“Nuk mund të ketë drejtësi parciale. Ajo është o për të gjithë, o nuk është drejtësi”. Kështu u shpreh Bilall Kasami duke shtuar se këtij shteti i duhet një drejtësi e cila nuk do të jetë selektive, drejtësi e cila do të mbështet vërtet mbi parimin e të drejtës universale të çdo qytetari të këtij vendi. “Ne garantojmë se në mandatin e ardhshëm do të ndodh Ridefinimi i sistemit gjyqësor por edhe sistemit juridik në përgjithësi, të gjithë sferave të gjyqësorit, që nga gjykata bazë e deri në gjykatën kushtetuese që këta të jenë në shërbim të qytetarit, e jo…
Author: almakos
Gjatë emisionit “Arena” në TV SHENJA, kryetari i BESËS, Bilall Kasami tha se gjendja e arsimit shqip është në nivel të mjerueshëm andaj me ardhjen e tyre në pushtet ata do të sjellin strategjinë për arsimin shqip, një strategji që do të jetë gjithëpërfshirëse, duke filluar nga çerdhja e deri në universitetet. Ai poashtu tha se me ardhjen e tyre në pushtet do të rriten rrogat e mësimdhënësve. “Ne vlerësojmë se rrogat e deritanishme janë nënçmuese për ata të cilët po punojnë në ngritjen apo ndërtimin e ardhmërisë tonë. Në këtë drejtim ne në platformë kemi paraparë që në mandatin…
Lideri i BESËS, Bilall Kasami tha se që në daljen e tyre në skenën politike ata kanë pasur ofertën e tyre, i cili tani më është i njohur për të gjithë “Ridefinimin”. Poashtu Kasami tha se ata kanë angazhuar ekspertët më të mirë për të përpiluar ofertën ekonomike. “Oferta jonë është e vërtet, një ofertë e realizueshme dhe nuk është një listë dëshirash, apo listës dështimesh siç ne dëshirojmë ta quajmë platformën elektorale të BDI-së”, tha Kasami, duke shtuar se ata do ta bëjnë atë të cilën nuk ka arritur ta bëj BDI dhe nuk do ta bëjnë atë të…
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në emisionin “Arena” në TV SHENJA, tha se kjo fushatë parazgjedhore do të karakterizohet me shpresën e kthyer të shqiptarëve përmes koalicionit “Rilindje me BESË” si dhe me reagimin e partisë shqiptare në pushtet karshi reagimit popullor. “Vërtet që reagimi i tyre nuk lenë për të dëshiruar se edhe mund të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike. Sidoqoftë këto janë ditët e fundit të fushatës dhe ne shpresojmë se këta funksionarë do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se shqiptarët në Maqedoni tani më e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë,…
Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin e parafundit e ka zhvilluar sonte në Gostivar, ku ka prezentuar platformën e partisë dhe listën e kandidatëve në njësinë e gjashtë zgjedhore të cilës i prin kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti. Lideri integrist përsëriti akuzat ndaj partive opozitare dhe ftoi që shqiptarët të mbështesin partinë e tij. “Jemi të pakonkurent si program dhe si kauzë, dhe i dhash urdhër të prerë shefit të shtabit qëndror, të ndërpriten të gjitha aktivitetet partiake, dhe e gjithë fushata të shndërrohet në agjendë kombëtare, sepse këtë agjendë kombëtare e mbrojnë vetëm bijtë e devotshëm të dëshmuar që…
Aleanca për Shqiptarët para pak minutash ka mbajtur tubimin qendror në seshin “Skenderbeu” në Çair të Shkupit. Pas prezentimit të kandidatëve për deputetë dhe platformës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të pranishëm, i cili tha se shqiptarët do ta dënojnë BDI-në, e cila sipas Selës, ka sjellur vetëm gjak dhe vuajtje për shqiptarët. Ai nga sheshi “Skenderbeu’ në Shkup, u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në votime më 11 dhjetor, dhe të votojnë qetë dhe me dinjitet. raporton SHENJA. “Shqiptarët nuk do të përçajnë votën, të jeni të sigurtë. Shqiptarët më…
