Në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e ankimimeve për procedurën për përmbledhjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë. Paraprakisht, në orën 19 skadoi edhe afati për parashtrimin e ankimimeve deri në KSHZ për procedurën e votimit.
Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë arritur edhe 16 ankimime dhe atë tetë nga bartësi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Besa dhe tetë nga bartësi i Listës së Koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Një pjesë e ankimimeve kanë të bëjnë me procedurën e votimit, ndërsa një pjesë ka të bëjë me procedurën e mbledhjes dhe konfirmimit të rezultateve.
KSHZ është e obliguar të vendosë sipas ankimimeve në afat prej 48 orësh pas pranimit. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, pas ankesës është e detyruar të marrë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.