithë. Rezultate të ngushta mes partive kundërshtare dhe një e nesërme e mjegulluar. Katër parti shpallën fitore dhe dy u dëshpëruan nga rezultati. Numrat tregonin fitoren e sërishme të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por dy partitë opozitare LSDM dhe BESA nuk pranonin të quhet humbje. LSDM-ja tha se ata janë fitues pasi e kanë ndarë në dysh regjimin, ndërsa BESA ka fituar bastionet kryesore të BDI-së dhe me një dallim të vogël votash, ia ka përgjysmuar votat e zakonshme ksaj partie. Në këtë situatë, skena politike u nda në dy pjesë, fituesit…

Lexo më Shumë