Para mijëra qytetarëve, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, premtoi se do ta sjellë drejtësinë në Maqedoni, duke siguruar se të gjithë kriminelët pavarësisht përkatësisë etnike, do të përgjigjen para drejtësisë. Ai tha se të gjitha paratë e vjedhura do t’u konfiskohen dhe do t’u kthehen qytetarëve. Zaev iu kundërpërgjigj Gruevskit i cili e akuzon liderin e LSDM-së se do ta federalizojë Maqedoninë me kërkesë të shqiptarëve, dhe tha se shqiptarët nuk kërkojnë as federalizim e as kantonizim nga ai, por kërkojnë më shumë para të ketë në familjet e tyre, t’i punësojnë të rinjtë, të kenë shkollim më të mirë,…
Partia Demokratike Shqiptare sonte është ndalur në Tetovë, ku në sheshin e qytetit para të pranishmëve, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, u premtoi shqiptarëve se nëse partia e tij vjen në pushtet, brenda gjashtë muajve Maqedonia do të anëtarësohet në NATO dhe do të fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Thaçi akuzoi BDI-në se i ka varfëruar e nënçmuar shqiptarët. Ai u betua se do ta ndërrojë himnin e shtetit nëse do ta marrë besimin e qytetarëve duke thënë: “Pa u ndërru himni, nuk jepet betimi i zv/kryeministrit”. “Ne jemi shumë të fuqishëm, ne kemi Shqipërinë, Kosovën, Amerikën dhe…
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Çairit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi se më 11 dhjetor shqiptarët duhet ta dënojnë politikën servile të BDI-së, t’i dënojnë ata të cilët, siç tha Kasami, ia dorëzuan Maqedoninë shqiptare VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu të pranishmëve iu drejtua edhe bartësi i listës në Njësinë zgjedhore numër 1, Zeqirija Ibrahimi, bartësi i listës në Njësinë zgjedhore numër 2, Afrim Gashi, shefi…
VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur tubim sonte në Butel të Shkupit, dhe gjatë fjalimit të tij, lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, vazhdimisht ka adresuar akuza ndaj LSDM-së dhe liderit të saj, Zoran Zaev, që sipas Gruevskit, po mundihet me ndihmën e shërbimeve të huaja të vijë në pushtet. Gruevski edhe sonte nuk e la pa e përmendur RIDEFINIMIN. Ai tha se Zaev dëshiron ta ridefinojë Maqedoninë, por nuk do t’ja dalë, pasi populli, sipas Gruevskit, do ta fshijë Zaevin nga skena politike e Maqedonisë, raporton SHENJA. “Të nderuar shokë, kemi duruam një periudhë të gjatë, dy vjet e gjysmë malltretim për…
Në fjalimin e tij para qytetarëve të Çairit, Zeqirija Ibrahimi tha se BDI ka penguar ata që të mbajnë tubimin e tyre në ndonjë sallë të Çairit, mirëpo kjo sipas tij ka ndikuar që ata të futen në shpirtin e shqiptarëve të Çairit. Mes tjerash Ibrahimi tha se dita e diel është një ditë referendumi ku “ose do të rrënohet enverizmi ose do të vazhdoje kjo fatkeqësi”. “Jam i bindur se shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë të verbër dhe nuk janë më të shurdhër. Ju ftoj që të mos harroni se fitorja e të dielës e ka vetëm një numër,…
Vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve dhe derisa partitë shpalosin platforma të mbushura me premtime të shumta, nga ana tjetër janë shumë qytetarë të cilët ndjehen të harruar prej vitesh nga pushteti. Televizioni SHENJA, këtë herë ju sjell hallet e qytetarëve me të cilat janë përballur ata për një kohë të gjatë. SHENJA ju rikujton gjithashtu se Shkupi thuajse në të gjitha aspektet është me dy fytyra kur bëhet fjalë për dallimet që ky pushtet i ka bërë gjatë ndarjes së buxhetit, ku pjesa më e madhe e mjeteve ka shkuar nëpër vendet e banuara me maqedonas. Ndër problemet më të…

