Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku ka dallim të ngushtë mes partive politike shqiptare, fuqizon pozitën e faktorit politik shqiptar. Kjo u tha mbrëmë gjatë emisionit special maraton me rastin e ditës së zgjedhjeve. Njohësit e rrethanave politike, Isen Saliu, Xhelal Neziri, Sefer Tahiri dhe Bashkim Bakiu kanë analizuar rezultatet e zgjedhjeve pa ndërprerë që nga përfundimi i procesit zgjedhor, duke dhënë analizat e tyre rreth koalicioneve të mundshme që do të formojnë Qeverinë e ardhshme. Gazetari, Isen Saliu tha se, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve, cilado parti shqiptare që do të jetë në pushtet, pa marrë parasysh a do të jetë BDI apo ndonjë koalicion tjetër, do të jetë e detyruara të jetë më këmbëngulëse kundrejt partnerit maqedonas dhe që të mos i bëjë lëshimet që i ka bërë deri më tani BDI.
“Mendoj se nga këto zgjedhje shqiptarët dalin me pozita më pozitive, më të favorshme se ato që i kanë pasur deri më tani, pa marrë parasysh se kanë pasur një subjekt me 20 deputetë mirëpo që parandjehej se nuk e ka më atë peshë që e arritën në vitin 2014”, deklaroi gazetari Isen Saliu.
Sipas analizave të ekspertit politik, Bashkim Bakiu, në çdo situatë të mundshme çelësi përsëri ngelet te partitë politike shqiptare.
“Dallimi në deputet nuk do të jetë më së shumeti se 3 ose 4 dhe vështirëson rolin e partisë fituese tek pala maqedonase dhe pozicionon rolin e partive politike shqiptare të cilat do të jenë kyçe. Çelësi kryesor i cilës do Qeveri”, tha eksperti politik, Bashkim Bakiu.
Ndërkohë, gazetari Xhelal Neziri, nuk e përjashton mundësinë e që sipas tij ka më shumë gjasa që të ndodh, është formimi i një Qeverie të zgjeruar.
“Ai koalicion qeverisës do të ishte një koalicion i cili do të nivelizonte pushtetin me opozitën para, do të kishte një opozicion të brendshëm brenda pushtetit, siç patëm vitin 2001 me koalicionin e zgjeruar”, tha gazetari Xhelal Neziri.
Sipas analistit politik Sefer Tahiri, këto zgjedhje dëshmuan se nuk mund të blihet vullneti i qytetarëve.
“Në këto zgjedhje ka qenë një gjë shumë e rëndësishme edhe atë që e ka theksuar në mënyrë briliante ambasadori amerikan, Bejli, që megjithatë sado që të ketë presion, miliona para të hudhen, nuk mund të blihet vullneti politik i qytetarëve. Dmth,mund pushteti, nuk e di sa milionë para, sepse pushteti ka mundësi, vullnetin politik të askush”, deklaroi analisti politik, Sefer Tahiri.
Ata po ashtu theksuan edhe rëndësinë e faktorit ndërkombëtar. Sipas tyre, edhe pse tek ndërkombëtarët ekziston interesi, është e rëndësishme sa do të kenë hapësirë ata tani kur ka vatra të reja krizash që të angazhohen më tepër në stabilizimin e situatës në Maqedoni.