Author: almakos

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët tubimin përmbyllës e mbajti në qendër të Gostivarit. Kreu i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela, para banorëve të Gostivarit tha se tani është momenti kur duhet të bëhet ndryshim në proceset politike dhe kjo bëhet nëse qytetarët dalin sa më masovikisht për votim të dielën. Sela duke iu drejtuar rinisë shqiptare tha që në botë rinia është ajo e cila i ka bërë ndryshimet e mëdha politike, rinia është ajo që ka rrëzuar regjime, që ka rrëzuar diktatorë dhe mbretëri. Sot, shtoi më tutje Sela është koha për të menduar, vepruar dhe votuar ndryshe.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja sonte ka qëndruar në Krushevë, nëkuadër të fushatës parazgjedhore. Lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, para banorëve të Krushevës fliste për ulje të papunësisë, për projektet që VMRO-DPMNE i ka realizuar në dekadën e kaluar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe premtoi që do të vazhdojnë kështu edhe mandatin e ardhshëm dhe do t’i rrisin pagat, pensionet dhe ndihmat sociale. Gruevski gjjithashtu paralajmëroi se do të ketë edhe investime të reja në këtë qytet dhe në tërë vendin, raporton SHENJA. “Të dielën populli do të dalë dhe masovikisht do ta përkrahë koalicionin tonë dhe edhe njëherë do të tregojë…

Lexo më Shumë

Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë fushatë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se koha e BDI-së ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit. Ai shtoi se më 11 dhjetor me të rrethuar numrin dhjetë, nuk do të votohet për Rilindjen me Besë, por për rikthimin e krenarisë dhe dinjitetit shqiptarë. Duke shtuar se me një gjë të tillë, do t’i tregohet edhe palës maqedonase se gabimisht kanë menduar…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë tubimin përmbyllës të fushatës parazgejdhore e mbajti në Komunën e Gazi Babës. Me këtë rast lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha para të pranishmëve se Gruevski edhe pse kërkon 63 deputetë ai nuk do ketë shansë të merr më shumë se 43 deputetë. Sikur edhe në tubimet e kaluara, Zaev premtoi jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, ndihma sociale prej 12 mijë denarëve, shërim pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe ndër të tjerash ai premtoi jetë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallime etnike, pasi siç tha, kjo është…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin përmbyllës e mbajti në sheshin e Tetovës. Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, drejtuar rinisë simpatizuese të kësaj partie tha që ato janë forca motorike dhe forca historike e kësaj partie dhe jo vetëm. Ahmeti më tutje tha se, kjo parti e sheh veten të pakonkurent nga çfardo qoftë force apo lëvizje, kjo parti fitoren e ka të sigurtë, tha Ahmeti, dhe sipas tij, megjithatë do të del më mirë në pah më 11 dhjetor. Ai u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen këtij misioni, fundi i të cilit është padyshim fitorja. Gjithashtu…

Lexo më Shumë

Partitë i dhanë fund fushatës parazgjedhore me shumë çështje të hapura dhe shumë premtime afatgjate. Për 20 ditë fushatë, partitë parlamentare prezantuan projekte megalomane dhe mirëqenie sociale për të gjithë qytetarët. Por ekonomia nuk ishte theksi i vetëm që partitë e kishin prezantuar. U premtuan asistenca më të mëdha sociale dhe paga minimale më të larta. Por edhe ndihmë për zhvillimin e biznesit vendor. Studentëve iu dhanë shumë premtime. Njësoj edhe bujqve, profesorëve, pensionistëve dhe gjithë kategorive të tjera me të drejtë vote. Shumica nuk arritën të dalin nga retorika nacionaliste që zakonisht përcjell çdo fushatë. Por të gjithë kishin…

Lexo më Shumë

Krizë politike, ekologjike, sociale, e sigurisë dhe shumë probleme të tjera, i shoqëruan qytetarët e vendit gjatë periudhës dyvjeçare sa zgjati mandati i Qeverisë aktuale e cila që në ditën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve të 27 prillit të vitit 2014 u ballafaqua me probleme. Opozita nuk pranoi rrezultatet dhe menjëherë votimit kërkoi formimin e një Qeverie teknike e cila do të organizojë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Pushteti refuzoi këtë kërkesë, ndërsa opozita maqedonase pas disa muajve publikoi megaskandalin e përgjimeve. Përveç faktit se në Maqedoni ishin përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, LSDM-ja opozitare denoncoi edhe shumë…

Lexo më Shumë

Ish ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet politike në Shkup, Piter Vanhaute, ia ka kushtuar një kolumnë zgjedhjeve në Maqedoni. Ai ka përshkruar gjendjen e mjerueshme si ekonomiko-sociale, ashtu edhe politike dhe juridike të cilën e ka hasur në Maqedoni. Vanhaute u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pa frikë, të mos lejojnë të shantazhohen ose të blihen. “Kur të votoni këtë të diele – dhe të gjithë duhet të votoni, mos keni frikë se do ta humbni punën nëse ndryshon qeveria, por mendoni dy herë para se të votoni: mendoni për lirinë që e meritoni, për…

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij në Tetovë tha se me paraqitjen e Lëvizjes BESA në skenë më 22 nëntor 2014 në Ditën e Alfabetit shqip u dha mesazhi se ata nuk u frikësohen njerëzve të krimit. “Më 13 qershor 2015 mbi 10 mijë shqiptarë u mblodhën në Shkup për të protestuar në Shkup dhe për tu thënë atyre se aty është fundi. Më 9 maj në ditën e fitores mbi fashizmin ne u mblodhën në Shkup, asaj radhe ishim mbi 30 mijë shqiptarë që u mblodhëm para qeverisë së Maqedonisë dhe ju thamë: Ju jeni njerëz që e keni…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare në kuadër tëfushatës parazgjedhore, tubimin e fundit e ka mbajtur në Kumanovë. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, u premtoi kumanovarëve se kur të vije në pushtet do ta bashkojë Likovën me Kumanovën, dhe kështu sipas tij, Kumanova do të bëhet qytet shqiptar me mbi 50%. Thaçi u kërkoi kumanovarëve që më 11 dhjëtor ta dënojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në, dhe shtoi se menjëherë pas zgjedhjeve kur ta merr postin e zv/kryeministrit, vëmendje të veçantë do i kushtojë Kumanovës, raporton SHENJA. “Kam një bindje të plotë, një siguri të paluhatshme se ju me votat tuaja jeni duke…

Lexo më Shumë

Krismat me armë zjarri nga tubimi i BDI-së në Çair, që përfunduan me dëme materiale në 3 banesat e ndërtesës përballë lokalin ku mbahej tubimi, irrituan tej mase banorët. Ata shprehen tejet të revoltuar dhe dënojnë ashpër të shtënat me armë, duke thënë se autorët duhet ndëshkuar me çdo kusht. “S’po dijë çka me thënë. Jo në rregull, po çka të bëjmë. Duhet të ndëshkohen ata që bëjnë asi gabime, patjetër! Nuk është në rregull njerëzit dhe fëmijët e vegjël me i trishtuar në banesa”, thotë njëri nga qytetarët e anketuar. “Jetoj këtu për 30 vite. Në asnjë rast, nuk…

Lexo më Shumë