Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të publikoj rezultatet e para rreth mesnatë, ka bërë të ditur në konferencën për shtyp, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. KSHZ ende nuk ka publikuar numri e votuesve përfshirë orën 19:00
Author: almakos
Burime nga partitë politike thonë se në vendvotimin në fshatin Nigishtan, koalicioni “Rilindje me Besë” ka marrë 244 vota, përkundër 217 votave sa ka marrë BDI-ja. Befason edhe LSDM-ja që ka arritur të marrë rreth 100 vota.
Nga votimet e numëruar në Studeniçan deri tani këto janë votat: BESA: 1910 BDI: 1045 PDSH: 1086 “Aleanca për shqiptarët”: 618 LSDM: 1388
Sipas informatave që vijnë nga partitë politike, në Shkollën “Imri Elezi”, ku ka më shumë vendvotime. Në njërën ndër vendvotimet, 118 ka marrë koalicionit 89 BDI-ja, ndërsa në një tjetër vendvotim, 150 vota ka fituar koalicioni “Rilindje me Besë”, ndërsa BDI ka marrë 127 vota. Ndërkohë, raportimet thonë se koalicioni “Rilindje me Besë” udhëheq në të gjitha vendvotimet që gjinden në këtë shkollë.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski në një deklaratë për shtyp, tha se Maqedonia sot ka votuar në mënyrë të qetë dhe dinjitoze. Ai shtoi se qytetarët duan që t’i jepet fund krizës politike në të cilën LSDM-ja e ka future shtetin. Ai tha se është i bindur në fitoren e koalicionit VMRO-DPMNE, raporton SHENJA.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor Orhan Murtezani, në një dalje për media tha se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një morri shkeljes dhe presionesh nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI. Ai numëroi shumë shembuj në lidhje me pengimin e lirë të votës pothuajse në të gjita vendbanimet shqiptare. “Këto shembuj që i cekëm tregojnë se në çfarë kushtet janë zhvilluar këto zgjedhje dhe janë dëshmi se koalicioni ‘Rilindje me BESË’ është dëmtuar jo më pak se 50 për qind nga numri i votuesve”, tha Murtezani, raporton SHENJA.
Ora shënon 19:00 dhe me këtë, përfundon procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Vendvotimet tanimë janë mbyllur, ndërsa nuk munguan parregullsitë e panumërta para dhe gjatë ditës së votimit. Parregullsitë janë raportuar nga monitoruesit por edhe nga Ministria e Brendshme, e cila gjatë ditës ka njoftuar edhe për arrestime. Gjithashtu, një ditë para zgjedhjeve, u raportua për aksione që ndërlidheshin me persona të dyshuar për blerje të votave. Kjo dukuri vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa gjithashtu janë shënuar edhe parregullsi tjera, siç janë fotografimi i votës, agjitimi, por problemi kryesor në këtë cikël zgjedhor ka qenë lista zgjedhore, pasi…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor qaste më parë ka njoftuar se dje, nga gjithsej të 20.581 qytetarë të regjistruar për votime në diasporë, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar vetëm 8.208 qytetarë, gjegjësisht 39.90 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe të dhënat e daljes së votuesve deri në ora 17:00. Dalja e votuesve në nivel republikan ishte 60.39 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 196 030 66.38 për qind Njësia zgjedhore numër 2: 181 268 59.88 për qind Njësia zgjedhore numër 3: 181 564 64.9 për qind Njësia zgjedhore numër 4: 183 908 67.15 për qind Njësia zgjedhore numër 5: 169 640 58.46 për qind Njësia zgjedhore numër 6: 143.987 46.82 për qind Në nivel republikan, të drejtën e…
Deri në orën 17:00 dalja e qytetarëve për të votuar në Komunën e Strugës është 53.4 për qind, ndërsa në Vevçani është 73.50 për qind. Kryetarët e këshillave komunal zgjedhor kanë i informuar se edhe në të dy komunat nuk janë shënuar parregullsi dhe se procesi i votimit po rrjedh i qetë
Është ora 17:40, ndërsa kanë mbetur edhe 1 orë e 20 minuta deri në mbylljen e vendvotimeve. Shikuar deri në ora 17:00, në disa vendbanime shqiptare, si për shembull në Çair, dalja është për rreth 50% më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara nëno të njëjtën kohë. Mbetet të shihet dalja e votuesve në njësinë zgjedhore numër 6, e cila deri në rezultatet e fundit, rezultonte me nivel më të ulët të daljes në votime!
M.A. (32) nga Tetova është arrestuar nga policia me kërkesë të Këshillit zgjedhor nga vendvotimi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë pasi ka tentuar me celular ta fotografojë fletëvotimin, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josfiovski. Sipas tij, incidenti ka ndodhur sot në orën 11 e 20 minuta. “Pas arrestimit, mbajtjes së shkurtër dhe bisedës në polici. M.A. i është marrë telefoni celular për ekspertizë të mëtejme, ndërsa ai do të ballafaqohet me padi kundërvajtëse në pajtim me Kodin zgjedhor për shfrytëzimin joligjor të telefonit celular apo aparatit në vendvotim me ç’rast është paraparë gjobë prej 300 deri në…

