Komisioni Shtetëror Zgjedhor nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur daljen e votuesve në tërë Republikën e Maqedonisë. Dalja e votuesve në nivel republikan deri në ora 10:00 ishte 9.49 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 11.05% Njësia zgjedhore numër 2: 9,70% Njësia zgjedhore numër 3: 11.36% Njësia zgjedhore numër 4: 11,29% Njësia zgjedhore numër 5: 9.05% Njësia zgjedhore numër 6: 5,10% Këto rezultate bazohen në 95.05 për qind e të dhënave të përpunuara. Deri më tani, nga KSHZ-ja thanë se janë regjistruar…
Author: almakos
Pas orës 10 shumë qytetarë në Komunën e Tetovës nuk e kanë gjetur veten në listën e votuesve. Disa prej tyre thonë se kanë qenë listë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa janë fshirë në këto zgjedhje, ndërsa disa të tjerë sapo kanë mbushur moshën për të votuar. Një qytetare tjetër është ankuar se vajzës së saj me aftësi të kufizuar nuk I është mundësuar të votojë dje siç parasheh kodi zgjedhorë, por e njëjta është detyruar që sot ta sjellë të bijën në vendvotim. Shumica e qytetarëve që nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve dhe kishin ankesa të…
Në komunën e Tetovës sot votojnë gjithsej 79.295 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Sipas të dhënave të këshillit komunal zgjedhor në Tetovë, deri në ora 10:00 kanë votuar 3.679 votues, që është 4,64% nga numri i përgjithshëm, ndërsa nga këshilli komunal zgjedhor shpresojnë që gjatë ditës dalja do të jetë më e madhe. Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe deri tani nuk janë regjistruar parregullësi.
Sot në Stacionin e policisë në Gjorgje Petrov, është arrestuar një person në rrugën Via Ingacija nr.7, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin me celular në vendvotimin numër “2556” në shkollën e mesme “Koço Racin”. Në këtë vendvotim, votimi është ndërprerë prej orës 8:25 deri në 8:35. Rreth orës 9 edhe në Vallandovë në vendvotimin nr. 0281(Kino Vallandovo) edhe një person tjetër gjatë votimit, me celular e ka fotografuar fletëvotimin pas çka është larguar në drejtim të panjohur.
Votim në emër të të tjerëve, presion ndaj votuesve, blerje të votave dhe shkelje të heshtjes zgjedhore. Këto janë disa nga parregullsitë të cilat i ka raportuar organizata CIVIL që monitoron zgjedhjet. Xhabir Deralla nga CIVIL tha se vëzhguesit e tyre janë aktivizuar që nga ora 06:00, ndërsa deri më ora 09:00 kanë raportuar më shumë se 60 parregullsi. Ai sqaroi se në një vendbanim në Butel, vëzhguesi i kësaj organizate është larguar nga vendvotimi nga anëtarët e vendvotimit. Deralla gjithashtu tha se përveç rasteve të regjistruara nga vëzhguesit, ka një numër të madh të parregullsive që janë paraqitur nga…
Asociacioni qytetar “Most” ka zbuluar edhe parregullsitë e para gjatë procesit të votimit. Darko Alekson, drejtor ekzekutiv njoftoi se vëzhguesit në teren të këtij asociacioni kanë njoftuar “Most” se dy vendvotime janë hapur me vonesë, ndërsa për dy votues është raportuar se e kanë fotografuar votën e tyre. “Most” bënë apel te të gjithë qytetarët qe të denoncojnë për çdo parregullsi që e hasin gjatë procesit të votimit në linjën telefonike falas 080 080 080, ndërsa vëzhguesit e “Most” do të qëndrojnë nëpër vendvotimet. Kujtojmë që në teren “Most” ka rreth 3000 vëzhgues. “Janë të hapura të gjitha vendvotimet,vendvotimi 1036…
Sipas informatave nga komisionet komunale zgjedhore të gjitha 199 vendvotimet në komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë Ristushë janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk janë paraqitur probleme. Në komunën e Gostivarit të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë gjithsejt 76.362 qytetarë të shpërndarë në 121 vendvotime. Në rajonin e komunës së Vrapçishtit në listë zgjedhore janë regjistruar 24.439 votues. Në këtë komunë ka 39 vendvotime, ndërsa dje kanë votuar 28 të cilët ishin paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në komunën Mavrovë Rostushë sot mundësi votimi kanë 8.964 qytetarë në gjithsejt 39 vendvotime. Të drejtë…
Të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë janë hapur në kohë dhe votimi po zhvillohet pa pengesa, informoi kryetari i KZK-së Nenad Sazdevski. Në Kumanovë janë evidentuar gjithsej 90.848 votues, nga të cilët 89.427 votuan në NJZ2, ndërsa 1.421persona votuan në NJZ3. Në Likovë të drejtë vote kanë gjithsej 24.348 persona në 36 vendvotime. Vendvotimet janë hapur në kohë në orën 7:00 të mëngjesit, kumtoi Lirim Jashari, kryetar i KZK Likovë. Edhe në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, votimi po zhvillohet pa pengesa në 37 vendvitime, ndërsa të drejtë vote kanë 3.462 votues.
Njësia e Parë Zgjedhore i përfshin komunat Çair, Aerodrom, Qendër, Karposh, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan. Në Njësinë e Dytë Zgjedhore janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrovi, një pjesë e komunës Çair, Çuçer Sandeva, Haraçina, Buteli, Gazi Baba, Kumanova, Likova dhe Nagorniçani i Vjetër. Në Njësinë e Tretë Zgjedhore do të votojnë banorët e Shtipit, Çashkës, Çeshinovë-Obleshevë, Berovë, Dellçevë, Gradsko, Ilinden, Karbinci, Koçanë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Petrovec, Probishtip, Rankovc, Nagorniçan i Vjetër, Sveti Nikollë, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovc. Njësia e Katërt Zgjedhore i përfshin Manastirin, Bogdancin, Bosilovën, Demir Kapinë, Dojranin, Gjevgjelinë, Kavadarin,…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që po mbahen sot më 11 dhjetor i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendas, 667 vëzhgues të huaj dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes. Më së shumti vëzhgues kanë akredituar Asociacioni Qytetar MOST – 3.435 dhe Shoqata për Aktivitete Humanitare SINERGIJA – Shtip – 3.387 vëzhgues, CIVIL – Qendra për Liri – 308, Shoqata Qendra Kombëtare Rome – Kumanovë – 143, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër – 50 vëzhgues, është e publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror…
Në Maqedoni sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare, të katërtat me radhë të parakohshme që nga viti 2008. Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.784.416 persona të regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa të drejtën e votimit mund ta realizojnë me letërnjoftim ose pasaportë.
Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor në vendvotimin me numër 5011 në njësinë zgjedhore numër 7 në Ambasadën e Maqedonisë në Berlin, deri në orën 19:00, nga gjithsej 585 votues të regjistruar, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 261 qytetarë të Maqedonisë me të drejtë vote, ose 44.6 për qind nga të gjithë votues e regjistruar në këtë pjesë të Gjermanisë, shkruan MIA.

